Kur të gjitha përgatitjet të jenë kompletuar për fetusin që të hyjë në një botë të re, lëngu amniotik fillon të kryej aktivitete të reja. Lëngu amniotik formon fshikëza lëngu të cilat bëjnë që hyrja e mitrës të zgjerohet në një masë që lejon foshnjën të kaloj, dhe nuk lejon që foshnja të shtypet në mitër gjatë procesit të lindjes. Kur lindja fillon, fshikëzat shpërthehen dhe derdhin jashtë lëngun që përmbajnë, duke lyer dhe sterilizuar kanalet nëpër të cilat fetusi duhet të kaloj. Në këtë mënyrë lindja është më e lehtë dhe e mbrojtur nga bakteriet.
|
All-llahu ju nxorri nga mitrat e nënave tuaja kur nuk dinit asgjë, dhe ju dha dëgjimin, shikimin dhe zemrat që të jeni falemnderues. (Kur'an, 16: 78)
| |
Së bashku me këto përgatitje, në të njejtën kohë duhet të përmbushen edhe disa kushte të tjera në mitër në mënyrë që lindja të jetë e parrezikshme. P.sh. që foshnja të dal nga mitra, duhet të jetë në pozitën e duhur. Që të arrihet kjo, këmbët e foshnjës, bëjnë që të kthehet ngadalë derisa koka të jetë në qafën e mitrës. Tani foshnja është e madhe që të manevrojë, mundësia e lëvizjes së foshnjës është e zvogëluar dhe nuk mund t'a nxjerr kokën nga ajo pozitë. 47 Por, si foshnja e palindur merr vendim se cila pozitë është e përshtatshmja? Si e di pozitën më të mirë për lindje? Dhe, si fetusi në mitrën e nënës vendos se kur është koha për të lindur? Sigurisht këto janë gjëra shumë të rëndësishme për t'i menduar. Fakti që një qenie vetëdija e të cilës nuk është e zhvilluar ende vërteton se një sjellje e tillë e vetëdijshme është një tregues i qartë jo i vullnetit të saj, por i diturisë dhe i inspirimit të Zotit Krijuesit.
Gjatë procesit të lindjes, ka shumë shembuj të ndërtimit mahnitës që ju duhet kushtuar vëmendje. P.sh në mënyrë që lindja të kryhet me sukses, kafka e foshnjës duhet të ketë një ndërtim i cili nuk do të dëmtohet në kanalin e lindjes. Nëse shikojmë kafkën e foshnjës, do të shofim një grup prej 5 eshtrave me një vend të butë në mes tyre të quajtur "fontanellë". Ky ndërtim i butë i jep kafkës një elasticitet që e mbron trurin dhe kafkën e foshnjës nga dëmtimet që mund të ndodhin nga shtypja gjatë lindjes. Para lindjes së foshnjës, përgatitjet bëhen nën kontroll të rreptë; masat paraprake ndërmerren në çdo aspekt. P.sh. lëngu amniotik futet në veprim që të lehtësoj lindjen dhe të pengoj infeksionin.
Lind pyetja: Kush ndikon që të gjitha këto përgatitje të kompletohen, dhe kush vendos që ka ardhur koha e lindjes?
Kush kontrollon që sytë janë të gatshëm për të parë, mushkëritë janë të gatshme për të marrë frymë, nyjet janë të zhvilluara perfekt dhe truri është i formuar plotësisht?
Sistemi i ndërtuar në trupin e nënës për zhvillimin e foshnjës funksionon në mënyrë perfekte. Nëse foshnja, për çfarëdo arsye, lind pa u kompletuar këto zhvillime, ajo do të ketë nevojë për kujdesje të veçantë (majtas). |
Në trupin e zhvilluar të fetusit, nuk ka ndonjë mekanizëm të atillë që të kontrolloj këto gjëra. Truri, i cili pranohet si qendër kontrolluese e tërë trupit, është një organ që zhvillohet së bashku me fetusin. Edhe një tru i zhvilluar në mënyrë perfekte nuk mund të ndikojë në këtë fazë. Fetusi, i cili deri në atë moment është zhvilluar në mitrën e nënës, është plotësisht i paditur për ambientin e jashtëm. Ai nuk mund të vendos se është apo nuk është në gjendje të përshtatshme për një ambient të cilin kurrë nuk e ka parë. As nëna nuk është ajo e cila vendos për kohën e lindjes. Që prej ditës së parë, nëna nuk mund të ndërhyj në asnjë fazë të vetme të veprimeve që bëhen në trupin e saj; si pra ajo mund të vendos se kur këto faza kanë arritur kompletimin e tyre?
Nuk ka dyshim se është Zoti Ai që kontrollon çdo fazë të zhvillimit të foshnjës dhe vendos kur një njeri do të fillojë jetën e tij në këtë botë. është vetëm Zoti, Ai I Cili krijon qenien njerëzore, I Cili e di çdo moment të jetës që ata do të bëjnë. Kur një njeri vjen në botë, Zoti e di edhe ditën në të cilën ai do të vdes. Vdekja do të vijë në një kohë të cilën Zoti e ka vendosur. Një person intelegjent i cili ka dije për këto fakte e di se çfarë duhet të bëj: Ai duhet të mendoj rreth krijimit të tij dhe përsëri i dëshmohet fuqia e përhershme e Zotit të tij, dhe ai duhet të drejtojë tërë jetën në atë mënyrë që është e kënaqshme për Zotin.
Njerëz! Nëse keni ndonjë dyshim për Ringjalljen, dijeni se Ne ju krijuam juve prej dheu, pastaj nga një pikë e spermës, pastaj prej një gjaku të ngjizur (alak), pastaj prej një cope mishi, të formuar por ende të paformuar, që Ne t'ua manifestojmë fuqinë Tonë. Ne bëjmë çfarë të duam ju lëmë në mitër deri në një afat të caktuar dhe pastaj ju nxjerrim si fëmijë dhe kështu të mund të arrini pjekurin e juaj të plotë. Disa vdesin të rinjë e disa jetojnë deri në pleqëri të thellë që tërë atë që dinin njëhere nuk e dijnë më. (Kur'an, 22: 5)
Ushqimi i Parë i Kësaj Bote: QUMËSHTI I NËNËS
Prej momentit që foshnja i hap sytë në këtë botë, trupi i saj duhet të adaptohet në një jetë të re. çdo faktor që do të lehtësoj këtë adaptim është vendosur gjatë dhe pas shtatzënisë. Shembulli më i qartë i kësaj është faza e formimit të qumështit të nënës.
Formimi i qumështit të nënës është ofruar nga hormonet e nënës. Prodhimi i qumështit është i lidhur rrënjësisht me një hormon të quajtur "prolaktin" që prodhohet nga pjesa e përparme e hipofizës në tru. Gjatë shtatzënisë, hormonet progesteroni dhe estrogjeni të prodhuara nga placenta ndalojnë prolaktinën që të aktivizohet dhe të prodhojë qumësht. Por placenta nxirret pas lindjes kështu që shkaktohet rënje e progesteronit dhe e estrogjenit në gjak; pas kësaj, prolaktina futet në veprim dhe kontribon në formimin e qumështit. Për shkak të këtij komunikimi në mes të hormoneve, një ushqim i tillë i vlefshëm si qumështi i nënës përgatitet saktësisht në momentin kur foshnja ka nevojë për atë. Në të vërtet ky është një shkëmbim momental i informacionit. Derisa placenta është në trup, ajo kryen detyra vitale por në momentin e duhur ajo duhet të nxirret. Kjo sjell një zhvillim shumë të rëndësishëm për jetën e njeriut. Sikur që pamë, në fazat e krijimit të njeriut çdo gjë që ndodh kompleton njëra tjetrën. Sigurisht që, këto janë dëshmi të qarta se çdo njeri është i ndërtuar nga një fuqi supreme.
Të gjitha këto faza vazhdojnë edhe mbasi foshnja vjen në botë. Prodhimi i qumështit nga nëna rritet sipas nevojave të ushqyeshmërisë së foshnjës. Në ditët e para prodhohet deri në 50 g.; në muajin e gjashtë, prodhimi i qumështit mund të jetë aq i lartë sa të arrijë deri një litër. Shkencëtarët të cilët janë munduar të gjejnë formulën e qumështit të nënës pas hulumtimeve të gjata kanë qenë të pasuksesshëm sepse nuk ka lloj standard të qumështit të nënës. Në trupin e secilës nënë, qumështi prodhohet sipas nevojave të foshnjës së saj, dhe ky qumësht ushqen foshnjën në atë mënyrë që asnjë ushqim i huaj nuk mundet. Hulumtimet kanë treguar se antitrupat, hormonet, vitaminat dhe mineralet në qumështin e nënës përcaktohen nga nevojat e foshnjës.
Dallimi në Mes të Qumështit të Nënës dhe Ushqimeve të Tjera
Përdorimi i materialeve të tjera ushqyese në vend të qumështit të nënës nuk përmbush komplet nevojat e foshnjës. P.sh. asnjë material tjetër ushqyes nuk përmban antitrupat e duhur për sistemin imunologjik të foshnjës.
Qumështi i lopës konsiderohet si material ushqyes klasik për foshnjet. Kur krahasojmë atë me qumështin e nënës, kuptojmë më mirë superioritetin e këtij të dytit. Në qumështin e lopës sasia e kazeinës është më e lartë se sa në qumështin e nënës. Kazeina është një proteinë që gjendet në qumështin e koaguluar (të thartë). Ky material zbërthehet në copa më të mëdha në stomak dhe e vështirson tretjen. Për këtë arsye, qumështi i lopës është më i rëndë për tretje se sa ai i nënës. Fakti që ky material gjendet në sasi më të ulët në qumështin e nënës e bën tretjen për foshnjën më të lehtë.
Këto dy lloje të qumështit po ashtu janë të ndryshme në aspektin e përbërjes së amino acideve. Për shkak të këtij dallimi, numri total i amino acideve prezente në palcën e foshnjës së ushqyer me qumësht lope është më i lartë; niveli i disa amino acideve është shumë i lartë ndërsa niveli i disa të tjerave është shumë i ulët. Kjo ka ndikim negativ në sistemin nervor dhe për shkak të përqindjes së lartë të proteinës, vendoset një barrë shtesë për veshkët.
Sheqeri është faktor tjetër që e bën qumështin e nënës të dallueshëm. Qumështi i nënës dhe qumështi i lopës përmbajnë llojin e njejtë të sheqerit-laktozës. Mirëpo sasia e laktozës në qumështin e njeriut (L / 7g) ndryshon nga ajo në qumështin e lopës (L / 4.8g). Përveç kësaj grimcat e mëdha të koaguluara të qumështit të lopës kalojnë shumë ngadalë nëpër zorrët e vogla. Për këtë arsye, sasi të mëdha të lëngut dhe të laktozës, të cilat janë të rëndësishme, absorbohen në pjesën e parë të zorrëve të vogla. Grimcat e koaguluara të qumështit të nënës (ndryshe nga ato të qumështit të lopës) kalojnë lehtë nëpër zorrët e vogla, dhe laktoza dhe lëngu arrijnë zorrët e mëdha. Kështu, zorrët zhvillohen në mënyrë të shëndetshme. Përparësia e dytë e sasisë së madhe të laktozës që gjendet në qumështinë e njeriut është se siguron sintezën e materialit të quajtur "cerebrozid", i cili luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e strukturave themelore të sistemit nervor.
Po ashtu niveli i yndyrës në qumështin e nënës dhe në qumështin e lopës është gati i njejtë por ndryshon në cilësi. Acidi linoleik në qumështin e nënës është yndyra e vetme e cila nevojitet për ushqyeshmërin e foshnjës.
Një faktor tjetër që dallon qumështin e nënës është sasia dhe proporcioni i kripës dhe mineraleve që ai përmban. P.sh. në qumështin e lopës sasia e kalciumit dhe e fosforit është e lartë; por proporcioni i kalciumit ndaj fosforit në qumështin e lopës e bën të vështirë që të tretet ashtu siç duhet. Fosfori mund të kombinohet me kalcium në aparatin e tretjes dhe faktikisht pengon thithjen e kalciumit. Kështu që, nëse foshnja ushqehet me qumësht lope në ditët e para të jetës, mund të shkaktohen anomali të caktuara si rrjedhojë e sasisë së ulët të kalciumit në gjak. 48
Veç kësaj, qumështi i njeriut pëmban 50% hekur. Për shkak që qumështi i lopës përmban një proporcion shumë më të ulët të këtij minerali, foshnjet e ushqyera me qumësht të lopës mund të kenë anemi që është e lidhur me pamjaftueshmërinë e hekurit.
Përmbajtja e pasur me vitamina është një faktor tjetër që e bën qumështin e nënës të domosdoshëm. Nga pikëpamja e vitaminave që përmbajnë, qumështi i nënës dhe qumështi i lopës janë mjaft të ndryshëm. Niveli i vitaminës A është i njejtë, por niveli i vitaminave E, C dhe K është më i lartë në qumështin e nënës. Sasia e vitaminës D në qumështin e nënës është e mjaftueshme për nevojat e foshnjës.
Qumështi i Nënës e Mbron Foshnjën në Çdo Fazë
Foshnja që është duke ardhur në botë nga vendi i mbrojtur – mitra e nënës pa bakterie – duhet të luftojë kundër bakterieve të botës së jashtme. Një nga veçoritë më të rëndësishme të qumështit të nënës është që ai e mbron foshnjën nga infeksionet. Qelizat mbrojtëse (antitrupat) që kalojnë nga qumështi i nënës te foshnja bëjnë që foshnja të fillojë të luftojë kundër bakterieve të panjohura sikur të ishte e informuar përpara. Një funksion posaçërisht mbrojtës e kryejnë antitrupat që gjenden në sasi të mëdha në "kolostrum"- është qumështi i nënës, që sekretohet (tajitet) në ditët e para mbas lindjes.
Kjo mbrojtje të cilën e ofron qumështi i nënës (mbrojtje nga infeksionet e lehta e deri te ato më serioze), është i rëndësisë vitale për muajt e parë, dhe dobitë e tij rriten në proporcion me periudhën e të ushqyerit në gji.
Dobitë për foshnjën nga qumështi i nënës bëhen më të dukshme për çdo ditë që kalon. Një nga gjërat që shkencëtarët kanë zbuluar për qumështin e nënës është se ai është tejet i dobishëm për foshnjën deri në dy vjet. 49
Rëndësia e këtij zbulimi të kohëve të fundit është shpallur në Kur'an 14 shekuj më parë:
Ne e kemi udhëzuar njeriun sa i përket prindërve të tij. Bartja e tij i shkaktoi nënës së tij mund dhe pas dy vitesh ia ndau gjirin: Falemndero Mua dhe prindërit. Unë jam destinacioni yt final." (Kur'an, 31: 14)
|