E diel, 22/12/2024, 16:07
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijesa të mrekullueshme

Mrekullia e Krijuesit - Fluturimi dhe qëndrimi i shpendëve në lartësi

Mrekullia e Krijuesit - Fluturimi dhe qëndrimi i shpendëve në lartësi

 

Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë: "A nuk i shohin ata shpendët fluturues në ajrin e qiellit, të cilët nuk i mban kush, përveç Allahut. Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë." (En - Nahl, 79)

Për të mundur me përballuar fluturimin kaq të rëndë, shpendëve, Allahu i madhërishëm u ka dhuruar mjeshtërinë e shfrytëzimit të erërave të përshtatshme. P.sh. lejlekët fluturojnë mbi 2.000 metra lartësi, duke arritur rrymën e ajrit të nxehtë e pastaj fluturojnë duke shfrytëzuar rrymën e tyre deri te lëvizjet e nxehta të tjera, të cilat do t'i mundësojnë pa lëvizjen e krahëve të tyre të kalojnë distanca të mëdha.

Teknika tjetër e fluturimit që e shfrytëzojnë lejlekët është fluturimi në formacionin e formës "V". Në këtë mënyrë, lejleku më i madh dhe më i fuqishëm në ballë të tufës shërben si mburojë kundër rrymave të fuqishme të ajrit dhe kështu iu përgatit rrugën të dobëtëve. Inxhinierët e aeronautikës pohojnë që me këtë mënyrë të organizimit lejlekët arrijnë të kursejnë energji edhe deri në 23%.

Disa shpendë shtegtarë fluturojnë në lartësi shumë të mëdha. P.sh. patat e egra mund të fluturojnë në lartësi deri në 8.000 metra. Kjo është lartësi e jashtëzakonshme për faktin që në lartësi 5.000 metra atmosfera është për 63% më e rrallë se sa në nivelin e detit. Duke fluturuar në këtë lartësi, shpendët duhet më shpejtë të rrahin krahët e tyre ngase u nevojitet më shumë oksigjen.

Mirëpo, mushkëritë e këtyre shpendëve janë të krijuar nga Allahu i Plotfuqishëm në atë mënyrë që maksimalisht shfrytëzojnë oksigjenin që e kanë në dispozicion në këto lartësi. Mushkëritë e tyre, të cilat funksionojnë ndryshe nga gjitarët u ndihmon që nga ajri më i rrallë të marrin më shumë energji.

Gjatë emigrimit, zogjtë shtegtarë, gjithashtu marrin parasysh fenomenet atmosferike. P.sh. ato ndryshojnë drejtimin e fluturimit të tyre për t'iu shmangur shtrëngatave. Shkencëtarët që kanë hulumtuar shqisën e dëgjimit te shpendët kanë vërejtur që disa prej tyre mund të dëgjojnë zërin në frekuenca shumë të ulëta, që vijnë nga atmosfera në largësi të mëdha.

Zogjtë shtegtarë mund të dëgjojnë fillimin e shtrëngatës nga malet e largëta ose zërin e tornados në oqean i cili është larg me qindra kilometra. Përveç kësaj, është i njohur fakti që zogjtë me kujdes zgjedhin udhëtimin e shtegtimit të tyre larg nga regjionet ku nuk janë të sigurt kushtet atmosferike.

Si zogjtë e përcaktojnë drejtimin e rrugës së tyre të gjatë me mijëra kilometra, pa hartë, pa busull apo ndonjë mjet të ngjashëm gjatë fluturimit të tyre? Teoria e parë pohon që zogjtë mbajnë mend karakteristikat e tokës ku fluturojnë dhe kështu pa problem arrijnë te caku i tyre. Por, eksperimentet treguan që kjo teori është e pa saktë. Në një eksperiment me pëllumbat, janë shërbyer me thjerra të padukshme me të cilat u janë errësuar të parët e tyre. Në këtë mënyrë ata kanë qenë të penguar të përcaktojnë drejtimin e udhëtimit në bazë të terrenit në tokë. Por, prapë se prapë pëllumbat kanë arritur të gjejnë rrugën e tyre bile edhe kur kanë qenë larg me disa kilometra nga tufa e tyre.

Hulumtimi tjetër ka treguar që fusha magnetike e Tokës ndikon te shpendët. Eksperimentet e ndryshme kanë treguar që shpendët kanë sisteme tejet të avancuara të vëzhgimit magnetik i cili u mundëson të gjejnë rrugën e tyre duke shfrytëzuar fushën magnetike të Tokës. Ky sistem efikas u ndihmon shpendëve që gjatë shtegtimit të tyre të përcaktojnë drejtimin duke vëzhguar ndryshimet në fushën magnetike të Tokës. Eksperimentet kanë treguar që zogjtë shtegtarë mund të regjistrojnë bile edhe 2% të ndryshimeve të fushës magnetike të Tokës.

Mirëpo, pyetja kryesore mbetet. Kjo është: Si shpendët janë të pajisura me "busull natyrale?" Jemi të vetëdijshëm që busulla është "zbulim dhe vepër e inteligjencës njerëzore".

Atëherë, busulla si instrument i zbuluar dhe prodhuar nga njeriu me shekuj ka mbledhur dituri, ka mundur të gjejë vendin e saj në trupin e shpendëve? A është e mundur që shpendët që tek para ca viteve, përderisa kanë gjurmuar për drejtimin e fluturimit të tyre, kanë menduar për shfrytëzimin e fushës magnetike të Tokës dhe kanë prodhuar aparate magnetike në trupin e tyre?

Apo ndoshta shpendët, para disa viteve rastësisht janë pajisur me këtë mekanizëm?

Shpendët këtë nuk kanë mundur ta bëjnë vetë, dhe as rastësia nuk ka mundur t'i përgatitë me këtë busull tejet të zhvilluar.

Ndërtimi trupor i shpendëve, mushkëritë e tyre, krahët, sistemi i tretjes dhe aftësia e tyre të gjejnë drejtimin e fluturimit janë shembuj i krijimit të përsosur nga Krijuesi i Plotfuqishëm.

Përgjigjen në këtë na jep qartë Kur'ani fisnik: "A nuk i shikuan ata shpendët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban kush në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di." (El - Mulk, 19)

  Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Kategori: Krijesa të mrekullueshme | Shtuar nga: Argjendi (26/08/2009)
Klikime: 1568 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024