Nëse teshtitë gjatë namazit, a duhet ta ndërpres duan e të them Elhamdulilah, apo si? - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E diel, 04/12/2016, 02:52
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Nëse teshtitë gjatë namazit, a duhet ta ndërpres duan e të them Elhamdulilah, apo si?

Pyetje:

Nëse nëse teshtitë gjatë namazit,, a duhet ta ndërpres duan e të them Elhamdulilah, apo si?


Përgjigje:
Natyrisht se kur muslimani teshtitë duhet të thotë Elhamdulilah,ndërsa ai që e dëgjon i thotë Jerhamukellah! I pari ia kthen përsëri"Jehdikumullahu ve juslihu balekum!” Kështu veprohet në gjendje normale. Por sa i përket gjendjes kur teshtitja ndodh gjatë namazit, dijetarët kanë dy mendime se a duhet të thotë Elhamdulilah atëherë kur teshtitë, apo duhet vazhduar namazin normal pa thënë asgjë. 

1. Dijetarët hanefij mendojnë se nuk duhet thënë Elhamdulilah nëse teshtitë gjatë namazit, dhe nëse këtë e bën me vetëdije e prish namazin.

2. Shumica e dijetarëve ku edhe dijetarët e tre medhhebeve, malikinjtë, shafiinjtë dhe hanbelinjtë mendojnë se Elhamdulilah duhet thënë edhe gjatë namazit nëse teshtitë, duke e ndërprerë atë lutje që je duke e thënë dhe duke vazhduar më pas lavdërimit (fjalës Elhamdulilah). Madje këta dijetarë dallojnë në mendime nëse ky falënderim duhet thënë me zë të theksueshëm apo në heshtje, edhe pse më e saktë është ta thotë këtë në heshtje, duke mos i penguar të tjerët përreth. Ata kanë për argument shtesë nga argumentet e përgjithshme të këtij rregulli hadithin që e transmeton Rifaa Ibën Rafi’, i cili thotë se jam falur pas të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, gjatë namazit teshtiva dhe thash: "ELHAMDULILAHI HAMDEN KETHIREN TAJJIBEN MUBAREKEN FIHI MUBAREKEN ALEJHI KEMA JUHIBBU RABBUNA VE JERDA!”  Pasi i Dërguari përfundoi namazin pyeti: "Kush foli gjatë namazit?” askush nuk u përgjigj. Përsëri pyeti, përsëri askush nuk u përgjigj. Në të tretën kur pyeti, u ngrit Rifaa dhe tha: unë fola o i dërguari i Allahut. Po çka the – e pyeti i Dërguari. Thash kështu: "ELHAMDULILAHI HAMDEN KETHIREN TAJJIBEN MUBAREKEN FIHI MUBAREKEN ALEJHI KEMA JUHIBBU RABBUNA VE JERDA!”  Më pas i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: "Për Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, kanë garuar tridhjetesa melekë se cili i pari do të ngrehet te Allahu me këtë falënderim.” 

Këtë hadith në këtë version e transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi Nesaiu etj. por dijetarët e hadithit kanë mendime të ndryshme në saktësinë e këtij versioni. Sipas shejh Albanit hadithi është i saktë. Versioni tjetër, të cilin e transmeton Buhariu dhe është i saktë, precizon se këtë falënderim Rifaa e ka bërë kur është ngreh nga rukuja e jo kur ka teshtitë. Disa dijetarë i bashkojnë dy versionet duke thënë se Rifaa ka teshtitë gjatë kthimit prej rukusë dhe e ka thënë këtë falënderim të cilin ia ka miratuar i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, kështu, argumentohet se rregulli i përgjithshëm i teshtimës vlen edhe përgjatë namazit.

Një gjë duhet cekur se nuk lejohet që këtij që teshtitë dhe e falënderon Allahun t’i thuhet Jerhamukellah!  Kështu mendojnë të gjithë dijetarët. Prapë argumentohen me hadithin tjetër të cilin e transmeton imam Muslimi dhe të tjerë se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të reagoi ndaj atij që i tha personit që teshtiu në namaz, Jerhamukellah!  duke i thënë: 
"Në namaz nuk lejohet të përdoren fjalët e njerëzve, por gjithë çka mund të thuhet është Tesbih (lavdërim), Tekbir (madhërim) dhe lexim i Kur’anit.”

Kështu, nëse fjalën Elhamdulilah pas teshtimës e thua në vete, do të jetë mirë dhe nuk do të prishet namazi, kurse nëse nuk e thua fare, nuk mëkaton.

Allahu e di më së miri!



                                                    Muhamed Dërmaku

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (24/04/2011)
Klikime: 1159 | Komentet: 3 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
2  
selam kam nje pyetje por eshte urgjente eshte puna jet o vdekje nese kish paas mundsi mu pergjegj kam nje rast ketu ne rrethin ku je toj eshte e semur nje moter ka rreth dy muj qeeshte semur ka ber tgjitha anlizat mjeksore por mejket kan then qe ska asgje nuk ka as nje semundje te mundsheme amo ajo ter kohen vjell deh ka mundim tmadh ekshtu qe familja esak duke mes e par me duke vujtur ne ket menyr ka shkkun dhe kan mar nje te ashtu qujautr '' HOXH'' i cili ka ardh ne perfundim qe medemek ka zhiven ne bark me demek ka perbin zhiven eka mundu me nxerr jasht po ka thon qe smunsa met ndihmu aka munsi me ndodh kjo edhe nese po ak mundsi hoxha i forumit tuja memm dhon noj pergjigje ju lutem shum mi ndihmu ksej motre te re e cila osht vetem 20 vjet edjh osht tu vujt shum edhe ajo edhe familja e saj ju lutem shummmmmm mktheni nje pergjigje ju lutemmmmmm ma boni hallall qe ekom sgjat shumm ............

1  
A bon mem kallxu se qysh radhiten krijimet e zotit?? dmth ne diten e pare qka ka kriju ne diten e dyt qka etj etj e kam fjalen per bime per shpenz e kto lloj gjallesave???

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016