Mësimi 29. Lexone Kuranin - Mësime ditore - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 14:27
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 29. Lexone Kuranin

Mësimi 29. Lexone Kuranin


Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Di¬tën e Gjykimit për të zotët e vet.” (Transmeton Muslimi)
Nevvas bin Sem’ani r.a. thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: "Ditën e Gjykimit do të vijë Kur’ani dhe të zotët e tij, të cilët vepronin sipas tij në këtë botë (dunja); u prijnë su¬ret "El-Bekaretu” dhe "Ali imran”, të cilat ndërmjetësojnë për sho¬kun (lexuesin) e vet.”(Transmeton Muslimi)

Uthman ibnu Affani r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’an dhe ia mëson atë dikujt.” (Transmeton Buhariu)

Umer ibnul Hattabi r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet All-llahu me këtë Libër do t’i ngrejë disa popuj, ndërsa disa të tjerë do t’i degradojë.” (Transmeton Muslimi)

Ibnu Umer ibnul Hattabi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Nuk ka xhelozi vetëm në dy veta: Njeriut të cilit All-llahu ia ka dhënë Kur’anin dhe ai është me të ditë e natë dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi.” (Muttefekun alejhi)

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Zotëruesit të Kur’anit do t’i thuhet: Lexo dhe hip lartë, lexoje ashtu si e ke lexuar në dynja. Vendi yt do të jetë te ajeti i fundit të cilin do ta lexosh.” (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

Shpjegim:
Hadithet e lartpërmendura shum qartë na tregojnë për rëndësin e leximit të Kuranit, ai do të ndërmjetësoj në ditën e gjykimit, lexuesit do të kenë pozita të larta. Kurse Allahu m këtë libër i privilegjon individët dhe popujt.

Dobi:
1. Lexuesi përjeton ndërmjetësim e Kuranit në ditën e gjykimit.
2. Ai që e mëson Kurnain konsiderohet njëri ndër më të mirët.
3. Kurani të lartëson nëse ti e respekton.
 
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/11/2010)
Klikime: 998 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1  
selam alejkum, i nderuari Zeqir, jo ne asnje menyre nuk mund te krahasohet origjinali i Kur'anit me gjuht tjera ngase kuptimi i fjaleve te kuranit ne gjuhen arabe eshte shume me i gjere dhe nuk pershtatet me gjuhet tjera, por natyrisht nuk mund ta mohojme se ka sevape te medha me lexu edhe ne gjuhen shqipe, por nuk nuk barazohet me ate ne gjuhen arabe, Allahu alem selam alejkum...

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016