Ngjyrat në Shpezë
|
Every bird species has a different colouring. The reason for this colour diversity is due to the light shifts in feathers and the presence of a pigment substance, called keratin, in the structure of the feather. |
Një ndër tiparet kryesore të shumëngjyrëshmërisë së puplave të shpezëve është se ato pupla janë struktura jo të gjalla. Arsyeja pse një pupël përmban ngjyrën me përpikëri, edhe pasi të bie, është sepse ajo është e zhvilluar plotësisht si jo e gjallë.
Larmia e madhe e ngjyrave në shpezë në parim është për shkak të prezencës së pigmenteve në pupla, të cilat janë rezervuar, krijuar, në faza iniciale të zhvillimit të puplës, apo të ndryshimeve të dritës të cilat ndodhin në varësi prej karakteristikave strukturale të puplave.
Që kur këto formacione, të cilat janë krijuar nga substanca keratinë, zhveshën për shkak të kushteve të mjedisit, ato rregullisht ripërtërirën. Kjo është sepse puplat e shpezëve vazhdojnë të rriten derisa të arrijnë gjatësinë e nevojshme, si dhe karakteristikat dhe modelet e tyre të llojit specifik.
Për shkak të strukturës së tyre të ndryshme, puplat mund të kenë dukje të ngjashme me xhamin prizëm që thyen dritën në ngjyra të ndryshme. Ngjyrat që formohen me anë të refrakcionit të dritës në këtë mënyrë, janë më të ndritshme dhe më metalike se ato që janë të formuara nga pigmentet. Ngjyrat e këtyre puplave ndërrohen nga të kaltër në të gjelbër, dhe nga portokalltë në të kuqe. Në përgjithësi, e gjëlbërta, e kaltërta, dhe ngjyrat metalike në shpezë formohen me anë të reflektimit dhe refrakcionit të dritës. Akoma disa prej ngjyrave të puplave vijnë nga pigmentet.39
Kryesisht gjenden tri pigmente kryesore në shpezë. Këto janë pigmenti melanin që prodhon ngjyrën e zezë, të kaftë apo të verdhë të zbehtë, pigmentet lipokrome që prodhon të kuqe, të verdhë apo të portokalltë, dhe karotenoidet. E kaltërta, e gjelbërta dhe disa ngjyra tjera të ndritshme në shpezë janë krijuar nga disa flluska mikroskopike në keratinën e puplave që thyejnë dritën. Puplat që absorbojnë gjithë spektrin e dritës dhe reflektojnë vetëm të kaltërtën, në anën tjetër, krijojnë ngjyrën e kaltër te disa shpezë.40
Hormonet gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e ngjyrave në shpezë. Ndryshueshmëria e ngjyrës ndërmjet anëtarëve meshkuj dhe femra të disa lloje shkaktohet nga hormonet seksuale. Ngjyrat e ndryshme dhe format e puplave të gjelit dhe pulës, për shembull, varen nga hormoni i estrogjenit.
Ngjyrat e shpezëve janë të rëndësishme për adaptimin e tyre në mjedisin e tyre ashtu edhe për anëtarët meshkuj edhe për femra për identifikimin nga çdo i ardhur prej meshkujve të femrave në stinën e miqësisë. Veç kësaj, pigmentet, të cilat i japin ngjyrë puplave, shton forcën e puplave, rezervon energjinë që vjen nga dielli dhe parandalon rrezet e dëmshme ultravjollce nga depërtimi në trup.
Fluturat
Formimi i ngjyrës në krahët e fluturave është mjaft interesant. Drita reflektohet me anë të luspave në krahët e fluturave duke formuar ngjyra të cilat “për momentin janë jo-ekzistuese”, por, të cilat shfaqin një simetri ekstraordinare dhe të mrekullueshme. Ne vetëm themi se ato “faktikisht janë jo-ekzistuese”, ju pyetni pse?
Fluturat janë të njohura për bukurinë e krahëve të tyre që janë sipërfaqet që janë relativisht më të gjëra se kraharori i tyre. Si, atëherë, këto stile dhe ngjyra të mahnitshme në krahët e fluturave gjenden?
|
A close-up of the scales on the wings of butterflies |
Fluturat kanë një palë të krahëve me cipë, të cilët në fakt janë të tejdukshëm. Që kur këta mbulohen me luspa të dendësive të ndryshme, tejdukshmëria e krahëve me cipë humb pa vënë re. Këto luspa rrisin cilësitë aerodinamike të krahëve të fluturave, dhe u japin atyre ngjyrën. Luspat, të cilat janë aq delikate sa që do të bien nga vendi i tyre posa të preken nga ndonjë gjë, kanë skaje të mprehtë dhe të ashpër të ngjitur për krahët e fluturës. Në këtë mënyrë, luspat mbesin të lidhur pa rënë. Secila prej këtyre luspave të vockla, të cilat duken sikur mbulojnë herpesin në kate, marrin një ngjyrë ose me anë të pigmenteve kimike ose me anë të refrakcionit të dritës që bie në ngjyrat e ylberit sikur siç bën flluska e sapunit.41Veç kësaj, hulumtimet laboratorike se ngjyrat e ndryshme varen nga substanca të ndryshme kimike. Nënprodukti i substancës ngjyrosësh të quajtur pteridinë, p.sh., krijon ngjyrën rozë, të bardhë, dhe të verdhë që zakonisht vërehen në flutura. Melanina, që është një substancë ngjyrosësh e rëndomtë, ekziston në pikat e zeza në krahët e fluturës. Interesant, ngjyrat në krahët e fluturave nuk janë gjithmonë ashtu siç na duken. P.sh., luspat e gjelbërta në realitet janë përzierje në mes të luspave të zeza dhe të verdha. Hulumtimet e fundit të bëra në krahët e fluturave kanë demonstruar se pigmentet janë sintetizuar në luspa dhe që enzimat të nevojshme për prodhimin e melaninës gjenden në lëkurën e epërme të luspave.
|
The large Indonesian butterfly (left) has two large spots resembling eyes on its wings, which it uses to startle its enemies. It is a satisfactory defence for these butterflies. Other species such as Monarch butterflies, on the other hand, take recourse to other methods (right). With their dark orange wings with black patterns, they send "bad taste" warning to their enemies. |
Substancat ngjyrosësh nuk janë të shkaktuara vetëm nga këto shpërthime të larta në ngjyrat e fluturave. Struktura dhe rendi i luspave në krahët e fluturave shkaktojnë dredhi të ndryshme të dritës, siç është reflektimi, refrakcioni, dhe përfundimisht formimi i ngjyrave të bukurisë verbuese. Për shembull, fluturat Stilpnotio Salicis kanë luspa gjysmë-transparente, të cilat përmbajnë flluska. Ndonëse në luspa nuk ka substanca ngjyrosësh, drita që kalon në mes të luspave u jep fluturave pamje sikurse satine.
Sipërfaqja e luspave mbi krahët e fluturave Argynnis është pa besueshmërisë e butë, që krijon refleksione të argjendta. Në disa flutura, rregullimi i dy luspave njëra mbi tjetrën gjithashtu mund të krijoj refleksione të ndryshme të dritës, p.sh., duke bërë që flutura të duket e kaltër në vend që të duket e zezë apo ngjyrë kafe.
Kur ekzaminojmë strukturën e krahëve të fluturave edhe duke konsideruar vetëm ngjyrosjen e tyre, ne ndeshemi me shumë mrekulli. Ekzistimi i një bukurie të tillë të jashtëzakonshme pa dyshim është shenjë e forcës madhështore dhe mjeshtërisë së pafundme të Allahut, i Cili krijoi të gjitha këto.
Duhet të jetë caktuar se pranë këtyre qenieve të krijuara si zbukurim, ngjyrat dhe modelet në krahët e fluturave kanë edhe shumë funksione kritike për këto krijesa.
Sytë e gënjeshtërt të fluturave
Në shumë flutura, gjenden disa modele që zeza të neve kujtojnë në sytë e krijesave të mëdha. Këta sy, që prapë përbëhen prej luspave të ngjyrosura në krahë, mishërojnë një mekanizëm mbrojtës shumë të rëndësishëm për fluturat. Fluturat i mbajnë të mbyllur krahët e tyre gjersa pushojnë. Nëse ato takojnë një armik, apo janë të shqetësuar nga një prekje injorante, krahët menjëherë hapen, dhe një pikë-syri e madhe, e shndritshme dhe e ngjyrosur shumë shfaqet në sipërfaqen e krahut. Në këtë mënyrë, mesazhi i duhur i dërgohet grabitqarit.
|
|
The butterflies seen in the photographs utilise camouflage both with colour and pattern. Allah created the eye motifs on the wings, not lacking even the sparkles in the eye. |
Maskimi i fluturave
Vetitë maskuese të fluturave janë madhështore sikurse sytë e tyre të gënjeshtërt. është ashtu sikurse fluturat maskuese shohin ngjyrën e shkurres, bëjnë vlerësimin e mjedisit, e analizojnë atë, dhe imitojnë ngjyrën e shkurres me ngjyrat që ato prodhojnë në sistemet e larta efektive të trupit të tyre. Qenie tjetër, e vetëdijshme për shijen e grabitqarit të tij, jep sinjale alarmuese tek ai duke imituar ngjyrat e prapësojnë atë duke i sugjeruar se flutura do të ketë shije të keqe ose edhe do të jetë helmuese. është pa kuptim e mundur për një flutur që vetëm të shfaq këto akte. Ne mund ta sqarojmë atë me shembull:
Supozoni se jeni duke u munduar që të krijoni një ngjyrë në laborator. Nëse ju keni pak dije për këtë subjekt, ju nuk do të jeni në gjendje të arrini rezultatin e caktuar që e dëshironi, pa marrë parasysh pajisjet e përparuara dhe lehtësirat e laboratorit tuaj. Pastaj mendoni se jeni duke u munduar të arrini kualitetet e ngjyrave siç janë ato të fluturave, të cilat, me zhvillimin e ngjyrës dhe modelit të njëjtë sikurse në mjedis, bëhen gati të padukshme. Ju nuk do të jeni në gjendje të zhvilloni as vetëm një ngjyrë kuptimplote, shprehëse. Ekzistenca e një situate të tillë, do të ishte sigurisht joshkencore dhe irracionale të i afrohemi një deklarimi që ky sistem i famshëm në flutura ka ardhur në ekzistencë me anë të rastit i lirë nga dizejnimi i vetëdijshëm.
Nëse diku ka një dizajn, aty ka edhe një dizajnues. Dizajni i përsosur në tokë i përket Allahut, Mëshiruesit. çka iu bie njerëzve të arsyeshëm është të mendojnë dhe të nderojnë Allahun për atributet e krijimit në detaje. Në Suren an-Nahl, Allahu shpallë si vijon:
Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.): ka fakte për një popull që di të merrë përvojë. (Suretu en-Nahl:13)
|
The colours of the butterflies seen in the photographs are in fact very striking. However, both live in safety due to the harmonious they blend in with the substratum on which they pose. |
Pikat e zeza që absorbojnë dritën
Në disa flutura, veçanërisht në pjesët e krahëve të tyre që janë afër trupit tyre, gjenden pika të mëdha të errëta që përbëhen prej luspave. Këto pika, që janë të vendosura simetrikisht në të krahët, kanë një funksion shumë të rëndësishëm për fluturat. Fluturat i përdorin këto pika në rend të arrijnë temperaturën e trupit të nevojshme për fluturim. Si e bëjnë këtë?
Luspat kanë karakteristikat të ndryshojnë nxehtësinë në nivelet minimale ose maksimale varësisht nga ngjyrat e tyre. Të gjithë ne i kemi parë fluturat duke hapur dhe mbyllur krahët nën diell duke u munduar të gjejnë këndin e saktë. Pikat e zeza në krahët e tyre i ndihmojnë këto flutura, të cilat mundohen të tërheqin dritën e diellit me anë të kësaj lëvizjeje. Flutura që ka nevojë të ngrohë trupin e saj i hap dhe i mbyll krahët e saj ashtu që drita e diellit të bie drejtpërdrejtë në këto pika, dhe si pasojë të ngrohë trupin e saj.
Fluturat që jetojnë në vende të hapura të ekspozuara diellit kanë ngjyra më të lehta derisa ato që jetojnë në vende të pyllëzuara, me drurë, kanë ngjyra më të errëta.
Disa specie të fluturave Lepidoptera nuk kanë luspa në krahët e tyre, nuk mund të reflektojnë dritën, dhe kështu që janë transparente. Megjithëse është e mundur të i shohim fluturat duke fluturuar, është gati e pamundshme të i lokalizojmë kur ato zbresin ndokund. Kjo siguron një mbrojtje të përkryer për fluturat. Mu sikurse të gjitha krijesat tjera, fluturat janë krijuar me sisteme me anë të cilave ato mund të mbledhin gjitha gjërat e nevojshme për vete. Veç kësaj, të gjitha këto sisteme janë të ndërvarura mes vete ku nuk mund të ekzistoj njëri sistem pa tjetrin.
Sikur të gjitha krijesat në gjithësi, Allahu i krijoi edhe fluturat me të gjitha detajet që ato posedojnë dhe i pajisi me sistemet që atyre u nevojiten.
|
The brown colour and spots under the wings of the blue Morpho butterflies provide an excellent means of camouflage for hiding in the bush. Butterflies may all of a sudden become invisible in the bush. | |