E premte, 26/04/2024, 20:50
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukimi i fëmijëve

Roli i prindërve
Roli i prindërve

Transmeton Ebu Hurejra nga Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë për të, ku ka thënë:   "Çdo foshnje lind me natyrshmëri (islame), mirëpo prindërit (e fëmijes më pas) e hebreizojnë, e krishterizojnë, ose e bëjnë zjarrputist”.

Si i edukoi Ebu Kibria fëmijët?

Babai i katër fëmijëve të cilët janë midis moshës 12 deri 25 vjeç , erdhën në Kanada nga Bangladeshi (që ishte atëherë në Pakistanin Lindor) në vitin 1967.
Të gjithë fëmijët e tij lindën në Kanada.  Vajza më e madhe, Sheila (25 vjeç), kohën e fundit mbaroi duke shkruar një libër për eksperiencën e saj që e vëndoi hixhabin, e titulluar  „Dita e Marijës" .  
Fëmijët tjerë të Kibrias janë përfshirë nëpër programe të ndryshme në komunitetin musliman. Ata të gjithë i falin pesë kohët e namazit. Të dy vajzat janë të mbuluara me hixhab, megjithse ai thotë: "Asnjëherë nuk i kam thënë që të mbulohen”.
Disa prindër të çuditur mund të pyesin se çka bëri Ebu Kibria, gruaja e tij dhe prindërit e tjerë me fëmijët sikur të Kibrias, se si i ndihmuan në jetësimin e islamit të fëmijëve të tyre, se si munden të ndikojnë që ta ruajnë dinin e tyre në një ambient ku ka shekullarizëm, materializëm dhe hedonizëm të kulturës së të rinjve në Perëndim?

Si i edukuan ata, ku midis tyre ishin të pranishme shumë dukuri negative si marrëdhëniet intime jashtëmartesore, droga, braktisja e praktikimit të islamit ose edhe më keq lënia plotësisht e fesë pas dore, me një fjalë se si i edukuan me një ambient ku devijimi është shumë i lehtë për ta marrë?

Ebu Kibria përgjigjet me një përgjigje të shkurtë, të qartë dhe të thjeshtë:
"Prindërit duhet të sakrifikojnë, duhet t’ia bëjnë të dashur Kur’anin dhe Sunnetin”.

Edukimi është një detyrë që duhet t’i përkushtohet një kohë e plotë (e jo të merret si  honorar).

Në diskutimin se si i ndihmojnë prindërit adoleshentët musliman të ruajnë praktikën e islamit dhe të qëndrojnë të përfshirë në komunitetin e muslimanëve, strategjitë e diskutuara midis muslimanëve në Perëndim përfshijnë më shumë kampe të rinjësh, duke organizuar (ngritur) një grup social të shoqërisë muslimane, si dhe programet nëpër xhamia.   Gjersa këto janë gjithashtu vendimtare, të lidhura  për të siguruar mbijetesën e islamit në zemrat dhe mendjet e të rinjve musliman, çka ndonjëherë injorohen që është rol i tmerrshëm i prindërve që luan në zhvillimin ose prishjen e praktikës dhe ruajtjes së islamit.

Prindërit kanë dy strategji: sipas Munir el Kasim, i cili ka shërbyer si imam në Londër dhe Ontario në Kanada: "Disa marrin si të qenit prind (edukimin) si një detyrë me orar të plotë ose ka edhe prej atyre që i lënë fëmijët e tyre të rriten me sprova dhe gabime”


Duhet të qëndroni sa më afër fëmijes suaj

El Kasim thekson nevojën të kemi një nga prindërit të pranishëm në parimet (normat) e përditshme për fëmijët. Shumë shpesh, prindërit janë të zënë duke i dhënë  "jetën e mirë" fëmijëve të tyre në nivelin material (si shtëpia e bukur, blerjen e një veture fëmijes kur t’i mbush 16 vjeç, rrobe të shtrenjta, etj.) të gjitha këto duke ia siguruar duke punuar si skllav, në disa raste dy ose tre punë duke i punuar vetë që t’i kënaqin fëmijët e tyre.

Sidoqoftë, ata dështojnë të shpenzojnë kohën me fëmijët e tyre që t’i edukojnë  me vlera islame që do të formojnë bazën e sistemit të besimit dhe identitetin për jetën e tyre.

„Kur këto lidhje të ngushta (të brendshme) nuk zhvillohen midis prindërve dhe fëmijëve, kur të arrijnë moshën  ku ‘liria’ tek ata është të kenë aq më shumë kënaqësi se sa munden, ata do të bëjnë çfarë të duan, sepse prindërit bëhen vetëm një punonjës i përhershëm në jetën e tyre dhe se kjo do t’i bëjë parazit në aspektin mental dhe praktik" shpjegon El Kasimi.

Kibria nuk ishte i afërt me fëmijët e tij. Ai u siguroi ndihmën atyre kur donin të kënaqeshin, gjithashtu.   Ai thotë se ai nuk ia nguliti në mendje fëmijëve të tij vetëm ndodhitë islame, por gjithashtu ia mësoi patinazhin, futbollin dhe aktivitetet e tjera të tyre .

Nevoja që të krijojmë mjedis të përshtatshëm

Vetëmse nëna shtëpiake nuk është një zgjidhje që të edukojë (rrisë) fëmijë musliman, por është krijimi i ambientit të duhur islam, i cili është përgjegjësia e të dy prindërve.
Faktori më i rëndësishëm në këtë është që prindërit duhet që vetë ta praktikojnë islamin. Muslimanët e ri kanë vëzhguar një fenomen të çuditshëm (të huaj) me prindërit e tyre:
„Një nga ankesat (pakënaqësitë) e zakonshme që i marr nga rinia është se prindërit janë të paqartë me veprat dhe fjalët e tyre; Ata thonë diçka kurse ata bëjnë krejt diçka tjetër. Ata janë më lojal për kulturën e huaj se sa për islamin", tregon Shejh Faisal Abdur Rezak, imam në Toronto, xhamia Tarik në Kanada.

Kjo është diçka që Kibria prapëseprapë vazhdon të jetë në ruajtje (mbrojtje) duke treguar se, „Unë ju siguroj se lutem vetë para se t’i them atë fëmijëve."

Adoleshentët nuk duhen të largohen nga shtëpia

„ Nëse prindërit nuk kanë ambientin e përshtatshëm në shtëpi dhe nuk kanë komunikim të mirë me fëmijët e tyre kjo  do t’i shpien fëmijët që të veçohen dhe të largohen nga shtëpia dhe familja e tyre " thotë Ekram Beshir.
Ajo dhe burri i saj Muhamed Rida Beshir janë autor të librit „Përballja e sfidës së edukumit në Perëndim” me një pikëpamje islame.
Ky veçim (largim) nga shtëpia sjell fatkeqësi për një adoleshent. Në shumë komunitete muslimane në Perëndim, shtëpia është ku të rinjtë së pari përjetojnë islamin, si p.sh. si të falen ose përgatitja e shtëpisë për festën e Bajramit, etj.
Një musliman i ri, nuk do të jetë vetëm i veçuar (i ndarë) vetë nga shtëpia, por me njëfarë mënyre edhe  nga vetë islami.


Prindërit duhet t’i diskutojnë problemet

Komunikimi i mirë është një çelës përbërës në hapjen e dyerve për zemrat dhe mendjet e adoleshentëve. Një gatishmëri (vullnet) e prindit që t’i diskuton problemet hapur dhe me durim rezulton tek adoleshenti përfundimisht me besueshmëri dhe respekt për prindërit e tij. Në këtë nivel prindërit janë më të mundshëm që të kenë vëmendjen (kujdesin) dhe gatishmërinë e adoleshentit që ta konsideroje pikëpamjen islame më serioze dhe të ketë parasysh këshillat e prindërve.
Teorikisht, ky lloj i komunikimit duhet të bëhet nga fëmijëria (vegjëlia). Nëse është "fëmija juaj i moshës 13 ose 14 vjeçar, do të ketë sistemin moral të vetin”  tregon Beshir.
"Madje kur ju nuk jeni me të, ai ka përkrahjen (mbështetjen) e tij përbrenda” ai shton.
"Ai e njeh Allahun, ai di se si të veproj në shumë situata. Ai ende do të ketë nevojë për sigurinë dhe mendimin (vendimin) tuaj, por nuk është sikur ai që nuk i mësohen këto gjëra.”
Prindërit duhet thënë "të dua” fëmijëve të vet.

Rinia muslimane, sikur adoleshentët e tjerë, mund të qëndrojnë të lidhur (bashkuar) për prindërit dhe shtëpitë e tyre nëse ata ndiejnë dashuri, i dëgjojnë kërkesat e tyre, trajtohen në mënyrë të drejtë, jo të tallur, duke i kritikuar ose trajtuar me vrazhdësi.    Prindërit nuk duhet të turpërohen nga thënia "të dua” me adoleshentët e tyre, që duket si diçka e pazakontë .
Gjithashtu kjo nënkupton se prindërit duhet të pranojnë çështjet e mira ose të këqija të fëmijëve të tyre në përpjekjet e tyre duke plotësuar (jetësuar) islamin, dhe nuk duhet kërkuar aq sa nuk kërkohet se kjo do të kalonte në tjetërsim (p.sh. ngulmimi që të jenë të dalluar në disa lëmi të caktuara, etj)
"Secili është një person unik, kështuqë ju nuk mund të kërkoni që ai të jetë ashtu siç ti dëshiron të jetë”  thotë Beshir.


Mbani mend prindër, koha e adoleshencës është një kohë e luftës (përpjekjes)

Dashuria dhe pëlqimi i prindërve janë diçka vendimtare gjatë periudhës së adoleshencës për fëmiun, kur shumë të ri musliman ose jomusliman luftojnë (përpiqen).

„Ata janë duke luftuar përbrenda vetes të kuptojnë ndryshimet e pubertetit (pjekurisë) që ndodhin tek ata. Ata disa vite më herët ishin vetëm fëmijë, kurse tash ata janë duke provuar t’i gjejnë vetes pozitën e re në shoqëri, në rrethin e shokëve të tyre, në shkollë dhe te fqinjët e tyre", thotë Beshir.

Ata kanë nevojë të ndjehen se nuk janë të refuzuar. Kjo mënyrë që të mos ndihen të refuzuar është shumë e madhe që ai ose ajo do të bëjë diçka vetëm  që të ndjehet  se është i/e pranuar.

Jepni edukatën islame adoleshentëve, edhe nëse është i vogël

Prindërit nuk duhet të jenë dijetar që t’ia mësojnë vlerat islame fëmijëve të tyre. Ata duhet të çojnë diturinë dhe praktikën islame djemve ose vajzave të tyre, pavarësisht se sa të vjetër ose të vegjël janë, ose se sa dituri të vogël që kanë.
"Nëse prindi ka dashuri të vërtetë për fëmijët e tyre, kjo do ta bëjë fëmijen t’u përgjigjet (reagon) në një mënyrë pozitive, që rezulton se ia lë përgjegjësinë atij ose asaj” thotë Wahid Mustafa, një këshilltar në qendrën "Rinia Muslimane e Amerikës Veriore” (Muslim Youth of North America).

Kibria është një model (shembull) i mirë për këtë. Ai përshkruan se sa vështirë ishte për atë të heq dorë nga një profesion mbi 20 vite si muzikant, duke luajtur ‘tabla’ , një lloj daulle nga nënkontinenti Indian.
Megjithëse, ai i mori fëmijët e tij në shumë programe islame, në komunitetin e tij: shkolla verore islame, kampingje, programe një ditore, etj.
Një nga gjërat që e ndryshoi pikëpamjen e tij për muzikën ishte kur një student i klasës së tij më nuk u duk në orët që i mbanin. Kur Kibria e takoi më pastaj këtë musliman, ai vërejti se e kishte braktisur përfundimisht ‘tablën’ për shkak të islamit.

"Kur Ibrahimi mundi t’a sakrifikojë djalin e tij Ismailin, ‘tabla’ nuk është asnjë send (gjë)”, tha Kibria, duke treguar se si iu kthye islamit seriozisht.

Faktori tjetër që e bindi atë ta braktis ‘tablën’ ishte kur ai i pa fëmijët e tij duke u bërë më
të interesuar për islamin.
" U betova se nuk do ta prekja ‘tablën’ më, e asnjë vegël muzikore. Pastaj iu bashkua me përkushtim fëmijëve të tij dhe i inkurajoi  që të mësojnë dhe praktikojnë më shumë  rreth islamit”.


Marrë nga www.soundvision.com
Përshtati nga anglishtja: Fitim Nuhiu
Kategori: Edukimi i fëmijëve | Shtuar nga: shpend-xhelili (29/07/2010)
Klikime: 2432 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024