Transformimi Fillon: Tre Etapat e Foshnjës në Mitër
Nga ajo që pamë deri këtu, shifet qartë se çdo periudhë kohore në formimin e spermës dhe të vezës dhe deri te takimi i tyre, çdo gjë që ndodh është një mrekulli. Ndryshimet që ndodhin kur këto dy qeliza bashkohen, dhe të gjitha përgatitjet që bëhen në trupin e femrës na paraqesin ndodhi të tjera të mrekullueshme.
|
Ata nuk madhërojnë All-llahun me nderin që i takon Atij. Megjithatë Zoti është I Plotëfuqishmi dhe Ngadhënjyesi. (Kur'an, 22: 74) | |
Vetëm brenda disa orëve pasiqë veza të jetë fekonduar nga spermatozoidi, ajo ndahet dhe rritet shumë shpejt. Në ditët e sotme e dijmë se foshnja shkon nëpër tri faza të zhvillimit të embrionit derisa është në mitrën e nënës. Por ky informacion që u arrit me ndihmën e teknologjise moderne pas shumë viteve hulumtimi, është dhënë në Kur'an 1400 vite më parë. Këto fakte shkencore janë shpallur në këtë varg:
…Ai iu krijon juve fazë pas faze në mitrat e nënave tuaja në një errësirë të trefishtë. Ai është Zoti, Sunduesi i juaj, Sovraniteti është I Tij. Nuk ka Zot tjetër përveç Atij. çka ju bëri pra të largoheni prej Atij? (Kur'an, 39:6) (Kur'an, 39: 6)
Do të vëreni se ky varg paraqet se tri faza të ndryshme ndodhin gjatë zhvillimit të njeriut derisa gjendet në mitrën e nënës. Me të vërtet, biologjia moderne ka vërtetuar se foshnja në mitrën e nënës kalon nëpër tri faza të ndryshme të zhvillimit, sikurse që është paraqitur në këtë varg. Kjo është një çështje e infomacionit bazë në të gjitha librat embriologjike që kërkohet të lexohet sot në fakultetet e mjekësisë. P.sh. Embriologjia Bazike e Njeriut, një punim bazë për embriologji, jep deklaratën në vijim:
Jeta në mitër ka tre etapa: 1) para-embrionike: java e parë deri dy javë e gjysmë; 2) embrionike: deri në fund të javës së tetë, dhe 3) fetale - nga java e tetë deri në lindje.20
Këto etapa përbëhen nga faza të ndryshme të zhvillimit të foshnjës. Veçoritë kryesore të këtyre tre etapave mund t'i përmbledhim si në vijim:
- Etapa para-embrionike: Në etapën e parë, zigoti (qeliza e sapo fekonduar) shumohet. Brenda tre javëve të para, mbasi të jetë bërë grumbull qelizash, e ngulit veten në muret e mitrës. Përderisa qelizat vazhdojnë të shumohen, ato formojnë tre shtresa.
- Etapa embrionike: Etapa e dytë zgjat plotë pesë javë e gjysmë, gjatë të cilave foshnja quhet embrion. Në këtë etapë organet dhe sistemet themelore të trupit marrin formë nga shtresat e qelizës.
- Etapa e fetusit: Me hyrjen në etapën e tretë të shtatzënisë, embrioni quhet fetus. Kjo etapë fillon nga java e tetë e shtatzënisë dhe vazhdon deri në lindje, për dallim nga etapat e më hershme, këtu fytyra, duartë dhe këmbët e fetusit bëhen të dallueshme dhe merr pamjen e jashtme të qenies njeri. Në fillim të kësaj etape, të gjitha organet e fetusit 3 cm. janë nëpër vende. Kjo etapë zgjat tridhjetë javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes.
Etapat të cilat i përshkruam këtu me pak fjalë dhe zhvillimet mahnitëse që ndodhin në secilën etapë do të shpjegohen në detaje në faqet në vijim.
Qeliza e Parë Fillon të Shumohet
Qeliza e parë që përmban 46 kromozome e cila është formuar me bashkimin e spermatozoidit dhe të vezës është qeliza e parë e njeriut të ri që do të hap sytë në botë pas nëntë muajve. Qeliza e parë dhe e vetme e cila përmban planin për tërë trupin quhet "zigot".
Ndarja e parë e qelizës fillon 24 orë pas bashkimit të spermatozoidit dhe vezës. Këto dy qeliza të formuara janë identike me njëra tjetrën. Me këtë, fillon dita e parë e periudhës nëntë muajshe të jetës në mitrën e nënës. Tash në mitrën e nënës nuk është një qelizë por janë dy. Më vonë ky numër rritet në katër dhe në këtë mënyrë vazhdon shumimi me ndarje.21
Grumbulli i qelizave në tubin fallopian vazhdon të ndahet dhe rritet dhe lëvizë në drejtim të vendit ku ato do të kalojnë nëntë muajt e tjerë. Kjo është mitra e nënës (uterus).
|
|
|
Pas bashkimit me spermatozoidin, qeliza vezë fillon të ndahet. Në ndarjen e parë formohen 2 qeliza; këto dy qeliza ndahen dhe brenda një kohe të shkurtër një grumbull qelizash formohet. Si rezultat i transformimeve që pëson ky grumbull, struktuart vitale të foshnjës formohen. Mbas periudhës që foshnja kalon në mitrën e nënës, ajo në secilin aspekt është e gatshme për jetë në botën e jashtme. |
|
|
|
Zemra, nervat, shtylla kurrizore, arteriet, mushkërit, dhëmbët, eshtrat, sythat e shijes – të gjitha këto pjesë vitale formohen derisa embrioni kalon nëpër faza në mitrën e nënës. P.sh. në fund të muajit të tretë, gjinia e foshnjës është e përcaktuar. Pjesët e trurit janë formuar. Në fund të muajit të tetë, praktikisht të gjitha pjesët e trupit të foshnjës janë formuar. | |
Në këtë fazë, ndryshimet e nevojshme ndodhin në mitër. Gjaku nxiton në mitër dhe e bën atë të zhvilluar dhe elastike. Sikur që kemi përmendur në pjesët e mëparshme, korpus luteumi në vezore rrit sekretimin (tajitjen) dhe informon trupin se shtatzënia ka filluar. Ndërkohë, zigoti lëviz me një lëvizje notuese në drejtim të mitrës dhe fillon të dërgoj sinjale biokimike që përmban mesazhin, "Unë jam këtu". Këto mesazhe bëjnë trupin e nënës të përgatitet dhe sigurohet për prezencën e kripës, hekurit, gjakut dhe vitaminave të nevojshme për fetusin. Në të njëjtën kohë, mesazhi biokimik që zigoti ka sekretuar (tajitur) (hCG hormoni), arrin vezorën e nënës dhe bën që një hormon tjetër aty të sekretohet (tajitet) që të parandalojë periudhën tjetër të ovulacionit (periudhën menstruale) në trupin e nënës.22
Zigoti ende është i përbërë nga disa qeliza. Fakti që e di se ku gjendet dhe menjëherë dërgon sinjale lidhur me periudhën 9 mujorshe që pason është një gjë e jashtëzakonshme. Si e di zigoti kujt t'ia dërgoj mesazhin? Si organelet e ndryshme që pranojnë mesazhin e dijnë se është duke ardhur nga një masë mishi mikroskopik të cilin kurrë nuk e kanë takuar më parë, dhe fillojnë t'a ndihmojnë duke përgatitur ambientin në të cilin do të jetojë? Në fund të fundit, hormoni i sekretuar (tajitur) nga zigoti është i përbër nga molekulat; kështu që, në vendin që janë pranuar këto molekula, si e dijnë qelizat se cili është qëllimi i këtyre molekulave me arritje në atë vend? Kur një mesazh dërgohet te njeriu në gjuhën që ai e kupton, është e mundur për atë t'a lexoj dhe t'a kuptojë, dhe të sjell një vendim në bazë të asaj se çka ka lexuar. Por në këtë rast, mesazhi përmban një hormon të përbërë nga disa molekula; ato që dërgojnë mesazhin janë një grumbull qelizash; ato që pranojnë mesazhin janë një grumbull pak më i madh qelizash. Me të vërtet është një mrekulli që qelizat lexojnë dhe kuptojnë mesazhet (hormonet) që ju vijnë sikurse një njeri që kupton një mesazh që lexon.
Përveç kësaj, si e di zigoti se çfarë materiali i nevojitet atij gjatë rritjes së tij?
P.sh. mendo për vetveten. çfarë duhet ngrënë në mënyrë që trupi yt të bëhet i fortë? çfarë minerale duhet të marrësh? Këtë mund t'a mësosh vetëm me mësim nga punimet shkencore që janë bërë në këtë fushë. çfarë efekti ka në trupin tënd kaliumi, fosfori dhe kalciumi? Prej cilit ushqim mund t'i marrësh këto gjëra? Kur dhe sa duhet ngrënë këtë ushqim? Këto janë gjëra të cilat nuk mund t'i dijsh pa u konsultuar me një ekspert. Ti, një qenie me aftësi mendore, shikim, intelegjencë dhe ndjenja, me mundësinë e të folurit, mund të dijsh për këto gjëra vetëm duke kërkuar ndihmë; ndërsa një grumbull i vockël qelizash e dijnë se për çfarë kanë nevojë dhe çfarë duhet të prodhohet për t'u përmbushur nevojat; e dijnë se kush mund t'a prodhojë atë që është e nevojshme dhe se duhet të dërgohet një sinjal për të filluar procesi i prodhimit. Përveç kësaj, përkundër faktit se ka qenë në trup për vetëm ca ditë, zigoti e di si duhet dërguar informata kimike dhe llogarit se organe të ndryshme në trup janë të afta të pranojnë këtë informat kimike.
Sigurisht se nuk mund të thuhet se një grumbull qelizash ka këto informata të jashtëzakonshme dhe sajon një plan në bazë të atyre. është një fuqi supreme që i bën këto qeliza të kryejnë këto funksione të mrekullueshme dhe i krijon ato në atë mënyrë që iu mundson atyre të bëjnë punën e tyre. Kjo fuqi i takon Zotit, Sundimtarit të vetëm të qiejve dhe tokës. Si dëshmi për neve për fuqin e Tij të patundëshme, Zoti ka inspiruar qelizat e gjalla, të pavetëdijshme, mikroskopike, në atë mënyrë që t'a kryejnë detyrën e tyre komplekse në mënyrë perfekte që mendja e njeriut nuk mund t'a kap.
Grumbulli i Qelizave Fillon të Lëviz
Pamja e jashtme e masës së qelizave të formuara nga ndarja e qelizës duket si një pjesë mishi. |
Grumbulli i qelizave lëviz në drejtim të vendit të sigurt të përgatitur për të dhe vazhdon me ndarje nga dita në ditë. Në çdo 30 orë një ndarje ndodh. Duke u ndarë në 2 ,4, 8, 16, qelizat gradualisht formojnë grumbullin (togun); duke lëvizur së bashku me spermatozoidet e pasuksesshme, shkon ngadal nga tubi fallopian drejt mitrës.
Sikur t'a zmadhonit tubën fallopiane në të do të shikoni pamje që paraqitet në fund të oqeanit. Grumbulli i qelizave vazhdon rrugën e tij për shkak të lëvizjes se valëzuar në tubën fallopiane. Kjo lëvizje, e cila ka siguruar fekondimin e vezës me shtyerjen e spermatozoidit në drejtim të saj, kësaj radhe bart vezën për në mitër. Qime të vogla (silia) që gjenden në sipërfaqen e qelizave të tubës fallopiane lëvizin në të njejtin drejtim. Në këtë mënyrë, ato bartin vezën sikur të ishin duke bartur një objekt shumë të çmuar, në drejtim të vendit ku duhet të shkoj.
Këtu, sikur të gjitha elementet e përfshira në këtë funksion kanë pranuar një urdhër nga një qendër e përbashkët dhe ato fillojnë përnjëherë të punojnë për qëllimin e njejtë. Ky urdhër është i atillë që çdo vend i ndryshëm i trupit e kupton dhe e zbaton.
Kur shikojmë lëvizjen në tubën fallopiane, kemi përshtypjen se jemi duke shikuar në fund të një oqeani (fotoja e vogël). Këto qime të imëta në tubën fallopiane (lart) bëjnë lëvizje të valëzuar, e cila ndihmon vezën të lëviz në drejtim të mitrës. |
Derisa grumbulli i qelizave është në tubën fallopiane ai kalon nëpër një numër të fazave të ndarjes. Grumbulli me rreth 100 qeliza hyn në mitër. Por në mënyrë që të bëhet ndarja, qelizat duhet të ushqehen. Kjo kërkesë duhet të konsiderohet si një aspekt i rëndësishëm i mrekullisë së krijimit të njeriut. Zoti e ka krijuar tubën fallopiane në atë mënyrë që t'i përgjigjet nevojave të zigotit. Në këtë periudhë të pritjes, qelizat tajitëse alternojnë me qelizat e vogla në formë të qimeve që shtresojnë (veshin përbrenda) tubën fallopiane. Qelizat tajitëse prodhojnë sasi të mëdha të sekrecionit (lëngut) mes tjerash molekula organike, jone dhe ujë për ushqyeshmërin e zigotit.24
"…mitra rritet në madhësi për të mbrojtur embrionin. Tubat fallopiane bëjnë atë që është e nevojshme për të ushqyer qelizat…" Me këto fjali deri këtu kemi folur rreth indeve dhe organeve të cilat e mbrojnë grumbullin e qelizave të formuara pas bashkimit të vezës dhe spermatozoidit, për masat e duhura që të sigurohet ushqyeshmëria dhe për punën për të strehuar këto qeliza. Nuk duhet të harrojmë se këto organe dhe inde po ashtu janë të komponuara nga qelizat. Kështu që, si ka mundësi që një qelizë mund të ndiej nevojën e tjetrës dhe saktësisht në kohën e duhur, të bëj ndryshimet e nevojshme për të ushqyer dhe mbrojtur atë?
Kur shtrojmë këtë pyetje, përgjigja e parë që vjen në mendje do të jetë se këtu ka një intelegjencë që kontrollon qelizat. Askush nuk do të mendojë për një përrallë në të cilën "një ditë qelizat fillojnë të bëjnë një ndryshim rastësisht dhe pastaj këto qeliza disi bëhen të afta për të prodhuar ushqim që i nevojitet zigotit, dhe pastaj vazhdojnë t'i mbajnë këto dukuri mahnitëse që ndodhin në të gjitha femrat." është e qartë se kushdo që bën një pohim të tillë do të akuzohej për trillim. Përgatitjet që mitra i bën për të strehuar embrionin dhe karakteristikat e veçanta të tubave fallopian të cilët mundësojnë furnizimin me ushqim për zigotin, janë veprime të cilat ekzistojnë vetëm në njohurin e Zotit. Secila nga këto gjëra është një manifestim i bekimit dhe mëshirës që Zoti ka për çdo gjë të gjallë të krijimit të Tij perfekt.
Mitra: Një Strehë e Sigurt e Krijuar për Embrionin
Mitra është një organ muskulor i zbrazët që peshon rreth 50 gram. Natyrisht që nuk është mjaft e madhe për foshnjën që të zhvillohet në të. Prandaj, struktura e mitrës duhet të pësoj një transformacion. Gjatë shtatzënisë, mitra rritet gradualisht, duke arritur rreth 1.100 gram në fund të shtatzënisë. Për shkak të kësaj karakteristike, mitra realizon kushtet më të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin e vezës së fekonduar dhe për daljen e një njeriu komplet të formuar. Përveç kësaj, duke qenë saktësisht në qendër të zgavrës të komblikut të nënës, ajo e strehon foshnjën dhe e mbron në rrjedhën e zhvillimit të saj.1
Në Kur'an Zoti paraqet cilësinë mbrojtëse të mitrës së nënës dhe na përkujton edhe njëherë për mëshirën e Tij për njerëzimin:
Ne krijuam njeriun nga balta më e pastër; pastaj vendosëm atë, një perlë e gjallë, në një vend të sigurt. (Kur'an, 23: 12-13)
1-Arthur C. Guyton, John E. Hall, Textbook of Medical Physiology, 10th ed., Harcourt International Ed., PA, 2000, p. 950 |
Grumbulli i Qelizave Ngjitet në Mitër
Një embrion i strukur në mitër
Thuaj: " A të kërkoj Zot tjetër pos All-llahut, kur Ai është Zoti i të gjitha gjërave?" Atë që bën secili e ka për vete. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Në fund ju do të ktheheni te Zoti i juaj, dhe Ai do t'i zgjidh për ju përçarjet e juaja. (Kur'an, 6: 164) |
Që shtatzënia të vazhdojë në mënyrë të shëndetshme, grumbulli i qelizave duhet të gjejë një vend të duhur që të banoj. Duhet të zgjedhet një vend që ofron mbrojtje dhe t'i ketë karakteristikat që të ndihmoj lindjen pas nëntë muajve. Përveç kësaj, ky vend duhet po ashtu të jetë afër enëve të gjakut të nënës të cilat do të furnizojnë foshnjën me ushqim. Vendi më i përshtatshëm për këtë gjë është muri i mitrës.
Grumbulli i qelizave, që përparon në drejtim të mitrës nga tuba fallopiane, lëviz me vetëdije për atë se çka është duke bërë. Qëndron në tubën fallopiane për 3-4 ditë por nuk përpiqet të ndalet apo të strehohet në ndonjë vend aty. E di se para se të arrij në mitër, asnjë vend në të cilin do t'a ngjiste veten nuk do t'a pranonte apo lejonte të mbijetonte. Vazhdon në drejtim të mitrës, e gjen në muret e mitrës një vend ku enët e gjakut janë të bollshme dhe strehohet aty. Sikur një farë e mbjellur në tokë që i nxjerr dhe i shtrin rrënjët e saj, ashtu dhe grumbulli i qelizave (zigoti) vazhdon të rritet dhe lëvizë thellë në inde të cilat do të ushqejnë atë, për veten ai prodhon kanale të reja për këtë ushqim.
Këtu është e dobishme të përmendet një pikë e rëndësishme. është mrekulli që një grumbull qelizash është në gjendje të zgjedh vendin më të përshtatshëm për të vendosur veten. Në librin e tij, Fillimi i Jetës, G. Flanagan po ashtu pyet " Si grumbulli bën një zgjedhje të tillë "të kujdesshme" mahnitëse?"
Pika në të cilën Flanagan tërheq vërejtjen është shumë e rëndësishme. Në mënyrë që të ilustrojmë këtë pikë të rëndësishme, le të marrin së pari një shembull. Imagjinoni një foshnje që është sapo ka filluar të ecë. Vendoseni këtë foshnje në një ndërtesë që është miliona herë më e madhe se sa ajo, dhe në të cilën nuk ka qenë kurrë më parë; pastaj prisni që kjo foshnje të zgjedh për vete dhomën me ambientin më të përshtatshëm në këtë ndërtesë. A mundet një foshnje të bëj një gjë të tillë? Sigurisht që jo. Nëse ky veprim është i pamundur për një foshnje që nuk e ka arritur moshën që të përdorë aftësitë mendore, dmth që nuk ka përvojë e njohuri të mjaftueshme, aq më shumë është e pamundur për një masë mishi, me disa centimetra, që të lëviz në errësirën e një trupi, e të gjej për vetveten vendin më të përshtatshëm, më të rehatshëm dhe më të sigurt?
Përveç kësaj, ky grumbull qelizash nuk është ende qenie njerëzore. Kujtojmë që, ajo së cilës i referohemi këtu është një masë mishi e përbërë (për momentin) nga disa qindra qeliza, pa veshë, sy, tru, duar apo krahë. Por kjo masë qelizore, duke demonstruar një aftësi njohëse të veçantë, strehon veten në mitër në vendin më të përshtatshem për vetveten.
Mrekullitë e krijimit të njeriut nuk ndalen këtu. Në çdo fazë të formimit të qenies njerëzore është një zinxhir i mrekullueshëm i dukurive mahnitëse. Kemi folur se si veza e fekonduar shumohet dhe se si e gjen vendin e nevojshëm për zhvillimin e saj. Në këtë fazë, një pyetje tjetër e rëndësishme lind: Ky grumbull qelizash, i përbërë nga qelizat plotësisht të ngjajshme me njëra tjetrën, nuk ka një spirancë apo ndonjë organ tjetër të ngjajshëm që t'ia bëj të mundur kapjen në një vend. Pra, si është e mundur të ngjitet në murin e mitrës?
Mënyra se si grumbulli i qelizave ngjet veten në murin e mitrës është një pjesë interesante dhe tejet komplekse e sistemit. Qelizat në shtresën e jashtme të grumbullit të qelizave sekretojnë (tajisin) një enzim qe quhet hialuronidaza. Tipari i veçantë i këtij enzimi ( siç kemi përmendur më herët në rastin e spermatozoidit) është aftësia për të zbërthyer shtresën e acidit (acidin hialuronik) në indet e murit të mitrës. Kjo ju mundëson qelizave që përbëjnë grumbullin e qelizave (zigotin) të tretin indin e mitrës dhe të depërtojnë në mitër. Disa qeliza në grumbullin e qelizave tretin qelizat e mitrës, depërtojnë më thellë dhe ngulitin veten mirë në mur.
Ashtu siç përmendëm dhe më lart, fakti që një masë qelizash ka aftësi të zgjedh vendin më të përshtatshëm për veten dhe vendos se është e nevojshme të ngjitet në atë vend mbetet një diçka vërtet mahnitëse. Me sjelljen e vet, ky grumbull i vockël i qelizave paraqet aftësinë e llogaritjes së nevojave të veta dhe veprimin sipas kësaj llogaritje. Akoma më mahnitëse është që e di si të bëj këtë ngjitje dhe që disa qeliza e kanë këtë aftësi të veçantë. Sigurisht që është e pamundur që këto qeliza, duke përdorur intelegjencën dhe vullnetin e tyre, të analizojnë acidin hyaluronik në murin e mitrës dhe të fillojnë sekretimin (tajitjen) e enzimit hialuronidaza i cili do t'a tret atë.
Siç shpjeguam më herët, nëse një person nuk ka përgatitje të posaçme në kimi, nuk di të jep një sqarim për këtë. Por, disa qeliza kanë këtë informat kimike dhe e përdorin atë për të kryer funksione vitale në prodhimin e asaj që nevojitet për ekzistencën e tyre. Ky funksion i jashtëzakonshëm zbatohet jo vetëm nga një qelizë e vetme, por nga qelizat që kanë formuar çdo njeri në të kaluarën dhe të tashmen.
Siç po shihet nga ajo që kemi thënë, në formimin e grumbullit të qelizave të cilat do të formojnë embrionin më vonë dhe në ndryshimet që pësojnë qelizat që e strehojnë atë, vepron një plan i caktuar dhe i vetëdijshëm. Saktësisht në kohën e duhur, qelizat që përbëjnë tubin fallopian pësojnë një ndryshim dhe në momentin e përpiktë qelizat që e rrethojnë sipërfaqen e grumbullit të qelizave fillojnë të sekretojnë një enzim (hialuronidazën).
Ky plan i vetëdijshëm tregon se këto funksione që ndodhin në trupin e njeriut janë të kontrolluara nga një intelegjencë superiore.
është Ai I Cili ju formon në mitër ashtu siç Ai dëshiron. Nuk ka Zot tjetër përveç Atij, I Plotëfuqishmi, I Gjithdijshmi. (Kur'an, 3:6)
|