Mrekullitë shkencore mjekësore në namazin e natës - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 04:45
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Mrekullitë shkencore mjekësore në namazin e natës
Mrekullitë shkencore mjekësore në namazin e natës

Falni namaz nate, se është traditë e të devotshmëve para jush e afrim tek Allahu për ju, ju ndalon nga mëkatet, jua shlyen mëkatet si dhe largon sëmundjen nga trupi juaj.”

Në librin e shkruar në gjuhën angleze nga një grup shkrimtarësh, i titulluar "Diagnoza shtëpiake e praktikuar dhe e dobishme dhe fshehtësia e shërimit nga mjekësia popullore”, thuhet se ngritja nga shtrati gjatë natës, bërja e disa lëvizjeve të vogla brenda shtëpisë, bërja e disa lëvizjeve të thjeshta gjimnastikore, larja me ujë e disa pjesëve kryesore të trupit dhe marrja frymë thellë ka dobi të mëdha shëndetësore.

E ai që i mendon mirë këto këshilla, sheh se këto përshkruajnë në tërësi lëvizjet e besimtarit kur zgjohet për të falur namaz, duke filluar nga abdesti dhe më pas lëvizjet gjatë kryerjes së namazit të natës.

Për të gjitha këto ka treguar para katërmbëdhjetë shekujsh Muhamedi salallahu alejhi ue selem, kur ka treguar mbi vlerat dhe dobitë shëndetësore të namazit të natës e ka thënë: "Falni namaz nate, se është traditë e të devotshmëve para jush e afrim tek Allahu për ju, ju ndalon nga mëkatet, jua shlyen mëkatet si dhe largon sëmundjen nga trupi juaj.”

Mënyra se si namazi largon sëmundjen nga trupi me lejen e Allahut është vërtetuar si vijon. Është vërtetuar se ngritja dhe falja gjatë natës ndikon në pakësimin e lirimit të hormonit kurtizol, i cili ndikon në ndalimin e rritjes së sheqerit në gjak. Po ashtu ndikon në ndalimin e rritjes së shtypjes së gjakut si dhe ndalon koagulimin e gjakut në vena. Rezultati është ngadalësimi i qarkullimit të gjakut gjatë gjumit si dhe trashja e tij për shkak të mos huazimit të lëngjeve apo për shkak të shëndetit të tepërt si dhe e vështirëson frymëmarrjen, pengon qarkullimin e gjakut në kokë dhe hollimin e tij.

Gjithashtu, namazi i natës është shërim për sëmundjen pezmatimit apo ndezjes së nyjave ndërmjet eshtrave, që shkaktohet në nyja në ato vende ku lëvizin eshtrat për shkak të moslëvizjes së tyre për një kohë të gjatë kur njeriu fle natën. Kjo shërohet me lëvizjet në namaz dhe me larjen e këtyre pjesëve me ujë gjatë abdestit.
Namazi i natës ndalon sëmundjen e rritjes së tensionit nervor, pasi disa lëvizje të thjeshta gjatë namazit të natës ndikojnë në shërimin e kësaj sëmundjeje. Namazi i natës ndalon sëmundjen e tri xhlisirsateve (e cila është një lloj yndyre e cila ka mundësi të rritët në sasi të madhe, posaçërisht pas ngrënies së tepërt të darkës), që mund të shkaktojë sëmundjen e venave të zemrës, matufllëkun si dhe largon sëmundjen e brengave dhe mërzisë.

Po ashtu pakëson sëmundjen e tingëllimit të veshëve, shkaqet e së cilës janë ende të pazbuluara. Po ashtu, namazi i natës e pakëson shkakun e ndalimit të zemrës dhe ndalon vdekjen e papritur.
Namazi i natës aktivizon funksionet e ndryshme të trurit: me leximin dhe përsëritjen e Kuranit, me meditimin në ajetet e tij si dhe me përkujtimin e duave të ndryshme nga Kurani e Suneti, që largojnë sëmundjen:
"Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve!"

”O Zoti ynë, na fal e na mëshiro, na jep shëndet e jetë të gjatë! Na ndihmo që sa më shumë të të adhurojmë e të të falënderojmë! Na bëj që t’i trashëgojmë gjymtyrët tona e që me to Ty të të adhurojmë e mos bëj që ato të na trashëgojnë ne e të mos kemi dobi prej tyre!”

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (13/07/2011)
Klikime: 475 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016