Si t’i shfrytëzojmë pushimet verore - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E hënë, 05/12/2016, 05:20
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Si t’i shfrytëzojmë pushimet verore
 
Si t’i shfrytëzojmë pushimet verore
 

 
Dikush mendon të vizitojë familjarët, dikush tjetër mendon të lexojë diçka, dikush mendon të merret me kurse dijeje, të cilat janë intensive në ditët e verës... 
Muslimani gjithmonë duhet të ketë si synim ngritjen në çdo pjesë të jetës, të shpresojë më të mirën, më të dashurën, më të çmuarën, ngase ka me vete një armë madhore, ka ndihmën e Allahut të Lartësuar, i Cili i ngrit njerëzit e devotshëm.


Vitet kalojnë njëri pas tjetrit, kurse natyrshmëria e njeriut kërkon shfrenim dhe shejtani sillet vërdallë duke kërkuar shpirtra të dobët që mashtrohen pas tij.


Fillimi i pushimeve verore i gjen të gjithë duke menduar për vendin e duhur për kalimin e këtyre ditëve të lira nga puna dhe presionet e përditshme gjatë gjithë vitit. Duke e parë si momentin e duhur, njerëzit mendojnë si t’i kalojnë ditët larg problemeve dhe stresit të përditshëm.


Dikush mendon të vizitojë familjarët, dikush tjetër mendon të lexojë diçka, dikush mendon të merret me kurse dijeje, të cilat janë intensive në ditët e verës, por fatkeqësisht dikush mendon se në cilin bregdet do të kalojë pushimin duke i bërë mëkat Allahut të Madhëruar. Të paktë janë ata që kujdesen që gjatë pushimit veror të mësojnë leximin e librit të Allahut apo të mësojnë dije fetare dhe të afrohen me të sa më afër praktikimit të dispozitave islame.


Koha në jetën e muslimanit është shumë e shtrenjtë dhe ka vlerë të madhe, prandaj muslimani shpreson fitore dhe arritje të mirave në të gjitha sferat, qoftë në atë të imanit apo në çështjet e kësaj bote.

Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:"Dy gjërave njerëzit nuk ua dinë vlerën: shëndetit dhe kohës së lirë.”

Shëndeti është mirësia më madhore që i ka dhënë Allahu njeriut, e ka krijuar në formën më të mirë, por pakkush ia di vlerën, pos atëherë kur e humbin dhe sëmuren.

Koha e lirë është kulmi i pasurisë: nëse e shfrytëzon, ke fituar e nëse e anashkalon, ke humbur.

Shfrytëzimi i kohës është në dorën tënde, andaj ti o mysliman, shfrytëzoje në të mirën tënde, në atë që të sjell dobi në dynja dhe në ahiret.

Çdo njeri është përgjegjës para Allahut për humbjen e kohës së tij, ndërsa Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:"Nuk do përqendrohen këmbët e robit Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra: jetën e tij si e kaloi, trupin e tij si e shfrytëzoi, pasurinë e tij nga e fitoi dhe ku e harxhoi si dhe dijen e tij si e praktikoi.”

Nëse prindërit nuk kujdesen për kohën e fëmijëve të tyre, atëherë rreziku që ata ta shfrytëzojnë në mënyrë negative është shumë e madhe.

Mosshfrytëzimi i kohës mbjell përtaci, edukatë të ulët, mungesë ambicieje për një të ardhme më të mirë dhe më të frytshme, preokupim duke menduar se si ta shfrytëzojë kohën në diçka që e hidhëron Allahun e Madhëruar.

Mënyrat e shfrytëzimit të kohës në periudhat e pushimit:

a.      
Leximi i Kuranit

E gjithë kjo manifestohet duke mësuar leximin e Kur’anit për atë që nuk e di leximin e këtij libri të madhëruar, duke ia bërë obligim vetëm mësimin e tij përmendësh, duke i mësuar fëmijët që pushimet verore t’i kalojnë çdoherë në adhurime të tilla dhe duke i larguar nga shikimi i shumtë i TV-së si dhe degjenerimeve që po u ofrohen fëmijëve përmes tyre.

b.      
Kurset verore

Regjistrimi në kurset e ndryshme studimore, si mësimi i kompjuterit, i gjuhëve të ndryshme, lëndëve dhe mësimeve që të sjellin të mira gjatë shkollës që ti vendos të vazhdosh pas pushimeve, andaj ti nënë dhe ti baba mundohu që fëmijën tënd ta dërgosh në vende ku ai përfiton.

c.      
Vizitat

   
Vizitat tek të afërmit, d.m.th. farefisi, duke mos i ndërprerë lidhjet farefisnore mes tyre, vizita të sëmurëve, qofshin ata në shtëpitë e tyre apo edhe duke u bërë vizita të sëmurëve nëpër spitale.

d.      
Kuize të ndryshme dhe gara dijeje

Kuize të ndryshme, qofshin ato familjare, pra kuize brenda familjes tënde, që të testoni dijen çdo ditë apo çdo javë.

Këto kuize mund të jenë të llojeve të ndryshme, duke filluar nga kuize në çështjet fetare deri në lëndët e përgjithshme.

Nuk ka të keqe nëse del në piknik dhe bëni kuize të tilla gjatë piknikut.

Në fund, e lus Allahun e Madhëruar që të na mëshirojë me mëshirën e Tij të plotë, të na e bëjë të mundur ta shfrytëzojmë kohën dhe gjithashtu këshilloj dhe rikujtoj çdo nënë, baba, djalë dhe vajzë me fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:
"Allahu do të pyesë 
çdo përgjegjës dhe bari kopeje, nëse ka ruajtur dhe edukuar mirë apo e ka humbur atë.”

 Dërlirje & Edukim Nr: 27/2
 
Shkruar nga Unejs Murati
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (11/07/2011)
Klikime: 348 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016