E shtunë, 27/04/2024, 01:13
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Përfundimi i menstruacioneve

Pyetja:

Selam alejkum!
Në qoftë se konsideron që mujoret të kanë përfunduar dhe vendos të pastrohesh (gusël), fal namaz (një ose dy kohë) dhe më vonë pas disa orëve vëren se të rrjedh gjak (ndoshta edhe të përzier), a duhet të pastrohesh prapë dhe të vazhdosh me namaz apo duhet të presësh deri në përfundimin e plotë të tyre?
Unë deri tani kam praktikuar këtë: pas 4 ditëve jam pastruar dhe në qoftë se më pas kam vërejtur diçka, nuk jam pastruar (gusël), vetëm kam pastruar vendin, ndërruar ndërresat, kam marrë abdest dhe kam vazhduar me namaz. Disa motra muslimane më kanë thënë se një gjë e tillë është e ndaluar dhe se duhet të presësh së paku edhe një ditë deri në përfundimin e plotë të tyre.
Në disa vende kam lexuar se duhet të presësh deri në paraqitjen e një lëngu të verdhë, por tek unë një gjë e tillë nuk ndodh, apo ndoshta nuk mund ta dalloj këtë.
Ju lutem më sqaroni në detaje për këtë dukuri, se thënë të drejtën tash edhe nuk mund të përcaktoj numrin e saktë të ditëve, ato më zgjasin shumë shkurt, 2 ditë, ndërsa ditën e 3 dhe 4 shumë pak. Por problemi qëndron se sa herë pastrohem, më rrjedhin disa pika, prandaj edhe më ndodh të pastrohem 3-4 herë gjatë ditës, para secilit namaz.
Dhe para se të vijnë menstruacionet, nëse vëren 1-2 pika sekrecion të përzier me gjak (ngjyrë kafe) dhe ndien pak dhimbje në stomak dhe ndoshta deri të nesërmen vonë nuk të vijnë menstruacionet, a duhet të falesh në këtë kohë?
Allahu ju shpërbleftë!



Përgjigjja:

   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
   Problemet me të cilat ballafaqohen gratë gjatë menstruacioneve janë të shumëllojshme posaçërisht rreth përfundimit dhe fillimit të tyre. Për problemin tuaj do të flasim në dy pika kryesore. 
   Pika e parë: Femra duhet ta përcaktojë përfundimin e menstruacioneve me njërën nga këto dy forma:

1) Tajitja e lëngut të bardhë:

   Më rëndom te femrat gjatë menstruacioneve është se së pari rrjedh gjaku i menstruacioneve dhe vazhdon rrjedhja disa ditë varësisht prej femrës. Pas kësaj fillon të rrjedhë gjaku i përzier (sekrecion i turbulluar), që merr ngjyrë kafe, më pas sekrecion i zverdhur. Kjo e tëra konsiderohet periudhë e menstruacioneve derisa të ndërpriten këto sekrecione dhe fillon të rrjedhë sekrecioni i bardhë. Nëse tajitet lëng i bardhë për një kohë përafërsisht një ditë, atëherë kjo është shenjë e pastrimit, por nëse rrjedh pak dhe pas kësaj prapë tajitet sekrecion i verdhë apo i turbulluar, atëherë ende nuk është pastruar dhe femra duhet të presë. 

2. Tharja e plotë e organit:

   Te disa femra, ashtu si përmendni në rastin tuaj, është e mundur që të mos kenë rrjedhje të lëngut të bardhë kur pastrohen. Prandaj tek ato pastrimi vërtetohet duke vënë leckë apo copë pambuku te vendi i gjakderdhjes së menstruacioneve dhe ajo mbetet e tharë për një kohë përafërsisht një ditë dhe nëse gjatë kësaj kohe pambuku nuk ndotet me gjak, ose sekrecion ngjyrë kafe apo të zverdhur, atëherë ajo llogaritet se ka përfunduar menstruacionet. Por nëse ndotet, atëherë ajo ende nuk është pastruar dhe duhet të presë. 
   Pritja e një dite të plotë bëhet nëse femra nuk është siguruar se sa janë rëndom ditët e menstruacioneve. Prandaj në rastin tuaj, mendojmë se ju po nguteni dhe po pastroheni para kohe. Kini kujdes dhe mos u pastroni para se të siguroheni se kanë përfunduar menstruacionet.
   Kurse nëse femra e di me siguri se ditët e menstruacioneve janë p.sh. pesë ditë dhe pas ditës së pestë ndalet tajitja e sekrecioneve në përgjithësi, atëherë ajo nuk ka nevojë të presë tërë ditën që ta vërtetojë atë. Me fjalë të tjera pritja bëhet nëse nuk është e sigurt se kur përfundojnë menstruacionet.

   Pika e dytë: Femra duhet të ketë kujdes të mos nxitojë të pastrohet derisa të sigurohet se kanë përfunduar menstruacionet. Për shkak se ka disa nga gratë që kur pushon pak gjaku ose kur fillon të rrjedhë gjaku i turbulluar e i verdhë, mendojnë se kanë përfunduar menstruacionet dhe pastrohen para kohe. 
   Vërtetohet se gratë e sahabëve ia tregonin Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, leckat me ngjyrë të zverdhë (që të kuptonin se a kanë përfunduar menstruacionet kur rrjedh ai lëng). Ajo i këshillonte të presin derisa të shohin sekrecionin e bardhë (që tajitet kur përfundojnë menstruacionet). Shënon Buhariu pa zinxhir transmetuesish dhe Maliku.

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (10/01/2011)
Klikime: 2247 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024