Mrekullia e Krijuesit - Agjërimi i krimbit të mëndafshit
Bota e insekteve na njofton me lloje të ndryshme të agjërimit, që janë tregues i fuqisë së Allahut të madhërishëm dhe mahnitje në krijesa.
Është e njohur mirë që ushqimi është faktor kryesor i zhvillimit të organizmave të gjallë.
Krimbi i mëndafshit na tregon që agjërimi dhe apstinimi nga ushqimi dhe pija nuk e dëmton organizmin. Më mirë me thënë, agjërimi në mënyrë çuditëse dhe pushtuese përmison gjendjen e këtyre krijesave. Për të njohur fshehtësinë e këtij agjërimi, së pari duhet hulumtuar disa fakte lidhur me rrethin jetësor të këtyre krijesave.
Kjo mund të përshkruhet kështu:
Në fillim të pranverës, nga vezët dalin larvat të cilat ushqehen me gjethet e manit, e kjo zgjat pesë ditë. Trupi i tyre rritet shumë shpejtë dhe arrin madhësinë të cilën lëkura e tyre nuk mund ta tolerojë, për këtë e ndërrojnë me tjetër, më të gjërë. Për të arritur këtë duhet të agjërojnë një ose dy ditë, në mënyrë që trupi i tyre të jetë i gatshëm fiziologjikisht për të ndërruar lëkurën e vjetër.Ky proces përsëritet pesë herë gjatë etapës më të hershme, para përfundimit të metamorfozës e cila zgjat tridhjetë ditë. Atëherë e përfundojnë etapën e zhvillimit dhe fitojnë madhësi të dukshme.
Kur larva arrin këtë madhësi, ajo patjetër fillon agjërimin e dytë i cili zgjat gjashtë ditë. Në këtë mënyrë ajo do të gjejë një çerdhe të qetë, ku do të thurrë një mbështjellës për trupin e saj të ri. Është interesant të dijmë që larva e thurrë vetëm një pe të bukur, të fortë dhe fije të shëndritshme, gjatësia e së cilës arrin prej 400 deri në 1200 metra. Ky mbështjellës quhet "kokon" dhe ky është burim i mëndafshit komercial, materialin e të cilit njerëzit e përdorin për rroba, por Allahu i madhërishëm meshkujve u ka ndaluar, ndërsa femrave u ka lejuar. Njëkohësisht mund të themi se buba hyn në etapën e privimit nga ushqimi (në mes larvës dhe pjekurisë së plotë, në transformimin në insekte holometaboloze), gjatë të cilit zakonisht kalon nëpër procesin e përfundimit të transformimit brenda kokonit mbrojtës.
Faza e hershme kërkon qetësi të plotë për bubën, por kjo nuk është periudhë e zhvillimit ose dimërimit siç duket në shikim të parë.
Më mirë me thënë, kjo ngjan në etapën e rëndësishme të jetës së këtij insekti të çuditshëm i cili është subjekt i llojeve të ndryshme të transformimit të shpejtë. Këto etapa e përgatitin insektin që të kalojë në etapën tjetër.
Më në fund buba e përgjumur e cila agjëron kalon në kryenngritës të madh i cili copton prangat për të dalë në botën e gjërë. Ajo tajon një lëng i cili zbërthen pjesët e kokonit për të krijuar rrobat duke prodhuar një organizëm tejet të bukur i cili quhet flutur e bubës së mëndafshit, i cili bën vezët e saja pas mbarësimit. Ajo kalon pesë ditë të jetës së saj duke agjëruar, pasi që vendoset në vezët e mbarësuara të cilat në pranverën tjetër do të ripërtërijnë rrethin interesant të jetës së tyre.
Qoftë lavdëruar Allahu, Krijuesi më i bukur!
". . . I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!" (El - Mu'minun, 14)
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
|