E premte, 26/04/2024, 23:20
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Djalë apo vajzë ?
Djalë apo vajzë
 

 
Kjo është pyetja që parashtrohet sot. Familja ka nevojë për një djalë apo një vajzë? Një universitet amerikan ka bërë kërkime në lidhje më këtë çështje. Megjithatë, unë kam diskutuar kuptimin e hadithit të transmetuar nga Ibn Kethiri.
 
Në hadith thuhet: "Nëse sekrecioni i mashkullit i paraprin sekrecionit të femrës do të lindë fëmijë mashkull, me dëshirën e Allahut. Nëse sekrecioni i femrës i paraprin sekrecionit të mashkullit do të lindë fëmijë femër, me dëshirën Allahut.” Ne e kemi dërguar pyetjen, e cila ka të bëjë me faktorin material të përcaktimit të gjinisë së fëmijës, në vende evropiane dhe në SHBA, por përgjigja ishte negative.
 
Ata nuk e pranuan një interpretim të tillë. Megjithatë, vetëm para dy vitesh ne filluam të gjenim përgjigje me ndihmën e zoologjisë për të qartësuar se ka shumë shenja të cilat provojnë përcaktimin që u kuptua nga hadithi i lartpërmendur. Shkencëtarët kanë zbuluar se sekrecioni i mashkullit është acidik, ndërsa sekrecioni i femrës është alkalin. Nëse sekrecioni i mashkullit përzihet me të femrës dhe sekrecioni alkalin i femrës dominon mbi sekrecionin acidik të mashkullit, atëherë nga ky dominim rezulton një fëmijë femër dhe anasjelltas.
 
Ky kërkim është eksperimentuar tek lopët në Francë në mënyrë që të rrisnin numrin e tyre dhe si rezultat raporti i demave ishte 70% dhe i lopëve 30%. Kështu ata e ndërprenë eksperimentin që në fazat e para. Shumë shkencëtarë të mëdhenj ndoqën konferencën rreth mjekësisë e mbajtur në universitetin e Mbretit Fezal në Daman. Atje u tha se vetëm një person mund ta shpjegojë fenomenin e lartpërmendur, por ai ndodhej në SHBA. Quhej Sead Haliz, një musliman egjiptian.
 
Më vonë u takuam me të dhe ai u prezantua si nismëtari i një shkence të re e quajtur: Shkenca e sterilitetit të njeriut. Ai është kryeredaktor i dy revistave dhe ka shkruar rreth 34 libra. Ka studiuar mbi sekrecionin e mashkullit dhe të femrës gati dhjetë vjet, duke përdorur mikroskopin elektronik dhe kompjuterin.
 
Nga studimet ai arriti në konkluzionin se sekrecioni i mashkullit është acidik, ndërsa i femrës alkalin. Kur të dy sekrecionet bashkohen dhe nëse në përmbajtje dominon acidiku, atëherë lind një fëmijë mashkull dhe anasjelltas. Kështu, përmbajtja e hadithit të lartpërmendur dhe ajo që ka dashur Allahu është vërtetuar nga shkenca moderne. Shkëputur nga: " Pyesni rreth mrekullive të Kuranit dhe sunetit” Abdulmexhid Zindani
 
Përktheu: M. Tafa
Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (27/01/2010)
Klikime: 3244 | Komentet: 9 | Ranguar: 5.0/3
Gjithsejt komente: 9
9 elonna  
0
desha te te pyes nes je e martune edh je shtatzan edh dahesh per burit per dhunn e thminn don me marr baba i vet a osh mir qat thmi kur te lindesh me shti ne gji edh mas sa muajesh mundesh me u martu

8 Burimi  
0
S.A.Falemderite per temen ishte e qarte per mua ne fakte plotesim ne disa gjera. Kam lexuar dhe ndegjuar ca ligjerata islame nga kjo qka u tha sidoqetejet duhet te lexoni ju te lartepyeturit per ta kuptuar me mir, ka dikund qe eshte edhe me e qarte tema mednoj une ashtu meqe ketu sa kuptova ishte ne hollesi po e qarte per ta kuptuar realitetin e nje te vertete te DOMOSDOSHME e kush e sqaron ket perveq KURANIT Famelart. selam alejkum

7 breendi  
0
Ju faleminderit

6 breendi  
0
Juu luteem ma kjarrtesisht edhe nese perdorni nje gjuh tjeter t;meshkujwee ? dua ta kuptoj kete me thjesht okej

5 breendi  
0
Sekrecioni osht shqip cirilongu ose sperma? Dyt e prodhojn kete mirpo a e keni pas fjaalen kush prodhon me shum dhe hedh ne organin e femrees?

4 Ameti  
0
Si arihet deri te zmadhimi i sekrecionit te mashkulli ne krahasim me te femres???

2 qenan  
0
selam alejkum kam nje pytje qka osht fjala sekrecioni ju falemniderit

3 shpend-xhelili  
0
sekrecioni eshte materiali gjenetik qe del nga organet gjenitale te mashkullit apo femres

1 tina  
0
sepse mos te ishte ai ne tani nuk do ishin duke shkruajtur ketu andaj sa p

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024