Gjinia e Fëmijës
Në Kur'an thuhet se gjinia krijohet nga një "pikë farë që hidhet". Megjithatë, deri para pak kohësh, besohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga qelizat e nënës. Shkenca, këtë informacion të dhënë në Kur'an, e zbuloi vetëm në shekullin e 20-të. |
Deri fare pak kohë më parë, mendohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga qelizat e nënës. Ose të paktën, besohej se gjinia përcaktohej nga qelizat e nënës dhe babait bashkë. Por ne jemi informuar ndryshe në Kur'an ku citohet se mashkulli apo femra krijohet nga "një pikë farë që hidhet".
Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën. Nga pika e farës që hidhet. (Sure En-Nexhm: 45-46)
A nuk ka qenë ai një pikë ujë që derdhet, e pastaj u bë gjak i trashë që Ai e krijoi dhe e përsosi duke bërë prej tyre dy lloje mashkullin dhe femrën? (Sure el-Kijame: 37-39)
Disiplinat e gjenetikës dhe biologjisë molekulare kanë vlerësuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë nga Zoti në Kur'an. Tani është kuptuar se gjinia përcaktohet nga qelizat e mashkullit dhe se femra nuk ka asnjë rol në këtë proces.
Kromozomet janë elementët kryesorë në përcaktimin e gjinisë. Dy nga 46 kromozomet, që përcaktojnë strukturën njerëzore, njihen si kromozomet e gjinisë. Këto dy kromozome quhen "XY" tek meshkujt dhe "XX" tek femrat pasi format e kromozomeve i ngjajnë këtyre shkronjave. Kromozomi "Y" mbart gjenet që kodojnë gjininë mashkullore, ndërsa kromozomi "X" mbart gjenet që kodojnë gjininë femërore.
|
Janë kromozomet ato që përcaktojnë gjininë. |
Formimi i një qënieje të re njerëzore fillon me kombinimin kryq të një prej këtyre kromozomeve, të cilat ekzistojnë në çifte tek femrat dhe meshkujt. Tek femrat të dy përbërësit e qelizës, e cila ndahet në dy gjatë ovulimit, mbartin kromozome X. Qeliza e mashkullit nga ana tjetër, prodhon dy lloj përbërësish, një që përmban kromozome X dhe tjetri kromozome Y. Nëse një kromozom X nga femra bashkohet me një spermë që përmban një kromozom X atëherë fëmija është femër. Nëse bashkohet me një spermë që përmban një kromozom Y, fëmija është mashkull.
Me fjalë të tjera, gjinia e fëmijës përcaktohet nga cili kromozom i mashkullit bashkohet me ovulin e femrës.
Asgjë nga këto njihej deri në zbulimin e gjenetikës në shekullin e 20-të. Në të vërtetë, në shumë kultura besohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga trupi i nënës. Ky është shkaku që gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.
Katërmbëdhjetë shekuj përpara se të zbuloheshin gjenet e njeriut, Kur'ani na dha informacione që e hidhnin poshtë këtë supersticion dhe na tregoi se origjina e gjinisë nuk gjendej tek gratë por tek burrat.
Embrioni i Ngjitur pas Uterusit
Nëse vazhdojmë të shqyrtojmë faktet e përmendura në Kur'an rreth formimit të njeriut, ndeshemi përsëri me disa mrekulli shkencore mjaft të rëndësishme.
Kur qeliza mashkullore bashkohet me vezën e femrës, formohet esenca e fëmijës që pritet të lindë. Kjo qelizë e vetme, e njohur si "zigotë" në biologji, do fillojë menjëherë të riprodhohet duke u ndarë dhe do shndërrohet kështu në "mish" të quajtur embrion. Kjo sigurisht që mund të shikohet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.
Megjithatë, embrioni nuk i kalon fazat e tij zhvilluese dukë qëndruar në boshllëk. Ai ngjitet pas uterusit njësoj si rrënjët që futen në tokë. Nëpërmjet kësaj lidhjeje embrioni përfton nga trupi i nënës substancat esenciale për zhvillimin e tij.69
Në këtë pikë zbulohet një mrekulli e rëndësishme e Kur'anit. Kur i referohet embrionit që zhvillohet në barkun e nënës, Zoti përdor fjalën "alak" në Kur'an:
Lexo: Në emër të Zotit tënd i cili krijoi njeriun prej një gjaku të mpiksur (alak). Lexo: Se Zoti yt është më Bujari. (Sure El-Alak: 2-3)
Kupimi i fjalës alak në Arabisht është "diçka që ngjitet në një vend". Fjala përdoret tamam për të përshkruar shushunjat që ngjiten pas një trupi për të thithur gjak.
Sigurisht, përdorimi i një fjale kaq të goditur për embrionin që zhvillohet në barkun e nënës, provon përsëri që Kur'ani është një zbulesë nga Zoti, Sunduesi i gjithë Botërave.
|