E mërkurë, 13/11/2024, 05:44
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Mjeshtëria e Allahut në ngjyra

Dizajni i ngjyrave në bimë

Dizajni i ngjyrave në bimë

Nëse njëri nuk reflekton, ai nuk mund të shoh karakteristikat të mbinatyrshme të qenieve të gjalla rreth tjetrës. Deri sa ai nuk mendon se si flutura fluturon me krahët e saj prej membrane, ai që nuk sheh se si lulet kanë diversion të tillë të ngjyrave, se si degët e drurëve qindra metra të gjatë mbesin të gjelbër, ai nuk mbërthej hollësitë e këtyre. Madje mjeshtëria e jashtëzakonshme në lule nuk mund të tërheq mendimit e atij.

 Përderisa ne kontrollojmë në kudo në këtë libër, mjeshtëria e përkryer është shfaqur në të gjitha qeniet e gjalla që nga insektet deri te shpezët, që nga bimët deri te krijesat e detit. Saktësisht kjo mjeshtri i përket Allahut i Cili është Krijuesi i të gjitha qenieve të gjalla.

Le të mendojmë për bimët, frutat, lulet dhe pemët. Bimët, që të gjitha kanë ngjyra të ndryshme, aromat dhe shijet, janë dëshmi të mjeshtërisë të krijimit nga Allahu. çdo bimë që ju e shihni rreth jush apo dini për të nga librat ka ngjyrat dhe modelet që janë të veçanta për atë lloj. Procesi i reproduktimit i të gjithave është i ndryshëm, proporcioni i nektarit që ato përmbajnë është i ndryshëm dhe po ashtu aromat e tyre të gjitha janë të ndryshme. Le të mendojmë për trëndafilat. Ato janë të kuqe, të bardha, të verdha, të portokallta, ngjyrë roze, të bardha të mprehta, dyngjyrëshe, edhe trëndafila me ngjyra valë-valë. Saktësisht, do të ishte një verbërim i madh për njeriun që i sheh të gjitha këto dhe nuk ndjen admirim për dhe të mos sheh forcën e pafundme të Allahut, i Cili është Krijues i gjithë atyre luleve. Në Kuran, Allahu u drejtohet atyre që nuk arritën të çmojnë dëshmitë e krijimit që ata i shohin, si vijon:

Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare. Dhe shumica e tyre nuk beson ndryshe në Allahun, vetëm se duke i shoqëruar (zotëra të tjerë). (Suretu Jusuf:105-106)

A keni menduar ndonjëherë pse bimët janë të gjelbërta?

Sikur që është e qartë, ngjyrat që sundojnë në botën e bimëve janë e gjelbër dhe e gjelbër e errët. Klorofili është substanca kryesore që prodhon të gjelbërtën. Klorofili, një substancë shumë e rëndësishme, është pigment që përmban në kloroplaste të përhapura në citoplazmë të qelizës bimore. Këto pigmente lehtë absorbojnë dritën që vjen prej diellit, por reflektojnë vetëm ngjyrën e gjelbër. Veç të japin ngjyrën e gjelbër gjetheve, ky tipar gjithashtu shkakton përmbushjen e procesit kritik të quajtur “fotosintezë”.

Në fotosintezë, bimët marrin dritën e diellit, që përbëhet prej kombinimeve të shumë ngjyrave të ndryshme. Një prej karakteristikave më të rëndësishme të ngjyrave në dritën e diellit është se nivelet energjetikë janë të ndryshëm prej njëri-tjetrit. Ky asortiment i ngjyrës quhet spektër, që është arritur nga refrakcioni i ngjyrave në prizëm për shembull, tonet e kuqe dhe të verdha kanë një kufi, dhe tonet e kaltra dhe vjollce kanë një kufi tjetër. Ngjyrat me nivele të larta energjetike janë ato ngjyra në kufirin e kaltër të spektrit.

Ndryshimi i niveleve të energjisë në mes të ngjyrave është shumë i rëndësishëm për bimët, sepse atyre u nevojiten sasi të mëdha të energjisë që të bëjnë fotosintezën. Për këtë arsye, gjatë fotosintezës, bimët absorbojnë ato rreze të diellit me energjinë më të lartë të niveleve energjetike ndaj rrezeve ultravjollce në kufi të spektrit, p.sh, vjollce dhe të kaltër, sikurse ngjyrat që janë më shumë ndaj infra të kuqe (ngrohta) në kufi të spektrit, p.sh. e kuqe, e portokalltë, dhe e verdhë. Gjethet kryejnë të gjitha këto procese përmes pigmentit klorofil që ekziston në kloroplaste.52

Për bimën që të kryej fotosintezën, nivelet energjetike të grimcave të dritës që absorbohet nga substanca klorofil duhet të jenë adekuat, të njëjtë. Procesi i fotosintezës fillon kur bima, me energjinë që e merr prej grimcave të dritës, ndan molekulat e ujit në molekula të oksigjenit dhe hidrogjenit. Hidrogjeni reagon me karbon në gazin e dyoksid karbonit nga lëngësira e bimës, që është esenciale për bimët që të mbijetojnë. Me fjalë të tjera, bima prodhon vetë ushqimin e saj. Oksigjeni i papërdorur, në anën tjetër, lëshohet në ajër. Shumica prej oksigjenit që ne e thithim në atmosferë prodhohet në këtë mënyrë.

Si rezultat i procesit të fotosintezës në bimë, ato prodhojnë karbohidrate, një prej burimeve kryesore të ushqimit për tjerat qenie të gjalla. Substancat që prodhohen gjatë fotosintezës janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vetë bimët e edhe për kafshët dhe njerëzit, sepse bimët janë burim kryesor i ushqimit të të gjitha qenieve të gjalla në tokë.

Siç pamë, pranë sigurimit të shfaqjes estetike, ngjyra e gjelbër e bimëve është gjithashtu jashtëzakonisht kritike për mbijetesën e që të dyjave bimëve dhe krijesave tjera të gjalla. Allahu bën substancën klorofil për arsye të ushqimit të bimëve dhe për ushqimit e të gjitha krijesave tjera të gjalla.

The dashed and solid white curves below illustrate the absorption spectrum of chlorophylls a and b. The black curve at the top illustrates the effectiveness of various wavelengths of light in powering photosynthesis. The figure reveals how closely the combined absorption spectra of chlorophylls a and b resemble the action spectrum of photosynthesis. 51

Si ndodhin ngjyrat e ndryshme në bimë?

Si e përmendëm më lart, ngjyra e reflektuar nga çdo objekt varet në molekulat e pigmentit që ka ai objekt. Molekula bazale e pigmentit të gjelbër në bimë është substanca “klorofil” siç u tha edhe më herët. Veç kësaj, gjenden edhe pigmente tjera që prodhojnë ngjyrat e tjera në bimë, dhe këto lloje të ndryshme të pigmenteve formojnë llojllojshmërinë të jashtëzakonshme të ngjyrave që ne e shohim në bimë.

Për shembull, veç klorofilit, në bimë gjenden edhe pigmentet karotenoide. Disa prej këtyre pigmenteve, të cilat ne i kemi ekzaminuar në detaje më parë, janë të verdha dhe u japin ngjyrë veshëve të misrit, limonëve, kallamit të artë dhe lulediellit. Karotenoidet tjera janë më shumë të kuqe se sa të verdha; këto gjenden në rrepe, domate, trëndafila, dhe karota. Karotenoidet po ashtu janë prezentë edhe në gjethe të gjelbërta. Pastaj një mrekulli e fortë: pse gjethe nuk duken të kuqe, të verdha apo të portokallta, por më së shumti në hije të së gjelbërtës, të gjelbërta të errëta? Arsyeja është se e gjelbërta e klorofilit është aq e fortë sa që ngjyrat tjera nuk mund të shihen.53

Sidoqoftë, ndryshimet ndodhin në vjeshtë. Kur orët e ditës vijnë duke u shkurtuar, bimët ndalin së prodhuari klorofilin, dhe forca e pigmenteve që prodhojnë ngjyrën e gjelbër bie, duke bërë që ngjyra e gjelbër e bimëve të zbehet dhe të humb. Karotenoidet tani bëhen të dukshme, ngjyrosin gjethet me ngjyrë kafe, të verdhë, dhe të kuqe.

Po ashtu në vjeshtë, një grup i pigmenteve i quajtur “antocianine” formohet në shtresat e jashtme të gjetheve të caktuara. Këto pigmente, të cilat janë të kuqe dhe të verdhë, që të dyja të ndritshme, kombinohen me pigmentet e tjera dhe u japin gjetheve ngjyra të kuqe të thellë dhe vjollce që ne nganjëherë i shohim.54

Informata që u jepet të gjitha pigmenteve që u japin ngjyrë bimëve është e koduar në ADN-në e bimës. Për këtë arsye, qeniet e bimëve bartin të njëjtat karakteristika pa marrë parasysh ku gjenden, në të tërë botën. Për shembull, kudo në botë ngjyra e portokajve është e njëjtë; forma dhe struktura e lëvores së tyre është e njëjtë. Ngjyra e membranës transparente, që gjendet brenda lëvores së portokallit, dhe që formon qeska të vogla të mbushura, të ngjyrosura me të portokalltë, të parfumuara me ujë sheqeri, kurrë nuk ndryshojnë askund në botë. Bananet gjithkund janë të verdha, domatet të kuqe, dhe trëndafiltë, vjollce, dhe kuqe të thellë janë të një ngjyre kudo që gjenden ata. Kudo që do të shkonit në botë, ju nuk do të shihni një dredhëz natyrale duke u rritur me një ngjyrë të ndryshme. Kudo në botë, ADN-ja e dredhëzave përmban karakteristikat që i bëjnë ato dredhëza që ne i njohim. Ngjyra, era dhe shija e dredhëzave janë gjithmonë të njëjtat. është një rend unik, i pakrahasueshëm. Saktësisht, nuk mund të pretendohet se një sistem i këtillë ka ardhur në ekzistencë nga shansi i lehtë.

Pronari i kësaj mjeshtreje të pangjashme që mbizotëron në gjithë botën është Allahu, i Cili ka mençuri të pafundmë. Allahu ka forcë mbi të gjitha gjërat.

A keni menduar ndonjëherë se si një llojllojshmëri e tillë e ngjyrave ndodhë në bimë megjithëse që të gjitha ato rriten në të njëjtën tokë dhe ujiten me të njëjtin ujë?

Në Suren ar-Ra'd, Allahu tërheq vëmendjen në faktin se megjithëse të gjitha ujiten me të njëjtin ujë, të korrura të ndryshme dalin nga toka:            

E në tokë, copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella dhe hurma që janë degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon me argumente për njerëzit e mençur. (Surja er-Rra’d:4)

Ashtu si Allahu na tërheq vëmendjen tonë, na le neve të mendojmë, duke shikuar të gjitha perimet dhe frutat rreth nesh, çfarë të korrura të ndryshme dalin nga e njëjta tokë. Për shembull, le të shikojmë në pjepër, shalqinj, kivi, banane, vishnje, patëllxhanë, domate, hardhi, pjeshka, dhe fasule të gjelbër. Kur qëroni lëvoren e verdhë të errët të bananeve, nga ajo del banania me ngjyrë të verdhë më të zbehtë me aromën e saj të pakrahasueshme. Lëvroja e kuqe, e gjelbër ose e verdhë e mollëve ka shkëlqim të lëmuar. Njerëzit nuk mund të imitojnë kualitetin e nuhatjes dhe shijes, aromë të veçantë me të, prej lëngut të saj të ëmbël.

           

Pastaj, dikujt mund t'i bëhet pyetja: si gjithë këto lule, pemë, perime dhe fruta kanë aq shumë ngjyra të ndryshme megjithëse ato dalin prej të njëjtës tokë të thatë? Kjo është dëshmi e diturisë të pafundme të Allahut dhe krijimit të Tij pa i paraprirë asnjë modeli. është e pamundur për njeriun që të krijoj një ngjyrë të re. Të gjitha ngjyrat të prodhuara nga njerëzit janë vetëm kopje të ngjyrave origjinale që ekzistojnë në natyrë. Sidoqoftë, Allahu është Krijuesi, dhe krijimi i të gjitha ngjyrave që përshkruajnë krijesat e gjalla në tokë është i Tij. Mjeshtëria e Allahut në krijim e pangjashme. Njëri prej emrave të Allahut, i Gjithëfuqishmi, al-Musawwir – Ai i Cili formon krijesat e Tij në forma të ndryshme. Allahu krijon gjithçka Ai krijon në formën më të përkryer.

Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti. (Surja el-Hashr:24)           

In nature, there is a diversity of colour that changes according to the seasons. Mountains, trees, lakes, rivers, in short, all nature is evidence of the unparalleled artistry in colour of Allah.

 

Rainbows in which the colour spectrum can be seen in a neat order are in fact an illusion of colour. Rainbows are formed by sunlight refracted through raindrops.

Ngjyra dhe shfaqja e të gjitha bimëve në tokë është krijuar në atë mënyrë që të joshë shpirtin njerëzor. Në fruta dhe perime, aty është një llojllojshmërie e pangjashme e ngjyrave. Në anën tjetër, kur ne mendojmë për lulet dhe pemët ne prapë shohim të njëjtën shfaqje estetike dhe llojllojshmëri të ngjyrave.

Aty kemi edhe një dizajn të patejkalueshëm të ngjyrave dhe modeleve në lule. Secila prej qindra mijërave lloje të luleve ka qenë e pajisur me karakteristika të posaçme të veçanta për atë lloj. Sot, parfumet, modelet dhe ngjyrat që prodhohen nga burrat që të gjitha janë imitime të homologeve origjinale në natyrë. Për shembull, ngjyra vjollce e gjetheve të manushaqes, të cilat janë të buta si kadife, dhe smoothness e sipërfaqes të gjetheve të tyre është e pangjashme. Pëlhurat e buta janë prodhuar në imitim të thurjes së manushaqeve, por cilësi e njëjtë kurrë nuk mund të arrihet.

Me këtë afrim, pa marrë parasysh çfarë bimë në tokë ne ekzaminojmë, përfundimi në të cilin arrijmë është krijimi i përkryer. Allahu, i Cili nuk ka shoq në krijim, krijoi bimët për njerëzit me shije, aroma, ngjyra dhe forma të ndryshme. çka na bie neve është të reflektohemi në vazhdën e ka krijuar Allahu dhe të jemi mirënjohës.




All of the fruits and vegetables you see in these pictures, which have different shapes and colours, grow in the same dry soil and are watered with the same water. Yet, each of them has a colour, taste and smell, particular to its kind. Allah has created each one of them uniquely and bestowed them upon us.

 

Kategori: Mjeshtëria e Allahut në ngjyra | Shtuar nga: Argjendi (18/08/2009)
Klikime: 1789 | Komentet: 1 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 muslim  
0
kush ka shkruar këtë temë???

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024