Pagesa e kefaretit në faqe interneti - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E hënë, 05/12/2016, 05:21
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Pagesa e kefaretit në faqe interneti

Es-selamu alejkum ue rahmetullah!

Hoxhe i nderuar,

Disa organizata të huaja islame që merren me bamirësi kane website të tyre, në të cilat njeriu mund të dhuroje sadaka, ta paguajë zekatin, etj, të gjitha këto në formë elektronike (me kartelë). Një nder opsionet është edhe pagesa e kefaretit (për betime të thyera), mirëpo aty nuk specifikohet p.sh. se sa është çmimi i një shujte dhe kështu rrjedhimisht njeriu ta dijë se sa duhet të paguajë, p.sh. në rast të thyerjes së betimit. Aty vetëm ceket se organizata në fjalë e merr përsipër kryerjen e kefaretit në mënyrë të duhur. Pyetja ime është se nëse paguajmë shuma të cilat mendohet të jenë të arsyeshme, sipas standardeve të vendit tonë, për të bërë kefaret thyerjen e betimit, a do të konsiderohej ky veprim në rregull?

 

Allahu ju shpërbleftë.

 

Përgjigjja:

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Fillimisht themi se është i lejuar autorizimi i dikujt për ta kryer shpagimin e kefaretit, si p.sh. t`ia japësh dikujt paratë dhe ai ta blejë ushqimin dhe ti ushqej dhjetë të varfër. Këtë, mund ta merr përsipër edhe një individ, por gjithashtu edhe një institucion, sikurse shoqata humanitare.

Ndërsa në pyetjen tënde janë dy çështje që duhet pasur parasysh:

-         Nëse xhirollogaria është e specifikuar për kefaret dhe nënkuptohet se kur ti të paguash, pavarësisht sa, ato pare do të shpenzohen për atë që ti ke për qëllim (d.m.th. pagesa e kefaretit). Në këtë rast nuk ka problem.

Në anën tjetër nëse pagesa është në një xhirollogari të përgjithshme ku paguhet zekati, sadakaja, etj. dhe ndër të tjera edhe kefareti dhe ti nëse paguan kefaret, atëherë ajo nuk ka mundësi të përcaktohet se është kefaret, atëherë kjo është e paqartë. Me një fjalë, nëse ti nuk ke mundësi (nuk ekziston opsioni në atë faqe), ti informosh konkretisht se atë shumë të parave që do t'ua dërgosh është për kefaret, atëherë nuk është e mundur që të bëhet shpagimi i kefaretit nga ata si duhet.

 

-         Gjithashtu është problematike edhe mos definimi i shumës, pasi esencë në këtë është ushqimi dhe jo shuma e përcaktuar. Kështu që bazë është ushqimi i dhjetë të varfërve, ndërsa shuma diku mund të jetë dhjetë euro, diku njëzet... e kështu me radhë. Prandaj nëse ne ua paguajmë atyre, p.sh. njëzet euro, atëherë  ekziston mundësia që me atë shumë ata të japin ushqim për dhjetë, ose më shumë të varfër, por ekziston mundësia që të japin ushqim për më pak se dhjetë të varfër dhe kështu nuk kryhet adhurimi në fjalë si duhet.

 

Pa u zgjeruar më shumë themi se nëse në këto faqe të internetit nuk janë të definuara qartë këto dy aspekte të lartpërmendura, atëherë nuk është e drejtë që ne tua besojmë kryerjen e këtij adhurimi. Zoti e di më së miri.

 

Alaudin Abazi 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (25/01/2011)
Klikime: 199 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016