Si mund ta di kur të ndodhë ndonjë gjë jo e mirë, se e kemi sprovë nga Allahu apo si shkak i mekatit - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E hënë, 05/12/2016, 05:20
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Si mund ta di kur të ndodhë ndonjë gjë jo e mirë, se e kemi sprovë nga Allahu apo si shkak i mekatit

Pyetje:

Selam alejkum:

Si mundemi ta dimë kur të ndodhë ndonjë gjë jo e mirë, se e kemi sprovë nga Allahu apo nga mëkatet që kemi bërë?


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Është e njohur se sprovat respektivisht fatkeqësitë e shoqërojnë njeriun përgjatë jetës së tij. Allahu thotë:

"Elif, Lâm, Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë "Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë. A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija, se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata!"
 (Ankebut, 1-4)

Po ashtu është e njohur se sprovat mund të jenë të merituara, si rezultat i veprave të këqija të njeriut, pra në formë dënimi, si dhe mund të jenë shkas për ngritje të shkallës së të sprovuarit, duke vë në pah kështu durimin e tij, qëndrueshmërinë e tij, bindjen e tij të plotë ndaj Allahut dhe sinqeritetin e tij në besim. Se si mund të dallohet se një fatkeqësi apo sprovë është për dënim apo për ngritje niveli dhe gradim, kjo gjë varet nga gjendja e të sprovuarit dhe niveli i tij fetar. 

Allahu thotë:

"
Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni." (Enbija', 35)

Po ashtu thotë:

"
Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: "Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” 
(Bekare, 155 dhe 156)

Në vijim po paraqes disa situata të ndryshme që mund të sinjalizojnë qëllimin e sprovës e jo që drejtpërdrejt e interpretojnë atë:

-       
Nëse i sprovuari është mosbesimtar fare, atëherë sprova e tij nuk ka mundësi që të trajtohet për qëllim ngritje të shkallës së devotshmërisë. Në atë rast sprova ndaj tij ose është për t'i dhënë shembull të tjerëve, ose ai njeri veç e ka mbushur kupën për dënim të ahiretit dhe Allahu do që t'ia shpejtojë një pjesë të dënimit të tij të përgjithshëm derisa ai është në dynja. Allahu thotë në Kur'an: 
"
Jo, por jobesimtarëve dinakëritë e veta u duken të hijshme; ata janë larguar nga rruga e drejtë. Për atë që Allahu e shpie në humbje, s’ka udhërrëfyes. Për ata ka dënim në këtë jetë, por dënimi në jetën tjetër, me siguri, është edhe më i ashpër; për ata s’ka mbrojtës nga dënimi i Allahut." 
(Err-Rra'd, 33 dhe 34)

-       
Nëse i sprovuari është mysliman, por është mëkatar, që mëkatet i bënë në mënyrë publike dhe është i njohur në mesin e njerëzve si mëkatar, po ashtu mund të mendohet se fatkeqësia e tij është dënim, si rezultat i mëkatit e jo për shkak të ngritjes së shkallës së tij. I tilli në atë rast është më i nevojshëm për falje mëkatesh, sepse ka shumë të tilla dhe atë mund ta arrijë me përballimin e sprovës, sesa për ngritje në shkallë më të larta të devotshmërisë.  

-       Në anën tjetër, nëse i sprovuari është besimtar i devotshëm, adhurues dhe respektues i urdhrave të Allahut, është falënderues ndaj Allahut për çdo gjë, në këtë rast mund të mendohet që sprova e tij është për të dalë në pah durimi dhe pajtimi i tij me vendimet e Allahut dhe në këtë formë të ngritët fama dhe grada e tij tek Allahu, si shpërblim i përkushtimit të tij ndaj Allahut, nëse ai e mirëpret sprovën. Nëse ai nuk e mirëpret sprovën dhe shprehë pakënaqësi, atëherë nuk mund të konsiderohet se Allahu e ka nderuar me sprovë, sepse Allahu e ka ditur gjendjen dhe nivelin e tij, andaj nuk do ta kishte sprovuar atë.

Në të gjitha rastet, nëse ndaj sprovës besimtari është i durueshëm dhe pajtohet me vendimet e Allahut, atëherë mund të shpresohet në ngritje të nivelit të tij, por nëse ai shpreh keqardhje dhe mospajtim ndaj asaj që i ka ndodhur, atëherë ai nga sprova asgjë nuk ka përfituar. Njësoj edhe mëkatari, nëse nga sprova nuk merr mësim dhe vazhdon edhe më tej në mëkatim ndaj Allahut si dhe shprehë mospajtim ndaj vendimit të Allahut, nuk mund të llogaritet i shkarkuar nga mëkatet.

Pra fitimi dhe humbja në sprova janë të lidhura me durimin dhe mos-durimin në to, kështu, duhet të kihet kujdes në sjelljen e njeriut kur sprovohet.

Po ashtu, besimtari duhet ta dijë se pa marrë parasysh se përse sprovohet, në të gjitha variantet sprova është fitim për të, nëse ai i përballon dhe bën durim. Nëse sprova është si rezultat i mëkateve, Allahu e ka nderuar me të, sepse do që ta lirojë atë nga dënimi i ashpër i ahiretit dhe për atë e dënon në dynja, si dhe do që ai të merr mësim nga ai dënim e të ndalohet nga vazhdimi në mëkatim. E nëse e sprovon pa mëkate, atëherë edhe më mirë është gjendja, pasi Allahu do që ta shpërblejë atë edhe më shumë, duke i dhënë rast që të ngritët në shkallë më të larta me durim etj. Sead Ibën Ebi Vekkas thotë se e kishte pyetur të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se cilët njerëz sprovohen më së shumti? I ishte përgjigjur: "Të dërguarit e Allahut (pejgamberët) pastaj ata që janë më afër tyre (me vepra), pastaj të tjerët të ngjashëm me ta. Sprovohet njeriu aq sa e ka fetarinë e lartë. Nëse fetarinë e ka të ngurrtë, sprovohet më shumë, e nëse atë e ka të cektë, sprovohet në atë nivel. Sprova nuk e lë robin derisa ai të ec mbi tokë dhe të mos i mbetet asnjë mëkat." (Sahih, transmeton Tirmidhiu)

Enesi transmeton se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të ka thënë: "Kur Allahu ia do robit të mirën, ia shpejton dënimin në dynja, e kur ia do atij të keqen ia ruan atij mëkatin dhe e dënon për të Ditën e Gjykimit." (sahih, Tirmidhiu)

Po përsëris prapë se këto janë sinjale e jo dëshmi. Andaj nuk ka të drejtë që dikush të sigurohet për vetveten, e aq më pak për të tjerët se sprova ndaj tij është për këtë qëllim apo për atë. Jo, qëllimi dhe urtësia janë të njohura vetëm për Allahun e Gjithëdijshëm!

Allahu e di më së miri!



                                                        Muhamed Dërmaku
 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (28/02/2011)
Klikime: 1085 | Komentet: 1 | Ranguar: 3.7/3
Gjithsejt komente: 1
1  
SELAM ALEJKUM ALLAHU JU SHPERBLEFT ME XHENETIN FERDIUZ .JU PERSHENDES JUVE DHE STAFIN E RADIOS PENDIMIT JENI TE SHKELQYR QE PO NA I QETESONI ZEMRAT ME KTO ILAHI TE BUKURA .NESE KA MUNDESI ADEM RAMADANIN ME ILAHIN E TIJ TE BUKUR, STACIONI I DYNJAS .ALLAHU JU SHPERBLEFT DHE ISHALLA ALLAHU I SHPERBLEN TE GJITH MUSLIMANET DHE MUSLIMANET DHE ISHALLA I UDHEZON EDHE TE TJERET,DHE ISHALLA TAKOHEMI SI NE KET APO TJETREN DYNJA SEBASHKU ME ALLAHUN DHE MUHAMEDIN SALALLAHU ALEJHI SELAM .JU DUA PER HIR TE ALLAHUT.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016