Mësimi 24. Kontrollo shikimin - Mësime ditore - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 10:37
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 24. Kontrollo shikimin
Mësimi 24. Kontrollo shikimin
 

Allahu i Lartësuar thotë:
"Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), …". (En-Nur: 30).
"Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t'i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm". (Taha: 131).

"Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini". (En-Nur: 19).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Mos u ulni nëpër rrugë". I thanë : O dërguari i Allahut nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet të ulemi (në këto vende). Tha : "E nëse këmbëngulni që të uleni (në këto vende) atëherë jepini hakun rrugës". Thanë : Kush është haku i rrugës? Tha : "Ulja e shikimit. Mos mundimi i njerëzve. Kthimi i selamit. Urdhëri për të mira dhe ndalimi nga të këqiat". Trasnsmeton Buhariu dhe Muslimi.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "All-llahu ka përcaktuar hisen e njeriun në imoralitet (zina), ai do të bjer në te domosdo. Syri ban zian, kurse zinaja e syrit është shikimi". (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Mos i dëmtoni robërit e All-llahut dhe mos i nënçmoni e mos tentoni të shpalosni turpin e tyre, sepse ai që tenton të shpalos turpin e vëllaut të vet, All-llahu tenton t’ia shpalos turpin e tij derisa ta turpërojë në shtëpinë e tij”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi).

Xhabir ibn Abdilahu thotë: "E pyeta të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, për shikimin e papritur dhe ai më urdhëroi që të ulja shikimin.” (Shënon Muslimi)
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Dy sytë bëjnë amoralitet dhe amoraliteti i tyre është shikimi.” (Mutefekun alejhi)

Shpjegim:
Allahu i Lartësuar urdhëron në ndalimin e shikimit sepse kjo të drejton drejt imoralitetit dhe veprime të këqia. Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem na trego se edhe syri bënë zina, dhe ky organ duhet të ruhet nga imoraliteti. Në anën tjetër duhet të jemi të kujdesshëm në dëmtimin e të tjerëve duke mos shpalosur deh publikuar gjynahet e tyre.

Dobi:
1. Ndalimi i shikimi është urdhër i Allahut.
2. Edh syri bën zina.
3. Nuk lejohet dëmtimi i njerëzve duke publikuar turpet e tyre.
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc

 

Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/11/2010)
Klikime: 603 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016