E martë, 23/04/2024, 11:38
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Mjeshtëria e Allahut në ngjyra

Një botë me ngjyra

Hyrje:

Një botë me ngjyra

Si do të ishte të jetonim një botë pa ngjyra, të errësuar, a keni menduar ndonjëherë? Lirojeni veten tuaj për një moment nga përvoja juaj, harrojeni gjithçka që keni ditur dhe filloni imagjinimin tuaj. Mundohuni që të imagjinoni trupin tuaj, njerëzit rreth jush, detërat, qiellin, pemët, lulet, për shkurt të gjitha në të zezë. Provo të mendosh se si do të ndjeje sikur njerëzit, macet, qenët, zogjtë, fluturat, dhe frutat të mos kishin ngjyrë fare. Ju kurrë nuk do të dëshironit të jetonit në një botë të tillë, apo jo?

Shumica e njerëzve kurrë nuk kanë menduar se në çfarë bote shumëngjyrëshe ata jetojnë apo kurrë nuk kanë menduar se çfarë larmi e ngjyrave kanë ardhur në ekzistencë në tokë . Ata ndoshta kurrë nuk kanë menduar se si do të ishte bota pa ngjyra. Kjo është ndoshta sepse gjithkush që sheh ka lindur në një botë përplot me ngjyra. Megjithatë, modeli bardhë e zi, pa ngjyra i botës është i pamundur. Në të kundërtën, fakti mahnitës është se ne jetojmë në një botë të ndritshme, me ngjyra. (Në kapitujt vijues, ne do të diskutojmë në detaje pse ekzistimi i botës përplot me ngjyra është aq mahnitës).

Një botë pa ngjyra natyrisht do të imagjinohej vetëm me ngjyrë të zezë, të bardhë dhe hije gri. Megjithatë, e zeza, e bardha dhe hijet gri janë gjithashtu ngjyra. Për këtë arsye është shumë vështirë për njeriun që të imagjinoj pangjyrëshmërinë. Edhe kur të imagjinoj pangjyrëshmërinë patjetër duhet të përdorë një ngjyrë. Me fjali si “Gjithçka ishte pa ngjyrë, errësirë, nuk kishte mbetur ngjyrë në sipërfaqe, gjithçka ishte e bardhë”, njerëzit mundohen të përshkruajnë pangjyrshmërinë. Në fakt, këto nuk janë përshkrime të pangjyrshmërisë, por të botës bardhë e zi.

Për në çast imagjinojeni që gjithçka rreth jush të humb ngjyrën. Në një rast të tillë gjithçka do të përzihej dhe do ishte e pamundur të dallojmë një object prej tjetrit. Shembull do të ishte e pamundur të shohim një tryezë ngjyrë kafeje, mbi të cilën qëndrojnë një portokall ngjyrë portokalli, ca dredhëza të kuqe apo një buqetë lulesh me lloj-lloj ngjyrash; sepse as ngjyra e portokalltë nuk do të ishte e portokalltë, as tryeza nuk do të ishte ngjyrë kafeje, e as lulet nuk do të ishin të kuqe… Një botë të cilën vështirë mund ta imagjinojmë pa ngjyra, qoftë vetëm për disa çaste  të jetojë aty do të ishte mjaft e mërzitshme.

Ngjyra ka një rol kyç në komunikimin e njeriut me botën e jashtme, në funksionimi normal të memories së tij, dhe në mbushjen e trurit të tij me mësimin e funksioneve. Kjo është sepse njerëzit mund të zhvillojnë komunikim të përshtatshëm mes ngjarjeve dhe vendeve, njerëzve dhe objekteve vetëm me anë të ngjyrosjes së trupave. Për njeriun bota e jashtme ka kuptimin e saj vetëm si një tërësi me ngjyra.

We always see a world full of color

When the pictures above and on the right are compared, it will be better understood how nice it is to see a world full color. Colors are one of the greatest blessings that Allah has bestowed upon people in the world.

 

Njohja e objekteve dhe gjërave rreth nesh nuk përfitohet vetëm me anë të larmisë së ngjyrave. Harmonia e përkryer e ngjyrave në natyrë e bën njeriun të ndjejë një kënaqësi në shpirt. Mirëpo këtu duhet të kemi kujdes për një gjë: Njeriu që të shoh këtë harmoni të ngjyrave me të gjitha detajet dhe të ndjejë atë kënaqësi, është pajisur me sytë që janë të konstruktuar në mënyrë të veçantë. Në botën e qenieve të gjalla, sytë e njeriut janë më funksionuesit dhe mund të perceptojnë ngjyrat në detajet e tyre më të vogla, aq shumë sa syri i njeriut mund të dalloj me miliona ngjyra.1 është më se e qartë se aparati vizual në njerëz që punon me aq përsosmëri është i përcaktuar veçanërisht që të shoh një botë përplot me ngjyra.

Qenia e vetme në tokë që mund të kuptoj ekzistimin e një përsosmërie të tillë në univers është njeriu pasi që ka aftësi të mendoj. Kështu që në bazë të gjithë asaj që përmendëm më herët, përfundojmë këtë:

çdo detaj, mostër dhe ngjyrë në qiej dhe në tokë është krijuar për njerëzit që të falënderojnë dhe të çmojnë këtë renditje dhe të mendojnë për të. Ngjyrat në natyrë janë rregulluar në aso mënyrë që të joshin shpirtin e njeriut. Simetria perfektë dhe harmonia mbizotërojnë në ngjyra, që të dyja në botën e qenieve të gjalla dhe jo të gjalla. Kjo situatë sigurisht do të shkaktoj disa pyetje në mendjen e ndonjërit që mendon, si:

çka e bën botën të ngjyrosur? Si u krijuan ngjyrat, që e bëjnë botën tonë jashtëzakonisht të mrekullueshme? Kujt i përket dizajnimi i shumëllojllojshmërisë dhe harmonisë së ngjyrave mes vete?

A është e mundur të themi se gjithçka që ekziston është krijuar nga ndryshimet e paqëllimta të shkaktuara nga një varg të koincidencave?

Sigurisht që askush nuk do ta pranoj një absurditet të tillë. Koincidencat e pakontrolluara nuk mund të krijojnë asgjë, e lëre më miliarda të ngjyrave. Vetëm vërej krahët e fluturës apo ngjyrat e luleve të ndryshme, secila prej tyre duket si mrekulli e artit. Sigurisht është e pamundur për tingullin e arsyes që këto atribute të ia lë proceseve të pavetëdijshme.

Ne do t'i kuptonim këto fakte më mirë nëse marrim një shembull. Nëse ndokush sheh një pikturë që përshkruan pemët dhe lulet në natyrë, njëri nuk do të pohonte e as të mendonte se harmonia e ngjyrave, modelet e organizuara dhe dizajnimi i vetëdijshëm në pikturë kanë mundur të krijohen nga koincidenca. Nëse dikush del dhe thotë, “se kutitë e bojërave janë asgjësuar nga era, janë përzier, dhe me forcën e shiut etj., dhe pas një periudhe të gjatë kohore kjo pikturë e mrekullueshme është krijuar”, është më se e sigurt se askush nuk do të merr këto fjalë seriozisht. është një situatë interesante këtu. Megjithëse askush nuk do të pranonte të shpreh një pohim kaq të paarsyeshëm, disa njerëz prapë se prapë deklarojnë se ngjyrosja e përkryer dhe barazia e natyrës është krijuar nga procese të pavetëdijshëm, të pavullnetshëm. Sidoqoftë, evolucionistët japin këso ide që thonë që është puna e koincidencës së rastit për të shpjeguar këtë lëndë dhe japin hulumtime të ndryshme. Ata nuk hezitojnë të japin përfundime të pabaza mbi këtë çështje.

Qartë kjo është verbëri, me anë të së cilës është mjaft vështirë të arrish në term. Ende, dikush që ikë nga kjo verbëri duke shfrytëzuar aftësinë e mendimit do të kuptoj se aktualisht ai është duke jetuar në një mjedis jashtëzakonisht të mrekullueshëm në tokë. Ai do të vërtetoj tërësisht dijen e tij që një mjedis i pajisur me rrethanat më të përshtatshme për mbijetesën e njerëzimit nuk ka mundur të krijohet rastësisht.

Vetëm si një njeri që mendon, pranon momentin që shikon në pikturë që ka piktorin e saj, kështu që ai do të kuptoj se mjedisi shumëngjyrësh rreth tij , i harmonizuar dhe jashtëzakonisht piktoresk po ashtu ka një Krijues.

Ky Krijues; që nuk ka shoq në krijim, që gjithçka ka krijuar në një harmoni të përsosur, që neve na ka dhënë bukuri shumëngjyrëshe në këtë botë është Allahu. çdo gjë që ka krijuar Allahu është në një pajtueshmëri, harmoni mes vete. Allahu mjeshtërinë e tij të pashoqe të krijimit në ajetet e Kuranit kështu e përmend:

Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? Mandej, herë pas herë drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur. (Suretu El Mulk: 3-4)

Kategori: Mjeshtëria e Allahut në ngjyra | Shtuar nga: Argjendi (18/08/2009)
Klikime: 691 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024