Mrekullia e Krijuesit - Agjërimi i thnegëlngrënësit gjembor
Thnegëlngrënësi gjembor, ose echidna, është një lloj gjitari i natës i cili hap tokën dhe vendos vezët. Jetojnë në Australi, Tasmani dhe Guinenë e Re. Nuk ka dhëmbë dhe është i mbuluar me gjemba. Ka gjuhë të gjatë dhe ngjitëse me të cilën rrëmben insektet si thneglat dhe termitet.
Thnegëlngrënësi gjembor kryesisht jeton në kodra dhe vende mbi 200 m lartësi mbidetare.
Ka dëshirë të banojë në vende të pabanuara dhe male të errëta. Ky është shkas i ushqimit të tij karakteristik me thnegla. Kur thnegëlngrënësi gjembor hap gjuhën e tij të gjatë dhe ngjitëse brenda tunelit të thneglave, me qindra thnegla ngjiten në gjuhën e tij, duke krijuar ushqim të këndshëm thnegëlngrënësit.
Një prej shenjave të urtësisë së Allahut e cila manifestohet në krijesat e Tij është që thnegëlngrënësi (echidna) ka lëkurë të trashë e cila mbron nga pickimi i thneglave. Është edhe një fenomen interesant që thnegëlngrënësi përzien insektet me pluhur, rërë dhe bimë të thata, që i ndihmon në tretjen e insekteve.
Thnegëlngrënësi mund të apstenojë nga ushqimi në periudhë e cila kalon një muaj pa asnjë efekt në vitalitetin e tij.
Mungesa e ushqimit nuk e dobëson, për shkak të rezervave që i merr më parë. Kur zvogëlohet ushqimi, ata agjërojnë.
Edhe kjo është manifestim i fuqisë së Allahut dhe urtësisë së Tij në krijesa.
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
|