E shtunë, 27/04/2024, 02:05
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i njeriut

Mbështjellja e Kockave me Muskuj

 

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i informacionit të dhënë në vargjet e Kur'anit janë fazat e zhvillimit të qënies njerëzore në barkun e nënës. Në ato vargje thuhet se kockat zhvillohen të parat dhe pastaj muskujt të cilët mbështillen rreth tyre:

Më pas atë pikë ujë e bëmë copë gjaku, e atë gjak të mpiksur e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër. I Lartë është Allahu, më i Miri Krijues. (Sure El-Mu'minun: 14)


(Pastaj Ne) i veshëm kockat me mish... (Sure el-Muminun: 14)

Embriologjia është ajo degë e shkencës që studion zhvillimin e embrionit. Deri pak kohë më parë embriologët supozonin se kockat dhe muskujt tek embrioni zhvilloheshin njëkohësisht. Por, kërkimet e avancuara mikroskopike të kryera në sajë të zhvillimeve të reja teknologjike, kanë treguar se Kur'ani është fjalë për fjalë i saktë.

Këto vëzhgime në nivel mikroskopik treguan se zhvillimi brenda barkut të nënës ndodh në të njëjtën mënyrë të përshkruar nga vargjet e Kur'anit . Së pari, kockëzohet indi kërcor. Pastaj qelizat muskulare që seleksionohen nga indi rreth kockave bashkohen dhe mbështjellin kockat.

Kjo ngjarje është shpjeguar në një botim shkencor të titulluar Njeriu në Zhvillim me këto fjalë:

Forma e skeletit përcakton pamjen e përgjithshme të embrionit gjatë javës së 7-të; muskujt nuk zhvillohen në të njëjtën kohë por zhvillimi i tyre ndodh menjëherë pas kësaj. Muskujt zënë pozicion rreth kockave në të gjithë trupin dhe veshin kështu kockat. Kështu, muskujt marrin format dhe strukturat e tyre të njohura... Faza e veshjes së muskujve ndodh gjatë javës së 8-të...70

Shkurtimisht, fazat e zhvillimit të njeriut të shpjeguara në Kur'an janë në harmoni të plotë me zbulimet e embriologjisë moderne.

Tre Zonat e Errëta të Fëmijës në Bark

Në Kur'an thuhet se njeriu krijohet nga një proces tre-fazor në barkun e nënës:

...Ai ju krijon juve në barqet e nënave tuaja krijim pas krijimi në tre errësira. Ky është Allahu, Zoti juaj, vetëm i Atij është pushteti. Nuk ka Zot tjetër përveç Tij. E si pra, i shmangeni? (Sure Ez-Zumer: 6)

Shprehja fi thulumetin thelethin, e përkthyer si "tre errësira", tregon tre zona të errëta të përfshira në zhvillimin e embrionit. Këto janë:

a)Errësira e abdomenit

b)Errësira e mitrës

c)Errësira e placentës


Në Suren ez-Sumer, vargu 6, tregohet se një qenie njerëzore krijohet në barkun e nënës në tre faza të ndryshme. Me të vërtetë, biologjia moderne ka zbuluar se zhvillimi embriologjik i fëmijës ndodh në tre pjesë të ndryshme në barkun e nënës.

Siç e kemi parë, biologjia moderne ka zbuluar se zhvillimi embriologjik i fëmijës ndodh në mënyrës e përshkruar në varg, në tre zona errësirash. Për më tepër, përparimet në shkencën e embriologjisë tregojnë se këto zona përbëhen nga 3 shtresa secila.

Muri i jashtëm abdominal përbëhet gjithashtu prej tre shtresash: muskujt e brendshëm oblikë, të jashtëm oblikë dhe transversë abdominalë.71

Njësoj, muri i mitrës përbëhet gjithashtu prej tre shtresash: epimetri, miometri dhe endometri.72

Përsëri, placenta që rrethon embrionin përbëhet prej tre shtresash: amnioni (membrana e brendshme rreth fetusit), korioni (shtresa e mesme e amnionit) dhe decidua (shtresa e jashtme e amnionit) 73

Gjithashtu në këtë varg tregohet se një qënie njerëzore krijohet duke kaluar në tre faza të ndryshme. Në të vërtetë, biologjia moderne ka zbuluar se zhvillimi embriologjik i fëmijës ndodh në tre hapa. Në të gjithë tekstet e embriologjisë e studiuara në fakultetet e mjekësisë, sot kjo temë konsiderohet si një element njohurie bazë. Për shembull, në librin Embriologjia Njerëzore Themelore, tekst referimi bazë në fushën e embiologjisë, ky fakt citohet si në vijim: "Jeta në uterus ka tre faza: para-embrionike; dy javë e gjysma e parë, embrionike; deri në fund të javës së tetë, dhe faza e fetusit; nga java e tetë në lindje." 74

Këto hapa i referohen fazave të ndryshme të zhvillimit të fëmijës; Shkurtimisht, karakteristikat kryesore të këtyre fazave janë si më poshtë:

- Faza Para-embrionike

Në këtë fazë të parë, zigota ndahet dhe kur ajo bëhet një grup qelizash, ajo ngjitet në muret e uterusit. Ndërsa numri i qelizave vazhdon të rritet, ato vetëorganizohen në tre shtresa.

- Faza Embrionike

Faza e dytë zgjat për pesë javë e gjysëm gjatë së cilës fëmija quhet "embrion". Në këtë fazë fillojnë të shfaqen organet dhe sistemet kryesore të trupit nga shtresat qelizore.

- Faza e Fetusit

Ng kjo fazë e tutje embrioni quhet "fetus". Kjo fazë fillon në javën e tetë të shtatzënisë dhe zgjat deri në momentin e lindjes. Karakteristika dalluese e kësaj faze është se fetusi ka pamjen e një qënieje njerëzore, me fytyrën, duart dhe këmbët e tij. Edhe pse është vetëm 3 cm i gjatë në fillim, janë bërë të dukshme të gjitha organet e tij. Kjo fazë zgjat për rreth 30 javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes.

Të dhënat mbi zhvillimin në barkun e nënës u bënë të ditura vetëm pas vëzhgimeve me mjete moderne. Përsëri, si shumë fakte të tjera shkencore, këto të pjesë të dhënash gjenden në ajetet e Kur'ani në një mënyrë mrekulluese. Fakti, që një informacion kaq i detajuar dhe i saktë ndodhej në Kur'an në një kohë kur njerëzit kishin të dhëna të pakta mbi çështjet mjekësore, është provë e qartë se Kur'ani është fjalë e Zotit.

Kategori: Krijimi i njeriut | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 1619 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024