E premte, 27/12/2024, 01:37
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Alergjitë e Pranverës

Alergjitë e Pranverës

Faktorët klimaterikë si, ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia dhe shirat, ndotja e ajrit, bashkë me ngrohjen e motit dhe çeljen e luleve në pranverë po ndikojnë në shfaqjen e problemeve të alergjive, numri i të prekurve prej të cilave është rritur vitet e fundit.

Problemet më të mëdha nga alergjitë shfaqen në orët e para të mëngjesit, kur poleni i luleve ka përqindje më të madhe në ajër. Por, mjekët thonë se edhe orët e mbrëmjes janë të rrezikshme për alergjikët, ndërsa ditët më të këqija janë ato me erë, kur poleni shpërndahet më shpejt. Shkaktarët kryesorë të alergjisë, sëmundje sezonale që nuk duhet neglizhuar, janë poleni i luleve të ndryshme në lulëzim, por edhe bari i zakonshëm, që është varianti më i egër i alergjisë, pasi poleni i tij është shumë i lehtë dhe përhapet mjaft lehtësisht në ajër. Shenjat më të zakonshme janë hundë që rrjedhin, apo të zëna, sy të kuq të acaruar që të kruhen, kollitje, të tështira, tharje gjuhe dhe fyti, acarime të tyre, vështirësi në frymëmarrje, tharje dhe acarim të lëkurës, etj.
Alergjia është veprimi që ndodh kur sistemi i imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën ndonjë dëm, ndërsa shkaktar i saj është alergjeni, që jep simptoma të ndryshme, në njerëz të ndryshëm. Alergjitë janë sëmundje sezonale, kronike, që nuk duhen nënvlerësuar, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për organizmin dhe nga pakujdesia dhe moskurimi, kalojnë deri në ekzema të lëkurës, probleme të frymëmarrjes, etj.
Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: ShpendXhelili (22/03/2011)
Klikime: 1371 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024