ES-SAMED - Strehimtari. Është Ai, tek mëshira e të Cilit gjen strehim besimtari i përulur para madhështisë së Tij. Është Ai për të Cilin ka nevojë çdo krijesë, kurse Ai nuk ka nevojë për asnjë prej krijesave. Ai është Zotëria dhe Sunduesi i vetëm i Universit.