Mësimi i 8, "Shoku i mirë" - Mësime ditore - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E diel, 04/12/2016, 02:49
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 12
Vizitorë: 12
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi i 8, "Shoku i mirë"

Allahu i Lartësuar thotë:
ٱلأَخِلاَّءُ يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلاَّ ٱلْمُتَّقِينَ
"Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë pasur frikë Allahun." (Zuhruf, 67)

Nga Ebi Musa el Esharij transmetohet se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:
مَثَلُ الْجَلِيسِ الصَّالِحِ وَالْجَلِيسِ السَّوْءِ كَمَثَلِ صَاحِبِ الْمِسْكِ وَكِيرِ الْحَدَّادِ لَا يَعْدَمُكَ مِنْ صَاحِبِ الْمِسْكِ إِمَّا تَشْتَرِيهِ أَوْ تَجِدُ رِيحَهُ وَكِيرُ الْحَدَّادِ يُحْرِقُ بَدَنَكَ أَوْ ثَوْبَكَ أَوْ تَجِدُ مِنْهُ رِيحًا خَبِيثَةً
"Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është (përkatësisht) si poseduesi i miskut dhe kovaçit. Mbartësi i miskut ose do te japë erë të mirë, ose do ta blesh, ose do të ndjesh prej tij erën e mirë, ndërsa kovaçi ose do të të djegë rrobat, ose do të ndjesh prej tij erën e keqe." Buhariu

Shpjegim:

Duhet pasur kujdes në zgjedhjen e miqve të mirë që të udhëzojnë dhe të ndihmojnë në atë që Allahu është i kënaqur, që në ditën e gjykimit mos të bëhen armiq. Nga hadithi kuptojmë se njerëzit, të cilët na rrethojnë, ndahen në dy grupe:
- Është ai vëllai i mirë, ai bujar, i cili të ndihmon ty si në fenë, ashtu edhe në dynjanë tënde. Të nxit ty për bindjen ndaj Allahut dhe për një moral të mirë me fjalën dhe veprën e tij. Këtë lloj shoqërie e kemi për detyrë ta shoqërojmë.
- Është shoku i keq për atë që shoqërohet me të, sepse ky shok (shok i keq) është ndihmues i vetes tënde, e cila në vetvete është shtysë për të keq dhe që e shtyn njeriun në shkatërrim dhe shkakton mërzitjen e Allahut të Lartësuar.
Prandaj, është detyrë për myslimanin që të shkëputet nga një shoqëri e tillë, sikurse e ka përmendur Pejgamberi salallahu alejhi ve selem në hadithin e lartpërmendur, duke krahasuar shokun e mirë si poseduesin e miskut, prej të cilit nuk na vjen asgjë e keqe dhe shokun e keq me kovaçin.

Dobi:

1. Njeriu ndikohet nga personi me të cilin shoqërohet.
2. Mos pasje marrëdhënie me të këqijtë.
3. Nxit për zgjedhjen e shokut më të mirë.

Allahu im!
Të lutem për një shoqëri të mirë e cila ndihmon në kujtim Tëndë.
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu
www.sinqeriteti.com
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (08/10/2010)
Klikime: 471 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016