Pse është haram ngrënia e mishit të derrit? - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E mërkurë, 07/12/2016, 09:35
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Pse është haram ngrënia e mishit të derrit?

Pyetje:
Pse është haram ngrënia e mishit të derrit?
Selam alejkum!


Përgjigje:
Alejkum selam!
Padyshim se çdo gjë që e lejon Allahu është e mirë, çdo gjë që e obligon është e dobishme, por duhet ditur se çdo gjë që e ndalon është në dëm të pashmangshëm të njeriut.
Urtësia e ndalimit të konsumimit të mishit të derrit dhe produkteve të tij mund të thuhet se përmendet në vet ajetet kur’anore, të cilat ligjësojnë ndalimin e derrit. Allahu thotë: "Thuaj: "Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua, asgjë që e ndalon njeriun të hajë çfarë të dojë, përveç kafshëve të ngordhura, gjakut të derdhur, mishit të derrit, sepse ky është i ndytë, dhe mishit që është therur në emër të dikujt tjetër në vend të Allahut.” (En’amë, 145)
Pra vërehet qartë në ajet se përse derri na qenka ndaluar. Por megjithatë do të përmendim me këtë rast disa nga të dhënat shkencore lidhur me përmbajtjen e mishit të derrit dhe sëmundjeve që mund të dalin si rezultat i konsumimit të produkteve të tij.
1. Përmban parazitar, të cilët kanë krimbat spiral.
2. Shkakton sëmundje bakteriale,
3. Shkakton sëmundje mikrobatike,
4. Shkakton sëmundje virusale.
5. Shkakton rritje të acideve të dëmshme në gjak etj.
Allahu po ashtu thotë: "Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.”  (A’rafë, 157)
 
Allahu e di më së miri!



                                                 Muhamed Dërmaku

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (12/07/2011)
Klikime: 556 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016