Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
FUNKSIONI I MALEVE
FUNKSIONI I MALEVE
Kurani na tërheq vëmendjen ndaj një funksioni gjeologjik mjaft të rëndësishëm të maleve."Ne kemi krijuar male të patundura në tokë, me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta..." (El Enbija 31)Malet kanë rrënjë të thella nën sipërfaqen e tokës.(Earth, Press & Siever, fq. 413)Sektori skematik. Malet, si kunja, kanë rrënjë të thella të fiksuara në tokë. (Anatomia e Tokës, Cailleux fq. 220)Një ilustrim tjetër na tregon se malet kanë formën e kunjave, në saje të thellësisë së rrënjëve të tyre. (Shkenca e Tokës, Tarbuck & Lutgens, fq. 158)
Siç vihet re, në këtë ajet është shpallur se malet luajnë rol në parandalimin e tronditjeve dhe lëkundjeve të Tokës. Ky fakt nuk ishte i njohur nga askush në kohën kur u shpall Kurani. Në të vërtetë, ai u zbulua jo shumë kohë më parë dhe kjo vetëm si rezultat i zbulimeve të gjeologjisë bashkëkohore. Sipas këtyre zbulimeve, malet shfaqen si rezultat i lëvizjeve dhe përplasjeve të shtresave masive, të cilat formojnë koren e Tokës. Kur dy shtresa përplasen me njëra-tjetrën, shtresa më e fortë rrëshqet poshtë shtresës tjetër, e cila përkulet në majë, duke formuar lartësitë dhe malet. Shtresa e poshtme fillon e zgjerohet duke u shtrirë thellë në tokë. Kjo nënkupton se pjesa e poshtme e maleve është po aq e madhe sa edhe pjesa e dukshme mbi Tokë.
Në saje të shtrirjes nën tokë dhe mbi tokë, malet i mbërthejnë shtresat e ndryshme të tokës si një kunj. Korja e Tokës përmban shtresa që janë në lëvizje të vazhdueshme. Kjo veti mbërthyese e maleve parandalon tronditjet me shtrirje të gjerë, duke e fiksuar koren e tokës, e cila ka një strukturë tepër të lëvizshme.
Në një tekst shkencor, struktura e maleve është përshkruar si më poshtë:"Atje ku kontinentet janë më të trasha, si p.sh. vargmalet, korja zhytet thellë në mantel."Në një ajet kuranor, kjo veti e maleve është vënë në dukje nga një krahasim i maleve me "kunjat":"A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme për jetë, ndërsa malet i bëmë si kunja?" (En-Nebe 6-7)Me fjalë të tjera, duke u shtrirë mbi dhe nën sipërfaqen e Tokës në ato pika ku bashkohen shtresat e ndryshme, malet i mbajnë lidhur këto shtresa me njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë, ato fiksojnë koren e Tokës dhe parandalojnë grumbullimin e saj mbi apo ndërmjet shtresave të magmës. Shkurt, ne mund t'i krahasojmë malet me gozhdët, të cilat mbajnë dërrasat të mbërthyera së bashku. Vetia fiksuese e maleve në literaturën shkencore është përshkruar me termin "isostazi":Isostazi do të thotë: ekuilibri i përgjithshëm i kores së Tokës i mbajtur nga qarkullimi i materialeve shkëmbore poshtë sipërfaqes, si rezultat i shtypjes gravitacionale.Ky rol kaq i rëndësishëm i maleve, i cili u zbulua nga gjeologjia moderne dhe nga kërkimet sizmike, është shpallur në Kuran shekuj më parë si një shembull i dijes absolute të krijimit të Zotit."Ne kemi krijuar male të patundura në tokë me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta..." (El Enbija 31)
|
Kategori: Krijimi i gjithësisë | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/09/2009)
|
Klikime: 1202
| Ranguar: 5.0/1 |
|
|