E diel, 22/12/2024, 20:43
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i gjithësisë

Ekuilibri në Shpërthim

Ekuilibri në Shpërthim

Fuqia e shpërthimit të universit është përcaktuar saktësisht në
mënyrë të prerë dhe është aq delikate sa është e pabesueshme
kontrolli i forcës tërheqëse të saj. Për këtë arësye Big Bengu
nuk është një shpërthim dosido por një ekzistencë (formim) e
përllogaritur mirë dhe e sistemuar.

 

 

Pol Devis, profesor i fizikës teorike 17 

 

 

 

 

 

Në kreun e mëparmë analizuam se universi është krijuar nga mosekzistenca me një shpërthim të furishëm dhe spontan të Big Bengut. Tani duke mbajtur parasysh këtë informacion le të studiojmë strukturën e tanishme të universit.

 

Në univers gjenden përafërsisht 300 miliard galaktika. Këto kanë forma të caktuara, si galaktika spirale, eliptike ... dhe po aq kanë dhe yje. Njëri nga këto yje është edhe Dielli ynë, përreth të cilit sillen në harmoni të plotë 9 planete. Ne jetojmë në të tretin e këtyre planeteve.

 

Shihni përreth jush: Ky univers a ju lë ndopak përshtypjen se për arsye të shpërthimit është si një lëmsh materiesh të përhapura rastësisht përreth? Natyrisht që jo. Materia e shpërndarë ashtu rastësisht, si është e mundur të formojë galaktika të sistemuara? Për çfarë arsye materia në pika të caktuara është mbledhur dhe ka formuar yje? Qoftë vetëm ekuilibri aq i përpiktë i Sistemit Diellor, a mund të jetë formuar nga një shpërthim aq i frikshëm? Këto janë pyetje të rëndësishme që na shpien në pyetjen themelore se si është formuar (përpiluar) universi pas Big Bengut.

 

Nëse Big Bengu është një shpërthim kataklizmik, pasojat që priten pas shpërthimit të tij padyshim që janë shpërndarja e materies në hapësirën boshe. Kjo materie e përhapur ashtu rastësisht formon një gjendje aq normale, saqë në një pikë të caktuar ato mblidhen dhe formojnë galaktika, yje dhe sisteme diellorë. Kjo është njësoj sikur të presësh nga një bombë e hedhur në hambarin e grurit, të mbledhi kokrrat dhe t'i sistemojë në mënyrë të rregullt ato. Sër Fredi Hoil, i cili për vite të tëra i doli kundra Big Bengut i habitur nga kjo gjendje u shpreh në këtë mënyrë:

 

"Teoria e Big Bengut pohon atë që universi ka filluar me një shpërthim të vetëm dhe të madh. Por siç e dimë shpërthimet e shpërbëjnë materien dhe e përhapin në mënyrë të çrregullt. Në fakt Big Bengu në mënyrë shumë misterioze ka sjellë në pah plotësisht të kundërtën e kësaj: Materia u soll në atë harmoni saqë të bashkohen me njëra-tjetrën e të formohen galaktikat".18 

 

Me të vërtetë materia e formuar me Big Bengun mori një formë dhe sistemim të jashtëzakonshëm. Formimi i një sistemi të tillë na shpie vetëm te një e vërtetë: Krijimi i përsosur i universit është vepër e Allahut, zotërues i një fuqie të epërme...

 

Në këtë pjesë të librit do të studiojmë përsosmërinë dhe madhështinë në fjalë.

 

 

Shpejtësia e Shpërthimit

 

Ata, të cilët kanë dëgjuar mbi Big Bengun por që nuk janë thelluar në këtë çështje, mund të mendojnë se pas shpërthimit nuk ekziston një përllogaritje e ho-llësishme. Sepse shpërthimi tek njerëzit nuk mund të zgjojë koncepte si projektim, plan apo sistem.

 


Pol Devis: "Faktet janë aq të forta sa të pranosh ekzistencën e një plani të ndërgjegjshëm kozmik".

Një dimension i këtij rregulli është edhe shpejtësia e shpërthimit. Materia e krijuar me Big Bengun sigurisht që ka filluar të përhapet përreth me një shpejtësi tmerrësisht të madhe. Por këtu duhet të kemi kujdes një pikë. Në çastin e shpërthimit ekzistonte edhe një forcë tërheqëse relativisht e madhe. Një forcë kjo që mund ta mblidhte të gjithë universin në një pikë të vetme.

 

Prandaj në çastet e para të Big Bengut duhet të flasim për dy forca të kundërta. Forca shtytëse e shpërthimit dhe forca tërheqëse e saj, e cila duke i rezistuar këtij shpërthimi mundohej të mblidhte përsëri materien në pika të caktuara. Universi arriti të krijohej për shkak të ekzistencës të një ekuilibri midis dy forcave. Në qoftë se që në çastet e para forca tërheqëse do të ishte më e madhe se forca shpërthyese, atëherë universi pa arritur të zgjerohej do të mblidhej përsëri në vetvete. Në qoftë se do të ekzistonte mundësia tjetër e superioriteti të forcës së shpërthimit, në këtë rast materia do të përhapej në hapësirë në atë mënyrë që të mos bashkohej më.

 

Por sa i ndjeshëm ka qenë ky ekuilibër? Në ç'raport ka qenë "elasticiteti" midis këtyre dy forcave?

 

Profesori i njohur i fizikës matematikore në Universitetin Adelaide në Australi, Pol Devis në lidhje me përgjigjen e pyetjes bëri shumë llogaritje të gjata ku arriti në një rezultat të pabesueshëm. Sipas tij në qoftë se shpejtësia e zma-dhimit (zgjerimit) pas Big Bengut sikur të ndryshonte në një raport prej 10-18 sekondash (një të biliardtën e sekondit), nuk do të dilte në pah ky univers. Këtë përfundim Davies e tregon kështu:

 

"Llogaritjet tregojnë se shpejtësia e zgjerimi të universit përshkohet në kufinj tepër kritikë. Në qoftë se universi do të zgjerohej me një shpejtësi më të vogël (të ngadaltë) për shkak të forcës tërheqëse do të mblidhej, e nëse do të zgjerohej pak më shpejt, materiali kozmik do të përhapej dhe do të zhdukej në hapësirë. Përgjigjja e pyetjes është shumë interesante mbi këtë ekuilibër te "mirëllogaritur" midis dy rasteve katastrofike; sikur shpejtësia e përcaktuar e shpërthimit të ndryshonte vetëm 10-18 të shpejtësisë reale do të mjaftonte të zhdukte këtë ekuilibër të duhur. Prandaj shpejtësia e shpërthimit është përllogaritur me një përsosmëri të pabesueshme. Big Bengu nuk është një shpërthim dosido, është formulim i planifikuar dhe siste-matik".19 

 

Këtë ekuilibër të mrekullueshëm në fillim të krijimit të universit, një shkrim i revistës së njohur "Science" shprehimisht e shtjellon kështu:

 

"Në qoftë se dendësia e materies në univers do të ishte pak më e madhe atëherë universi sipas ligjit të relativitetit të përgjithshëm për shkak të forcës tërheqëse midis copëzave atomike nuk do të zgjerohej por do të kthehej përsëri në pikënisje. Nëse kjo dendësi do të ishte pak më e vogël atëherë universi do të zgjerohej me një shpejtësi tmerruese dhe copëzat atomike nuk do të arrinin të tërhiqnin njëra-tjetrën kështu që nuk do të formoheshin kurrë galaktikat. Sipas matjeve të bëra ndryshimi midis dendësisë reale në fillim të universit dhe asaj dendësie kritike që nuk ka asnjë mundësi të formohej, është më e vogël se një e kuadrilionta e një përqindit të saj. Kjo i ngjan vendosjes së një lapsi me majë në atë mënyrë që të qëndrojë ashtu për 1 mi-liard vjet... Mbi të gjitha, me zgjerimin e vazhdueshëm të universit edhe ky ekuilibër bëhet akoma edhe më i ndjeshëm".20 

 

Edhe Stefan Hauking sado që mundohet të shpjegojë origjinën e universit me një sërë rastësish, këtë ekuilibër të jashtëzakonshëm të shpejtësisë së zgjerimit të universit në veprën me titull "Histori e Shkurtër e Kohës", e pohon kështu:

 

"Shpejtësia e zgjerimit të universit është një pikë aq kritike saqë qysh në sekondën e parë pas Big Bengut ky raport të ishte një e milionta herë më e vogël, universi nuk do të vinte në këtë gjendje".21 

 

Çfarë na tregon ky ekuilibër i jashtëzakonshëm? Padyshim që një programim i tillë delikat nuk mund të shpjegohet me rastësinë dhe është argumentimi i një projektimi të vullnetshëm. Pol Devis edhe pse ishte një fizikant, i cili ka përqafuar ideologjinë materialiste, këtë realitet e pohon si më poshtë:

 

"Konstrukti i tanishëm i universit, i cili është shumë i ndjeshëm edhe ndaj ndryshimeve më të vogla të vlerave numerike, është i krijuar nga një vullnet shumë i kujdesshëm që nuk mund t'i dilet dot kundra... Ekuilibret e ndjeshëm numerikë janë nga ekuilibrat më themelorë të natyrës dhe përbëjnë një argument të fortë për të pranuar ekzistencën e një projektimi kozmik."22 

" Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë ". (Dharijatë, 47)

 

 

 

Katër Forcat

 

Faktikisht shpejtësia e shpërthimit te Big Bengu është vetëm një nga ato ekuilibra numerikë të formuara në atë çast në univers. Pas Big Bengut dolën në pah "përmasat", të cilat përcaktojnë strukturën e universit tek e cila ne bëjmë pjesë, dhe këto ishin të përcaktuara në vlera të duhura.

 

Këto përmasa përbëjnë atë që sot fizika moderne i quan "katër forcat themelore". Të gjitha strukturat dhe lëvizjet fizike në univers kryhen në saje të ekuilibrit dhe relacioneve midis këtyre katër forcave. Këto janë: forca tërheqëse e tokës, forca elektromagnetike, forca e fuqishme bërthamore dhe forca e dobët bërthamore. Forcat e fuqishme dhe të dobëta bërthamore përcaktojnë vetëm strukturën përbërëse të atomit. Kurse dy të tjerat, pra, forca tërheqëse e tokës dhe forca elektromagnetike, përcaktojnë marrëdhëniet midis atomeve dhe gjithashtu të gjithë ekuilibrat e objekteve materiale (dmth, vetë materien). Këto katër forca kontrollojnë dhe përcaktojnë të gjithë materien e shpërndarë në univers pas Big Bengut.

 

Tek krahasojmë këto forca me njëra-tjetrën, përpara na del një pamje shumë interesante. Këto katër forca zotërojnë vlera jashtëzakonisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Nëse do të kërkojmë të përdorim një njësi të përbashkët për raportet e të gjitha këtyre forcave, do të shkruajmë diçka të tillë:

 

 

Forca e fuqishme bërthamore : 15

 

Forca e dobët bërthamore : 7.03 x 10-3

 

Forca elekromagnetike : 3.05 x 10-12

 

Forca tërheqëse e tokës : 5.90 x 10-39

 

 

Nëse do të shihnim me kujdes numërat e mësipërm, do të vërejmë një dife-rencë shumë e madhe midis tyre. Psh, vlera e forcës së fuqishme bërthamore është 25 e ndjekur kjo nga 38 zero më e madhe se forca tërheqëse e tokës! Vallë, cila është arsyeja e një diference të tillë?

 


Biologu molekular i njohur Majkëll Denton në librin me titull Fati i Natyrës: Si shfaqin qëllim ligjet biologjike në univers, shpjegon një të vërtetë kështu: Universi është krijuar me një projektim të veçantë që synon jetën e njeriut

Biologu molekular Majkëll Denton në librin "Nature's Destiny": How the Laws of Biology Reveal Purpose in the Universe (Fati i Natyrës: Si shfaqin që-llim ligjet biologjike në univers), kësaj pyetjeje i kthen këtë përgjigje:

 

"Në qoftë se forca tërheqëse e tokës do të ishte një trilion herë më e madhe, atëherë universi do të kishte një sipërfaqe më të vogël dhe jetëgjatësia do të ishte më e shkurtër. Përmasa e një ylli përafërsisht do të ishte një trilion herë më i vogël se Dielli ynë dhe jetëgjatësia e tij do të ishte vetëm një vit. Nga ana tjetër nëse forca tërheqëse e tokës do të ishte pak më e vogël se realja nuk do të arrihej kurr-sesi të krijohej ndonjë yjësi apo galaktikë. Në të njëjtën mënyrë edhe te forcat e tjera vihet re një ndjeshmëri e tillë. Nëse forca e fuqishme bërthamore do të kishte një vlerë paksa më të vogël atëherë i vetmi element statik do të ishte ai atom, i cili në bërthamë përbëhet nga dy protone. Në këtë gjendje në univers nuk do të mbesë fare hidrogjen dhe nëse yjet dhe galaktikat do të ishin të krijuara, do të kishin një strukturë shumë më ndryshe nga ajo ç'kanë sot. Qartësisht nëse këto konstante dhe këto forca themelore nuk do të kishin vlerat preçize, të cilat zotërojnë sot, nuk do të ekzistonte asnjë yll, supernovë, planet apo atom. Me një fjalë nuk do të kishte jetë".23 

 

Pol Devis bën një koment të tillë mbi përcaktimin (përpilimin) e ligjeve themelore të fizikës në univers në harmoni me jetesën e njeriut:

 

"Nëse natyra do të kishte zgjedhur vlera numerike pak më ndryshe, universi do të ishte një vend shumë më ndryshe. Dhe me shumë mundësi ne nuk do të gjendeshim këtu për ta parë... Dhe njeriu me studimin e kozmologjisë, pabesueshmëria sa vjen e bëhet më e dukshme. Zbulimet e fundit mbi zanafillën e universit tregojnë se ky univers, i cili është vazhdimisht në zgjerim përbëhet nga një strukturë shumë preçize, e cila lind një admirim të madh".24 

 

Arno Penzias, me zbulimin e argumentit të madh të sfondit kozmik të rrezatimit, së bashku me Robert Uillson më 1965 fituan çmimin Nobel. Penzias mbi këtë projektim të mahnitshëm bën këtë koment:

 

"Astronomia na shpie në një ngjarje të mahnitshme; një univers i krijuar në mosekzistencë. Është ndërtuar mbi një ekuilibër shumë të ndjeshëm me kushtet e duhura për të lejuar jetën në tokë. Ky është një univers i planifikuar për këtë qëllim".25 

 

Te këto pjesë, të cilat i shkëputëm nga thëniet e shkencëtarëve të njohur vërejmë se të gjithë kanë evidentuar të njëjtin realitet. Kjo e vërtetë, i shfaqet çdo personi, i cili studion këto sisteme dhe ekuilibre të universit që na mahnisin pa masë. Është shumë e qartë që në të gjithë universin ekspozohet një projektim superior dhe një sistem i përsosur. Zoti i këtij sistemi padyshim është Allahu që krijon gjithçka të përsosur. Allahu na tërheq vëmendjen në një nga ajetet e Tij mbi përsosmërinë dhe maturinë në krijimin e universit:

 

"(Ai është që) Vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur". (Furkan, 2)

 

 

 

Llogaritjet e probabilitetit e përgënjeshtrojnë "Rastësinë"

 

Gjithçka që studiuam deri tani tregon haptazi se çdo ekuilibër numerik që u përcaktua menjëherë pas Big Bengut, ka një rëndësi me të vërtetë jetike për vazhdimësinë e racës njerëzore. Pra, si fuqia shpërthyese, vlerat e katër forcave themelore dhe të gjitha ato ndryshore, të cilat do t'i analizojmë në faqet vijuese, janë harmonizuar në atë mënyrë që të formojnë një univers ku të mund të jetohet dhe kjo harmoni është përllogaritur me delikatesën më të madhe.

 

Në këtë pikë le të marrim në dorë pretendimin e rastësisë (koinçidencës) të materializmit. Rastësia është term matematikor dhe nëse diçka mund të rea-lizohet me anë të rastësisë mund ta llogarisim në saje të matematikës së probabilitetit. Le ta shohim së bashku.

 

Vallë, sa është mundësia që një univers, i cili na jep mundësinë e jetës, të jetë vetëformuar rastësisht së bashku me të gjitha ndryshoret fizike? Një e bi-lionta e bilionit? Një e trilionta e trilionit, të trilionit? Apo më tepër?

 

Këtë shifër e zbuloi matematicieni i njohur anglez Roxher Penrouz, shok i ngushtë pune me Stefan Hauking. Duke futur në llogaritje të gjitha ndryshoret fizike evidentoi se në sa forma të ndryshme mund të rreshtoheshin, dhe për të formuar një mjedis ku mund të jetojnë gjallesat përcaktoi rezultatet e probabiliteteve të tjera të mundshme të Big Bengut.

PROBABILITETI PËR TË FORMUAR NJË UNIVERS KU MUND TË KETË JETË:

Llogaritjet e matematicienit anglez Roxher Penrouz demostruan se probabiliteti i formimit të rastësishëm të një universi të përshtatshëm për jetesë është 1 në 1010123. Për të përkufizuar këtë numër fjala "e pamundur" mbetet e pafuqishme.

 

 

101000000000000000000000000000
00000000000000000000000000000000
00000000000000000000000000000000
00000000000000000000000000000000

 

Probabiliteti i gjetur nga Penrouz ishte 1010123.

 

Është e vështirë bile të mendohet se ç'kuptim ka ky numër. Në mate-matikë një numër i shkruar në formën 10123 do të thotë, 1 i ndjekur nga 123 zero. Kjo është një shifër astronomike, e cila është më e madhe se numri i mbledhjes i të gjithë atomeve të universit, pra, 1078. Por numri i gjetur nga Penrose është shumë herë më i madh se ky i fundit.

 

Këtë shifër le të mundohemi ta shpjegojmë me disa shembuj: 103 do të thotë 1000. 1010123 do të thotë një numër, i cili formohet nga një 1 i ndjekur nga 1000 zero. Nëse pas 1 vendosim nëntë zero kjo formon 1 miliard, 12 zero, 1 trilion... Por të vendosësh pas numrit 1* 10123 zero nuk mund të përkufizohet apo të ketë një emërtim as në matematikë.

 

Në termat praktike në matematikë probabilitetet më të vogla se 1 në 1050 nënkuptojnë një "probabilitet zero". Por numri i Penrouz ishte një numër tri-liarda të triliardit herë më i madh se ky. Ai numër formohet nga 1 i pasuar prej 10123 zerosh. Shkurtimisht ky numër na tregon pamundësinë për të shpjeguar universin nëpërmjet rastësisë.

 


Roger Penrose: Ky numër na tregon edhe njëherë mprehtësinë dhe saktësinë e që-llimit të Krijuesit.

Roxher Penrouz bën këtë koment mbi këtë numër që i kalon muret e logjikës:

 

 

"Ky numër, na tregon edhe një herë mprehtësinë dhe saktësinë e qëllimit të Krijuesit, pra, një mundësi në 1010123. Ky është me të vërtetë një numër i jashtëzakonshëm. Këtë asnjë njeri nuk mund të arrijë ta shkruajë në formën e një numri natyror sepse i duhet të shtojë pas numrit 1 edhe 10123 zero. Edhe sikur t'i shtojmë nga një zero në vend të të gjithë protoneve dhe neutroneve të universit përsëri do ta kishim të vështirë të përfitonim një numër të tillë".26 

 

Këto shifra, të cilat përkufizojnë saktësinë e ekuilibreve dhe të projekti-mit (dizenjimit) luajnë një rol themelor që i tejkalon kufinjtë e inteligjencës sonë. Janë tregues që vërtetojnë se universi kurrë nuk mund të jetë "fryt i rastësisë" por ashtu siç e shprehu edhe Penrouz, "demostrues i mprehtësisë dhe i saktësisë së Krijuesit".

 

Në fakt për të kuptuar se universi nuk është "fryt i rastësisë", nuk është e nevojshme të dihen këto llogaritje probabiliteti që treguam më lart. Sepse çdo person që hedh një sy përreth mund ta perceptojë kudo në univers këtë krijim të qartë. Padyshim që pas një shpërthimi të rastësishëm me radhitjen vetvetiu të atomeve nuk mund të formohet një univers i përsosur, e brenda tij sisteme, Dielli, Toka, njerëzit në të, kafshët, bimët, insektet dhe gjithçka tjetër. Detajet që evidentojmë kudo nga kthejmë kokën ne, janë një nga një, argumente të ekzistencës së Allahut, fuqisë së Tij supreme dhe të një krijimi të vullnetshëm. Por këtë mund ta konceptojnë vetëm ata njerëz që arrijnë të arsyetojnë:

 

"Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon Allahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), ka argumente për një popull që arsyeton". (Bekare, 164)

 

 

 

Të shohësh (plotësisht) të vërtetën

 

Ashtu siç studiuam deri tani, shkenca e shekullit të 20-të na ka treguar shumë argumente bindëse, të cilat argumentojnë krijimin e universit nga Allahu. Nocioni "Parim Human" (Anthropic Principle) tregon se në këtë sistem nuk ka vend për rastësinë dhe se çdo detaj i universit është i programuar posaçërisht për njeriun.

 

Ana interesante është se një pjesë e madhe e shkencëtarëve, të cilët me anë të zbulimeve arritën në konkluzionin se "universi nuk mund të komentohet nëpërmjet rastësisë" por që faktikisht për shkak të pikëpamjeve të tyre materia-liste, nuk ishte ky rezultati që kërkonin. Asnjë prej shkencëtarëve si Pol Devis, Arno Penzias, Fredi Hoil, Roxher Penrouz, prej të cilëve shkëputëm thënie të ndryshme, nuk kanë qenë fetarë. Duke bërë kërkime nuk kanë synuar të gjejnë argumente mbi ekzistencën e Zotit. Por të gjithë, edhe pse nuk e dëshironin një gjë të tillë arritën në përfundimin se i vetmi shpjegim për universin është ky projektim madhështor i vetëdijshëm.

 

Astronomi amerikan Xhorxh Grinshtajn në librin e tij "The Symbiotic Universe (Universi Simbiotik)", këtë gjë na e rrëfen kështu:

 

"Si mund të jetë e mundur kjo (projektimi i ligjeve të fizikës posaçërisht për jetën)? Tek analizojmë argumentet, përballemi me këmbëngulje me një fakt të rëndësishëm: duhet që të ketë hyrë në kontakt një inteligjencë e mbinatyrshme. Vallë për një çast edhe pse nuk patëm një qëllim të tillë po ballafaqohemi me argumente shkencore mbi praninë e një "Ekzistence Hyjnore"?27 

 

Grinshtajn, i cili është një ateist, pyetjes të cilën e filloi me "vallë" po mundohet t'i shmanget realitetit sikur nuk e vë re atë. Por shumë shkencëtarë të tjerë, të cilët nuk i afrohen me paragjykime çështjes, e pohojnë me zë të lartë se universi është i krijuar posaçërisht nga ana e Zotit për jetën e njeriut. Astrofizikanti amerikan Hjuxh Ros në një shkrim me titull "Projektimi dhe Parimi Human" e përfundon kështu:

 

"Universin nga mosekzistenca duhet ta ketë krijuar medoemos një Krijues Suprem dhe Inteligjent. Një Krijues duhet ta ketë projektuar planetin Tokë. Dhe përsëri po ky Krijues Suprem dhe Inteligjent duhet ta ketë projektuar jetën".

 

Kështu që shkenca e argumenton krijimin: Zoti ekziston dhe është krijuesi i çdo qenieje çka shihet dhe nuk shihet përreth. Ai është i vetmi Krijues, Zot i projektimit dhe ekuilibrit në qiej dhe në tokë.

 

Nga ana tjetër, sot materializmi është hedhur jashtë kufinjve të shkencës dhe tashmë përjetohet si një bestytni. Mbi këtë fakt studiuesi i gjenetikës, amerikani Robert Grifits thotë me humor: "Kur kërkoj për vete një ateist për të diskutuar shkoj gjithmonë në departamentin e filozozofisë. Sepse tani e tutje në departamentin e fizikës nuk del dikush i tillë".

 

Duke e përmbledhur, cilindo ligj të fizikës apo ndryshore, do të vërejmë se këto zotërojnë vlera posaçërisht për të mundësuar jetën në tokë. Në lidhje me këtë Pol Devis në paragrafin e fundit të librit të tij me titull "The Cosmic Blueprint (Plani Kozmik)" shpjegon se: "ideologjia e një projektimi vjen sunduese mbi gjithçka".30 

 

Padyshim "projektimi" i universit do të thotë krijim dhe programim nga ana e Zotit. Ekuilibret delikatë në univers janë argumente të qarta mbi artin e epërm krijues të Allahut, të çdo krijese, qoftë e gjallë apo inorganike. Ky përfundim në të cilin arriti shkenca nuk është asgjë tjetër veçse pohimi i së vërtetës të informuar nga Kurani 14 shekuj më parë:

 

"Vërtet, Zoti juaj, Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natë, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është Allahu, Zoti i botëve". (Araf, 54)

Kategori: Krijimi i gjithësisë | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/09/2009)
Klikime: 1280 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024