E diel, 22/12/2024, 07:47
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Deri sot e paparë Supernova në shpërthim shumë të ndritshëm
 
Deri sot e paparë Supernova në shpërthim shumë të ndritshëm
 
Illustrationi i një Supernovas

Nasa-Illustrationi i një Supernovas    Astronomët kanë përcjellur gjatë dy muajve një shpërthim gjigant të yjeve të ashtuquajtur Supernova- deri tash më i ndritshmi që deri sot është parë.

    "Kjo pamje ka qenë shumë spektakulare, me 100 herë më tepër energji, sesa te Supernovat tipike që është parë deri më sot." - tha Nathan Smith nga Universiteti i Kalifornisë në Berkely, i cili udhëheq timin vëzhgues të Astronomëve.

        "Kjo d.m.th. se ylli i eksploduar ndoshta ka qenë aq i madh sa vetëm një yll gjigant mund të jetë, përafërsisht 150 herë më i madh se Dielli ynë. Këtë gjë ende deri sot nuk  e kemi parë“. Vazhdon ai.

        Nga të dhënat e vëzhguesve mendohet se ky yll – Supernova, përafërsisht 240 million vjet drite larg nesh u zbulua në vjeshtë të vitit të kaluar dhe më tepër se dy muaj u vëzhgua – një kohëzgjatje jo normale për një eksplozion të yjeve.

 

A pritet një spektakel edhe më i madh?

        Shkencëtarët e Nasa-s janë në dyshim dhe pyesin se mos ndoshta në të ardhmen e afërt edhe ndonjë Spektakël Qiellor tjetër duhet të pritet në afërsi të Tokës. Pasi ylli, që prodhoi Supernovan me emër SN 2006gy u hetua nga ekspertët nga eksplozioni i një mase të madhe – nga i njëjti proces, ku u vëzhgua ylli Eta Carinae në Rrugën e Qumështit që është 7500 vjet Drite larg nesh.

        Nga kjo mundësohet të themi se ndoshta edhe ky yll një ditë si një Supernovë do të eksplodojë.

        Në vazhdim thuhet: “Ne nuk dimë sigurisht se Eta Carinae së shpejti do të eksplodojë, por ne do ta mbajmë nën vëzhgim të mëtutjeshëm“, thotë Mario Livio nga Institucioni i Shkencave në Gjithësi në Baltimore. „Eksplozioni i Eta Carinae mund të jetë më e mira pamje e spektaklit yjor në historinë e civilisacionit të tashëm njerëzor“.

 

        Përkthyer nga gazeta e përditshme Gjermane:
        „Tages anzeiger“ - 08 Maj 2007

 

        Sqarim:

        - Supernova është një term, i cili përdoret kur një yll shpërbëhet nga një shpërthim i fuqishëm. Një yll gjigant, me anë të një shpërthimi të frikshëm asgjëson vetveten dhe po me  një shpejtësi tmerrësisht të madhe përhapet në hapësirë. Drita e cila rrezatohet nga ky shpërthim është mijëra herë më e fortë se drita e tyre normale. Këta luajnë rol të rëndësishëm në formimin e universit gjithashtu ndihmojnë në transportimin e materieve në pika të ndryshme të universit. Pastaj nga kjo formohen edhe yje të reja ose sisteme të reja të yjeve.

        -Një vit drite është i barabartë me shpejtësinë e dritës që është 300 000 km/sek.

        Për më tepër lexoni Kur’anin Kerim ku All-llahu xh.sh përshkruan shumë bukur çdo gjë në gjithësi:

        „ S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve por shumica e njerëzve nuk e dinë“ [Gafir, 57]

        Sqarimi i marrur nga libri: “Krijimi i universit“ - Harun Jahja

       

        Përgatit:
        Suzana Hasani

Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 692 | Ranguar: 2.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024