E premte, 26/04/2024, 14:46
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

S’ka ditë që nuk përlahemi me burrin

Pyetje:

Jam 21 vjeçare, jam e martuar qe 2 vjet dhe e kam një djalë. Por kam probleme me burrin gjithmonë. S’ka ditë që nuk përlahemi. Bash kur është më së miri unë prapë përlahem me të. S’di çka u bë. Shpesh mendoj të ndahem prej tij por nuk mundem, më parë vetëvritem se që ndahem e këtë gjë e kam provuar 2-3 herë ta bëj por s’ka pasur sukses. S’po di çka të bëj? Shpesh ngushëllim e kam vetëm djalin të cilin e dua shumë po edhe pa burrë s’mundem të jetoj se e dua pa masë. Aq shumë e dua sa më parë e mbys veten se që ndahem prej tij. Megjithatë problemet e mia s’po shkojnë duke u pakësuar. Jam duke vuajtur. Më është bërë jeta bajat. Ai refuzon t’i kryej obligimet martesore duke më ofenduar me fjalë të ndryshme. Unë tërë kohën vetëm qaj, s’po kam vullnet për asgjë, as të punoj, as për asgjë tjetër. Shpesh po më duket që edhe djalin e kam lënë pas dore duke menduar për problemet e mia. S’po di çka të bëj? Të ndahem prej tij s’mundem se e dua shumë po as kështu s’po mundem  se shumë jam kah lëndohem. Më herët ka qenë ndryshe, më ka kuptuar, i kemi ndarë problemet së bashku, por tash gjithçka ka ndryshuar, s’është asgjë si më parë. Ai punon, edhe unë kam punuar më parë por tash qe 7 muaj jo se djalin e kam të vogël. S’po di çka të bëj. TË LUTEM, MË NDIHMO! Shumë kam nevojë që të më ndihmojë dikush. Kam lexuar që ju keni ndihmuar shumë njerëzve, të lutem më këshillo edhe mua që të dalë në rrugë të drejtë e më trego se çka të bëj. Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigje:

Motër e nderuar, jeta martesore është e mbushur me peripeci të ndryshme dhe kërkon një parapërgatitje për problemet eventuale që dalin nga jeta martesore. Nga pyetja e juaj mund të kuptoj se jeni e re dhe jeni martuar e re, dhe ndoshta mund të përfundoj se në jetën tuaj me burrin nuk ka asgjë serioze që e prish rehatinë e jetës suaj bashkëshortore, por është mungesa e eksperiencës suaj dhe e burrit tuaj ajo që ju mungon dhe nuk mund të dilni nga problemet martesore, sado që ato duket se janë të vogla.

Ju e konfirmoni se me burrin keni probleme që dëshironi t'i zgjidhni, por nuk e gjeni mënyrën e duhur. 
Thoni se burrin e doni dhe nuk dëshironi të ndaheni nga ai. Pra, ndarja e juaj nga ai dhe prishja e rendit dhe e rritës së fëmijës dyvjeçar pa njërin prej prindërve qenka zgjidhje e papranuar, gjë që edhe unë ashtu do t'ju sugjeroja. 

Që të vetëvriteni e t'i "përfundoni" problemet e jetës, këtë e keni të qartë se është e ndaluar rreptësisht me Islam dhe kjo mënyrë, aspak nuk guxon të numërohet si dalje nga problemet, por përkundrazi, kjo është një futje edhe më e thellë në probleme serioze të ahiretit, andaj edhe këtë nuk duhet ta bëni!

Atëherë nuk mbetet tjetër përpos t'i përballoni telashet eventuale që i sjellë me vete martesa dhe të kontribuoni në zvogëlimin e tyre dhe daljen me sukses nga to në mënyrën sa më të mirë. Për të arritur këtë gjë ju sugjeroj si në vijim:

Lexo më tepër dhe arsimohu fetarisht sa më shumë, në këtë mënyrë do të kuptosh më mirë të drejtat dhe obligimet që i ke si nënë e si bashkëshorte!

Praktiko të gjitha obligimet fetare dhe mos neglizho asgjë prej tyre, duke i vu theks të veçantë faljes së pesë kohëve të namazit si dhe mbulesën!

Thirre në këto parime edhe burrin tënd, pra në arsimim dhe praktikë të fesë që t'i kuptojë edhe ai të drejtat dhe detyrat e tij nga Allahu si baba e bashkëshort!-          

Shoqërohu, me lejen e burrit, me shoqe të mira e të moralshme, të cilat të nxisin për vepra të mira dhe të largojnë nga të ligat!
-          

Pranoje se je e re dhe merr mësim e përvoja nga gra më të vjetra, si nëna e juaj, vjehrra etj., se si duhet t'i durosh fjalët e liga, mospërfilljen eventuale të burrit, durimin ndaj fjalëve jo të rehatshme, tejkalimin e sprovave, ballafaqimin me sfida edhe më të mëdha që dalin nga jeta bashkëshortore etj.!
-          

Kuptoje se jeta martesore është një kështjellë që duhet ta ndërtosh me mund të madh, por edhe mund ta shfrytëzosh si mburojë në rrethanat më të vështira, nëse ke arritur ta ndërtosh me maturi e largpamësi!
-          

Adaptohu me jetën e brendshme shtëpiake, ku tani e ke rolin e madh të mamisë dhe edukatores, në këtë rast ndaj atij që e linde para dy vjetëve, djalit tuaj, andaj mos lejo që të ndihesh monotone në këtë detyrë të shenjtë e ta lakmosh jetën tuaj prej nëpunëse jashtë shtëpisë që e kishe më parë!
-          

Praktiko çdo mëngjes e çdo mbrëmje dhikrin -lutjet adekuate, të cilat i gjen të radhitura në libërthin "Mburoja e Muslimanit"!
-          

Nëse pas praktikës së këtyre porosive nuk keni gjetur rehatinë bashkëshortore akoma, atëherë kërko udhëzim nga ndonjë hoxhë, duke u takuar me burrin dhe duke shqyrtuar së bashku për rrugëdaljen nga jeta e pashije dhe e zymtë martesore!

Allahu e di më së miri! 


                                                   Muhamed Dërmaku
 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (10/02/2011)
Klikime: 14358 | Komentet: 8 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 8
8 dorentina  
0
pershendetje e dashur e di si je ni pozit shum t,keq t,kuptoj edhe une si ti une jam martu 17 vjt e kam djalin 3 vjet edhe une kam pas probleme tashti i kam 22 vjet edhe une kam pas probleme ski nevoj mej diskutu me kerkon problemet sii ki me burr as me ni njeri se mi ngu 93 perqin sit thojn mu da ngom ti mu se tbesoj edhe t,kuptoj ngo burrin qka thot kur pisket banu kishe spo e nin edhe thash najsen keq banu kishe spo ni mas 5 min ka met fol vet perbiju mos ja kthe fjalen ku me dit qka met than mos i thuj sen veq rri mos mujsh me duru luj me djal ja dil ban diqka ngo qka thot mos ja kthe fjalen mos fol kur u nervoz ki me pa vet ka me tu kthy harro qka ke pas problem harroj fjalt e kqija banu si nuk kan egzistu te ti nisja nga e para provo edhe do ta shohesh t,pershendes turoj lumturi e shendet me familje tande

7 Jehona rexhepi  
0
Kam shum problem me burrin na vetem perlami e qojna shum keq

6 blina  
0
te nderuar njer kerkoj ndim nga njerzet qe kerkoj ndim nga ju ne kete faqe jam e merzitur shum dhe kam brobleme shum me burr timin deshirova te me keshillon dikush qfar te bej jam e martuar kam nje vajz si dhe kam qendruar ter shtatzanin edhe lin jem kam perjetuar vetem burri im nuk me vleron nuk me rrespekton edhe ter kohen perlahet me mua pa i ber asgje per vetem ja kam kushtuar veten atij por tash m e nuk i kam ndjenjat e njeta me kercnon me shan per femiun nuk ka interes nuk dij qfar te bej jam e lodhur fizikisht dhe ai me ka lodhur psiqikisht qfar te bej shum here kam tentuar te ta le te ndahem por mendimet e mija jan per femijun

5 fidan  
0
Allahu me nje ajet kuranor thot at dit qe martohesh mos mendo qe ki gabu por ki ba nje veper qe je neri qe don dikan kshtu qe nese je pishman qe don burrin tan at her une mendoj qe ti sje e moralshme dhe ti sje e e gathsme qe te ballafaqohesh me fjalt e burrit

4 tik  
0
Pershendetje mas pari per qdo problem qe keni kisha preferu qe tju luteni dhe ti falmderojuni allahut siqk ka then hadijthja per qdo te keqe qe te vjen dhe e mir duhesh ti falemderohesh Puna e asaj 21 vjeqares besoj se aty ka nje kok fortsi nga ndonj partner kisha preferu qe kjo vajza kur te flet ose bertet buri i saj te mos ja kthej fjalen apo te le te qetsohet pastaj te diskutoj me te po si do qe te jet te leshoj rrug deri sat eshte e mundshme Ndersa per kyt vajzen tjeter te cilin e don kyt djalin teper dhe qe thot se nuk i kthehet duhet te bindet se Zoti ka dasht ashtu me kon Dhe na nuk mujm te bejm gje tjeter perpos lutjes dhe falimderimit ju pershendes

3 lili  
0
eselamu aleikum Lejla...une moter nuk di shume e lidhje me ceshtjen por ne kete faqe mund te gjeshe te dhena te cilat te ndihmojne te kuptosh se si qendron puna ... une zgjodha vetem dy linke, por ti perpiqu ti lexosh te gjithe ato ne lidhje me temen se mbase do maresh pergjigje...

Jeta eshte sprove moter dhe sprova jote eshte e madhe ashtu sic inshAllah do te jete dhe kenaqesia qe do maresh si shperblim nga Ai degjuesi i lutjeve te sinqerta meshiruesi dhe pastruesi nga cdo e keqe ... Allahu Krijuesi i Botrave ....

ja linku

http://www.davetiislam.com/di/index.php?option=com_content&view=article&id=493%3Akeshilla-per-ata-qe-jane-te-semur-nga-sihri&catid=60%3Adhiker-a-lutje&Itemid=177

http://www.davetiislam.com/di/index.php?option=com_content&view=article&id=642%3A-duaja-qe-te-mbron-nga-shejtani-iblisii-mallkum&catid=60%3Adhiker-a-lutje&Itemid=177


2 exe  
0
Per gruan 21 vjeqare qe ka probleme bashkeshortore> E nderuar tu kisha lutur qe ti permbahesh udhezimeve qe ti kane dhene administratoret e faqes.Nese nuk keni sukses,kontaktoni me Sherbimin Social ne komunen tuaj,jane nje ekip profesionistesh qe punojn me njerez qe kan probleme familjare dhe ne te shumten e rasteve kane sukses qe ti sanojne raportet e çrregulluara bashkeshortore ,siç po shihet nga deklarata juaj burri juaj ka nevoj per nje leksion te mire ,shkoni bashkerisht dhe konsultohuni.Do te ju ndihmojne.Me respkt!

1 agneta  
0
tung jom nje vajz kam pas problem shum me jet edua nje djal shum me shpirt kem pas disa fjal mes veti edhe aj muka hidhri shum edhe nuk don qet ktheht une edu shum imam ber lutje shum ekm per be nezot qet ma fal edhe pse une nuk jam fajtro une jam meta bashk qe sa ko edhe nje femr ka hyn mes nesht ilutem zotit dite nat edhe naten qona falem edhe lutem qe tja kthen mndjen ati qet ktheht edhe te vedosim per jet ton lulitem si meja ber ekom per be shum ne zot e tok eqill e egjujt po nuk ma ka mar parsysh jom prek pak kur aj nuk ben nje gjet mer hir te allahit nje pergjigje si mjea ber

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024