E shtunë, 21/12/2024, 18:56
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i njeriut

Funksionet Tjera Vitale të Placentës

 

Tre tuba të ndryshëm përbëjnë kordonin umbilikal, të cilët sigurojnë lidhjen ndërmjet foshnjës dhe trupit të nënës. Njëri nga këta tuba bart ushqimin dhe oksigjenin për embrionin. Për këtë shkak, edhe pse embrioni jeton në një ambient të mbushur me lëng dhe mushkërit e tij janë të mushura me këtë lëng, ai nuk mbytet; dhe megjithëse ai nuk ka sistem tretës dhe nuk mundet për të ngrënë, embrioni nuk vdes nga uria. Dy tubat e tjerë largojnë mbeturinat e prodhuara nga embrioni. Mund të shifet se embrioni është krijuar me një ndërtim perfekt.

Zorra umbilikale, e cila lidh fetusin me placentën ka tre enë të gjakut dhe duket si një litar i gjatë.  Njëra nga këto enë të gjakut quhet vena umbilikale.  Ajo dërgon gjakun që bart materialin ushqyes dhe oksigjenin nga placenta te foshnja.  Dy enët e tjera të gjakut quhen arteriet umbilikale ato trasportojnë prej foshnjës në placentë gjakun i cili përmban dioksid karboni dhe produktet mbetëse nga materiali ushqyes.

Për shkak të ndërtimit të fortë dhe elastik (fleksibil) të zorrës umbilikale, ajo nuk dëmtohet ose deformohet lehtësisht.   është shumë e rëndësishme që të mos ketë problem në furnizim me gjak.  Përveç kësaj, ndërtimi elastik i zorrës mundëson lëvizjen e foshnjës.

Nga këndvështrimi i funksionit të saj, placenta është krijuar që të veproj për fetusin nganjëherë si mëlçi dhe stomak,  dhe nganjëherë si zorrë dhe veshkë.  Gjithashtu,  placenta nuk e kryen funksionin e saj sipas një rregulli të fiksuar, por ndryshon atë sipas nevojave të foshnjës.  P.sh. ushqimi që fetusit i nevojitet në muajin e parë dhe të dytë ndryshon nga ushqimi që i nevojtet në muajin e tetë dhe të nëntë;  por për këtë placenta bën rregullimet dhe bën një ekuilibrim perfekt, duke zgjedhur ushqimin që foshnja t'a tret në mënyrën më të lehtë në secilën periudhë të zhvillimit të saj. 

Një nga funksionet më të rëndësishme të placentës është të sekretoj (tajit) hormone (p.sh. estrogjenin dhe progesteronin) që janë të nevojshme për foshnjën.   Nga këto hormone, progesteroni ka ndikim të veçantë në uljen e tkurrshmërisë së mitrës në trupin e nënës dhe i jep mbështetje fizike foshnjës.  Në mënyrë që zhvillimi i foshnjës të vazhdoj,  ai bën të mundur formimin e një ambienti tejet të rehatshëm.   Përveç kësaj,  ai lejon zhvillimin e gjëndrrave të qumështit në gjinjët e nënës dhe në kohën e duhur ndihmon prodhimin e qumështit.  Gjithashtu,  ai ndihmon ngritjen e metabolizmit të nënës, kështu që i kontribon shëndetit dhe qetësisë së saj.  Këto hormone sigurojnë që mitra të bëhet vend i rehatshëm dhe i sigurt për embrionin, dhe sekretimi (tajitja) i tyre në mënyrë dhe sasi të duhur janë shumë të rëndësishme që foshnja të ketë lindje të shëndetshme.  Përveç kësaj, këto hormone përgatisin sistemin e nënës për lindje.

Përveç këtyre funksioneve, placenta sigurohet që foshnja të jetë imune ndaj infeksioneve që mund të ndodhin në tre muajt e fundit të shtatzënis.

Ato që kemi shpjeguar deri në këtë pikë janë vetëm disa nga funksionet që ndërmerr placenta gjatë zhvillimit të foshnjës.  Dhe, në çdo gjë që kemi shpjeguar këtu, ka një sasi të paimagjinueshme të detajeve.  Secili sistem varet nga funksionimi i veprimeve kimike shumë komplekse.

Gjithashtu, çdo hulumtim i ri i bërë në lidhje me zhvillimin e fetusit zbulon një funksion të ri që placenta kryen për foshnjën.   Në të gjitha këto është një çështje e përbashkët.  çdo aktivitet i placentës lidh ndërmjet tyre nënën me embrionin në një bashkim perfekt harmonik.  Ky bashkim ka rëndësi të madhe sepse,  sikur vetëm një nga balancimet në trupin e nënës të çrregullohet, embrioni nuk mund të mbijetoj.

Fakti që një organ i formuar nga qelizat është në dijeni të nevojave të një qenie të gjallë, vendos se çka është e nevojshme dhe vepron me njohuri se si t'ju përgjigjet këtyre nevojave; si dhe fakti që ky organ mund të prodhoj materialet e nevojshme në sasi të caktuar duke i zgjedhur dhe duke i marrë nga jashtë; shkurt, që një organ i tillë të paraqes aktivitet të dijshëm nuk është diçka që mund t'a bëj nga përpjekjet e veta.   P.sh. nëqoftëse një njeriut  i kërkohet të bëj të njejtën gjë, ai nuk do të jetë në gjendje të kryej këtë funksion.  Të kuptohet se për çfarë dhe kur ka nevojë fetusi  të marrë sasinë e nevojshme; të zgjedh materialin e duhur dhe të refuzoj materialin e padëshiruar janë gjëra të cilat një person pa  kualifikim mjeksor nuk mund t'i realizojë.  (Edhe një person me kualifikim mjeksor nuk do të mundte vazhdimisht, ditë dhe natë, të kryej këtë detyrë pa bërë asnjë gabim).

PREJ NJË QELIZE NË NJË KOKËL MISHI

Qelizat vazhdojnë të ndahen dhe shumohen gjatë një periudhe kohore, duke formuar qelizat e syrit të ndjeshme ndaj dritës, qelizat nervore për perceptim të të thartës, ëmblës, dhimbjes, nxehtësis dhe të ftohtit, qelizat e veshit që të ndjejnë tinguj valor, qelizat e sistemit tretës për procesim të ushqimit, dhe shumë të tjera.

Mbas tre javëve të para të embrionit, qelizat e shumuara marrin pamjen e një kokle.  Në Kur'an, ky zhvillim paraqitet si ndryshim prej një "alaq" (embrion) në një "kokël":

Pastaj Ne bëmë atë pikë alaq (embrion) dhe shndërruam alaq-in  në copë mishi dhe shndërruam copën e mishit në eshtra dhe i veshëm eshtrat me mish, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër. I Bekuar qoftë All-llahu, më i miri Krijues! (Kur'an, 23: 14)

Kohëve të fundit në shkencën e embriologjisë është zbuluar se faza e parë e formimit të foshnjës mbaron me këtë lloj zhvillimi.  Mirëpo ky fakt shkencor është paraqitur 1400 vite më parë në Kur'an, i cili është perfekt dhe pa gabime, i dërguar nga All-llahu, Zoti i universit.  E Lartë është Madhështia e Zotit.

Në foton majtas,  shofim fetusin tre javësh të ngjitur për murin e mitrës.  Kjo masë e qelizave që i gjason një cope mishi do të vazhdojë me ndarje dhe, në një kohë, sytë që na mundësojnë të shikojmë, hunda që na mundëson të nuhasim, shputat me të cilat ecim dhe vrapojmë, dhe duart dhe organet e brendshme do të formohen nga këto qeliza.   Ky transformim i mrekullueshëm nuk mund të vjen nga rastësia.  Nuk ka mundur të ndodh nga vetvetja.  është Zoti Sunduesi i të gjitha botërave, I Cili i rregulloi pa të meta të gjitha këto transformime në trup.

 

Por këto detyra që një njeri nuk mund t'i kryej, mund të bëhen në mënyrë efikase dhe pa të meta nga ky organ të cilin e quajmë placentë.  Dhe placenta e secilit nga miliona qenie njerëzore që kanë jetuar nëpër mijëra vite ka demonstruar të njejtën detyrë perfekte dhe të vetëdijshme.  Në të vërtet ndërtimi perfekt i placentës dhe aktiviteti i saj i vetëdijshëm me të gjitha këto karakteristika janë rezultat i krijimit të Zotit.  Të pohohet e kundërta do të ishte një hap përtej kufijëve të intelegjencës.   Me ndërtimin e shkëlqyeshëm që Ai ka krijuar në trupin e njeriut, Zoti na paraqet neve artin e Tij të pakrahasueshëm, dhe na urdhëron neve në Kur'an që të mendojmë për këto të vërteta:

Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka në mes tyre, kështu që adhurojni Atë dhe këmbëngul në adhurimin e Tij.  A njihni dikend tjetër që ia vlen Emrin e Tij? Njeriu thotë, "Kur unë të jem i vdekur, a mos do të ngritem prapë në jetë?" A nuk përkujton njeriu që Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë? (Kur'an, 19: 65-67)

Në temat që do të diskutohen në faqet në vijim, një çështje e rëndësishme nuk duhet të harrohet.  Sikur që kemi parë në shembujt e dhënë deri këtu, të gjitha njësitë e trupit të njeriut të cilat veprojnë sipas një plani, kryejnë detyrat e tyre të ndryshme në kohë të caktuar, e dijnë në cilën pikë duhet të ndalen, nuk largohen nga vendi i detyrës së tyre, mund të punojnë në ekipe, bëjnë zgjedhje që të përmbushen nevojat e caktuara dhe prodhojnë materialin e nevojshëm në kohën e duhur,  janë qeliza.  Siç do të shikojmë në disa detaje më vonë, në veprimet e këtyre qelizave aq të vogla që nuk mund të shikohen  me sy të lirë pa mikroskop, ka një intelegjencë të qartë, dhe kjo intelegjencë nuk iu përket qelizave.    Qelizat e përbëra nga atomet pa dije dhe jetë nuk mund të kenë kapacitete të menduari e të vepruari.  Kjo dije dhe intelegjencë supreme i përket Zotit.  është e rëndësishme të mbahet në mend vazhdimisht kjo e vërtetë; është mënyra me anë të së cilës individi thellon vetëdijen e tij në këto ngjarje mahnitëse dhe sheh fuqinë e përjetshme të Zotit.

Trupi Vazhdon të Marr Formë

Në ditët e para embrioni merr ushqimin e nevojshëm vetëm nga gjaku i nënës.  Tash, që të ushqej trupin e tij dhe të dërgoj oksigjen te qelizat e veta, embrioni ka nevojë për sistemin e vet qarkulles.  Në mënyrë që të sjell sistemin e tij në ekzistencë, një numër i qelizave marrin një vendim të menjëhershëm që të bashkëpunojnë, dhe fillojnë të formojnë sistemin qarkullues.  Ky aktivitet qelizor është dëshmi e qartë se ato dirigjohen nga një intelegjencë dhe dituri e përhershme.


23 ditë

25 ditë

26-27 ditë

33 ditë

40 ditë

55 ditë

Majtas shofim madhësinë e embrionit në ditët e para të zhvillimit të njeriut. Sigurisht, është Zoti Ai që bën një masë qelizash prej disa centimetrash të zhvillohet në një njeri me trup plotësisht të zhvilluar.

Rreth ditës së 13-të, një grup qelizash lëvizin në vendin ku do të formohet krahërori dhe zemra.  Duke rregulluar veten si tub në formë të një U-je,  me një nivel të lartë të diturisë ato së pari formojnë strukturën bazë të zemrës.  Pastaj, sikur të kishin dëgjuar se formimi i zemrës ka filluar, mijëra qeliza të tjera fillojnë të ndërtojnë enët e gjakut që do të shtrihen në tërë trupin.  Kështu që, me shpërndarjen e qelizave në vendet e duhura, formimi i enëve të gjakut kompletohet rreth ditës së 21, tani, sistemi qarkullues është gati për funksion, dhe me rrahjen e saj të parë rreth ditës së 25-të, zemra mban një ritëm prej 60 rrahjeve në minutë gjatë muajve të parë të zhvillimit.  35 Shtrëngimet (kontraksionet) shpërndahen në gjithë zemrën si valë, mirëpo kur formimi i zemrës përfundon, kontraksionet shpërndahen midis dhomëzave të ndryshme.

Zemra fillon të rrahë, por ende nuk ka gjak.  Edhe për këtë aspekt kontribojnë qelizat e duhura.  Këto qeliza, në fakt, llogarisin paraprakisht se formimi i trupit të njeriut të ri ka nevojë për një substacë e cila quhet  "gjak", dhe ato bëhen qeliza të gjakut.  Së shpejti gjaku fillon të rrjedh nëpër enë të gjakut.  Në fund të javës së katërt, gjaku fillon të mbush plotësisht  zemrën dhe enët e gjakut.  Me të vërtet, formimi i zemrës, sistemi qarkullues dhe gjaku në vetvete janë një gjë e mahnitshme.  Përderisa asnjë nga këto ende nuk ekzistonte, qelizat, duke ekzekutuar një plan perfekt dhe duke shkuar në vende të duhura në kohën e duhur, formojnë sistemin qarkulles të domosdoshëm për jetën e njeriut.  Asnjë nga fazat të cilat i kemi thënë këtu nuk janë rezultat i asnjë veprimi të rastësishëm; ky plan prefekt i ndërtimit nuk është e mundur të jetë bërë nga qelizat të cilat erdhën në ekzistencë nga një qelizë e vetme.  Në këtë pikë gjithashtu, ajo me të cilën ballafaqohemi është një dëshmi e vërtet e krjimit.  

Jo vetëm formimi i sistemit qarkullues por gjithashtu edhe karakteristikat që posedon çdo element i saj janë të krijuara në një ekuilibër mahnitës.  Gjaku i foshnjës që është duke u zhvilluar në mitrën e nënës ka shumë më shumë cilësira të veçanta nga ai i individit të rritur.  P.sh. hemoglobina e gjakut të foshnjës është në gjendje të mbajë më shumë oksigjen se sa ajo e një të rrituri.  Numri i qelizave të kuqe të gjakut në një kub centimetër të gjakut të marr nga një embrion është më i lartë se sa ajo që gjendet në volumin e njejtë të gjakut të foshnjës së posalindur.   Në muajin e katërt, kordoni mund të bart një qarkullim të barabartë me 24 litra në ditë në mes të foshnjës dhe placentës.  Ky qarkullim, që sjell furnizim për foshnjën nga placenta dhe kthen mbeturinat në placentë rrjedh vazhdimisht dhe aq shpejt sa që  një udhëtim shkues-kthyes kompletohet për rreth 30 sekonda. .36 Në këtë mënyrë, gjaku fillon të marr oksigjenin dhe ushqimet e nevojshme nga placenta dhe i bart ato te qelizat.  Në momentin që formohen veshkët, gjaku fillon të pastrohet duke marr me vehte mbeturinat e mbledhura nga qelizat e foshnjës për te veshkët.  .

Formimi i Mrekullueshëm i Sistemit Qarkullues

Këto qeliza, të radhitura të pavarura nga njëra tjetra, faktikisht janë qelizat e enëve të gjakut. (1-2). Pak më vonë, këto qeliza papritmas bashkohen dhe fillojnë të formojnë një lidhje ndërmjet tyre. (3-4) Qelizat formojnë enët e gjakut. (5-6) Më në fund, ato ndërtojnë një sistem tubash pa qarje apo vrima. Sipërfaqja e brendshme e enëve të gjakut është tejet e lëmuar. Numri total i gjatësis së enëve të gjakut është më shumë se 40.000 km. Kjo gjatësi është aq sa tërë perimetri i tokës. Ky ndërtim i mrekullueshëm është nga Zoti, Sunduesi i të gjitha botërave.

 

Le të ndalemi pak këtu që të shqyrtojmë:  A është e mundur që një sistem kaq perfekt të jetë formuar një ditë nga rastësia, në mënyrë perfekte dhe nga vetvetja?  A është e mundur që cilësitë e veçanta të gjakut të foshnjës, enët e gjakut që bartin gjakun  në zemër dhe nga zemra në vendet e duhura, dhe elementet që lidhin qelizat e gjakut me placentën të vijnë në ekzistencë me kalimin e kohës nga rastësia? A është e mundur që të gjitha këto elemente në këtë sistem të kenë ndërtuar veten?

Sigurisht që jo.  Ky sistem, me një rëndësi maksimale për qenien njerëzore, duhet vijë në ekzistencë në mënyrë perfekte dhe në një moment, sepse çfarëdo problemi në formimin e gjakut dhe enëve të gjakut do të shkaktonte ndaljen e zhvillimit të embrionit.  Sikur zemra të pomponte gjakun para formimit të enëve të gjakut, gjaku do të rrjedhte pa kontroll dhe nuk do të kishte qarkullim.  Apo, sikur zemra të mos fillonte rrahjen në momentin e duhur, gjaku nuk do të qarkullonte nëpër trup.  Kjo d.m.th. se embrioni do të vdiste pa u zhvilluar në mitrën e nënës.  Megjithatë, në secilin njeri prej milionave që kanë jetuar gjatë periudhave e deri më sot, nuk ka pasur problem me këto funksionime, zemra bën rrahjen e saj të parë saktësisht në kohën e duhur dhe pompon mjaft gjak për trupin në zhvillim.  Kjo e bën absurde pyetjen që e shtruam më herët: "A mund të ketë ndodhur rastësisht?"  Fakti që një sistem, një qenie e gjallë apo një organizëm vjen në ekzistencë në një moment është dëshmi e qartë se është krijuar.  Kjo është një e vërtetë e qartë që secili person intelegjent do t'a pohoj.

Krijuesi i gjithë këtyre sistemeve perfekte është Zoti, I Cili krijoj njeriun së bashku me çdo gjë që i nevojitet dhe i dha atij formën më të bukur.

Kategori: Krijimi i njeriut | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 1686 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024