Rreth kazasë së namazeve - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E hënë, 05/12/2016, 05:22
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Rreth kazasë së namazeve

Pyetja:

Nëse vakti të ngelet pa falur për arsye të lejuara në Islam, për shembull, më mbetet dreka pa falur dhe ka hyrë koha e ikindisë, a bën ta fal dreken kaza dhe pastaj ikindinë, apo e fal ikindinë dhe pas kësaj e fal drekën kaza? 

 

Përgjigjja: 

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Para se tu japim përgjigje konkrete rreth pyetjes suaj themi se nuk lejohet të lihet namazi, për arsye që i mendojnë njerëzit, sikurse puna dhe obligimet e ngjashme. Prandaj besimtari duhet të ketë kujdes të mos neglizhoj në këtë. Në Islam nuk lejohet të vonohet namazi, përveç në dy raste: nëse na zë gjumi ose nëse harrojmë që nuk e kemi falur namazin.

Në këto raste besimtari e fal kaza namazin në atë moment që i kujtohet se nuk është falur, apo në atë moment që i del gjumi.

Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në një hadith thotë: "Kush fle në kohën e namazit apo e harron atë, le ta falë në atë moment që t`i kujtohet dhe nuk ka ndonjë kompensim (shpagim) tjetër vetëm se këtë.” Shënon Buhariu, Muslimi dhe të tjerët.
Gjithashtu nëse për arsyet e cekura, ndodh që të kaloj koha e namazit dhe të hyjë namazi tjetër, ai duhet që para se ta fal namazin e kohës ta fal namazin kaza. Pra, nëse ka hyrë koha e ikindisë dhe besimtari nuk e ka falur drekën, atëherë ai në këtë rast duhet së pari ta fal drekën, pastaj e fal ikindinë. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (26/02/2011)
Klikime: 815 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
2  
@ Arif per qata qe jena njerz krijesa ma perfeckte qe ka kriju All-llahu qysh po gjejna koh per gjera tjera koha e namazit osht e pa kalushme nuk kuxon me kalu pse me lan kaza kur dihet se namazi ne kohen e tij eshte me i vlefshem sesa falja e tij kaza .

1  
pse gjith mon kan thon qi bon me fal kaza jemi njeryz koh kemi e k oha kurr sna del edhe namazet po na kalojn ka ni her
po ma mir mej fal kaza se mej lon krejt
kjo qa po thush e drejt qi nuk bojn mej lon namazin duhet fal ne kohen e vet po na je4m njerz

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016