E diel, 22/12/2024, 16:16
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijesa të mrekullueshme

Mrekullia e Krijuesit - Agjërimi i pinguinëve

Mrekullia e Krijuesit - Agjërimi i pinguinëve

 

Pinguini është lloj shpendi detar i cili jeton në vende të ftohta. Në tërë botën ekzistojnë shtatëmbëdhjetë lloje të këtyre shpendëve. Vetëm një lloj banon në territorin e polit të Veriut, ndërsa llojet e tjera janë të shpërndara përgjatë hemisferës jugore, në Australi, Afrikë dhe Amerikë.

Ky lloj tërësisht dallon për mënyrën e vendosjes së vezëve. Me ardhjen e pranverës, ata në grupe kthehen në vendlindje në polin e Veriut, duke kaluar me mijëra milje përderisa nuk arrijnë në destinacionin e dëshiruar dhe në lokacionin e përshtatshëm për reprodukim. Posa arrijnë aty, menjëherë fillojnë ndërtimin e çerdheve të tyre larg pjesëve shkëmbore. Pas tre javësh nga ardhja, ata përfundojnë ndërtimin e çerdheve si dhe procesin e lindjes. Femrat bëjnë dy vezë të bardha me nuanca të kaltra. Meshkujt marrin detyrën e vendosjes në vezë, në vend të femrave pinguin e cila është e preokupuar me kërkimin e ushqimit në ujëra të thellë detar. Në anën tjetër mashkulli agjëron dy javë përderisa të vegjlit nuk rriten. Kur kjo ndodh, mashkulli me shpejtësi të madhe vërsulet në det për të pirë ujë dhe për tu ushqyer me furnizim të Allahut. Ky me gëzim konsumon ushqimin përderisa femra pinguin (tani nënë) kthehet për të ushqyer pinguinët e vegjël.

Përkundër të gjithë llojeve të pinguinëve, ekziston një lloj i quajtur "Imperator" i cili nuk ndërton çerdhe për fëmijë. Ky lloj kalon dimrin në zonat e akullta të Veriut kur i bën vezët, por jo në borë, por në këmbët e pasme. Ndonjëherë mashkulli pinguin (babai) e liron nënën nga detyra dhe duke agjëruar mbesin gjatë tërë dimrit.

Me ardhjen e pranverës, akulli shkrihet, zogjtë e vegjël lindin. Në këtë lloj agjërimi fshehtësia qëndron në atë që vezëve të pinguinit u nevojitet një shkallë e caktuar e ftohtësisë. Praktikisht, kur pinguinët e vegjël rriten, fillojnë të agjërojnë, duke abstenuar nga ushqimi përderisa puplat e tyre nuk bijnë, dhe trupi mbulohet me pupla të reja. Në këtë moment, ata vërsulen në ujë duke përfunduar agjërimin e tyre.

Edhe pinguinët e vjetër gjithashtu agjërojnë. Agjërimi i tyre ndodh kur ndërrojnë puplat e vjetra me të reja të dendura dhe të shndritshme. Atëherë me gëzim hudhen në det, sikur imitojnë njerëzit që veshin petkat e reja për Bajram i cili vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit.

Por, mund të themi se edhe njerëzit imitojnë këto krijesa të bukura. Më mirë me thënë, ky është ligj i dukshëm në krijesat e Allahut, ndërsa Ai është Krijuesi më i bukur dhe më madhështor.

"I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!" (El - Mu'minun, 14)
 

  Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Kategori: Krijesa të mrekullueshme | Shtuar nga: Argjendi (26/08/2009)
Klikime: 744 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024