Mësimi 1. Dita e Arafatit - Mësime ditore - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E diel, 04/12/2016, 02:54
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 1. Dita e Arafatit

Mësimi 1. Dita e Arafatit
 

Allahu i Lartësuar thotë:
"Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe." (Maide, 3)
"Pasha atë që dëshmon dhe të dëshmuarën!". (El-Buruxh: 3)

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Dita e premtuar është Kijameti, kurse dita e dëshmuar është Arafati, kurse dita dëshmuese është dita e xhuma…". (hadithi është hasen, tra. Tirmidhiu.)
Transmeton Aisheja [radijall-llahu anha] se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron njerëz nga zjari i xhehenemit ma shumë sesa në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ata melekëve, duke thënë: çka dëshirojnë këta njerëz?". (Shënon Muslimi)

Kurse Ibën Omeri, radijall-llahu anhuma, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "All-llahu mburet para melekëve ditën e Arafatit me ata që qëndrojnë në Arafat dhe thotë: shikoni robët e Mi, Më kanë ardhur të rraskapitur dhe të pluhërosur". (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.)

Ebu Katadeja, radijall-llahu anhu, tregon se e kanë pyetur Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mbi agjërimin e ditës së Arafatit, kurse ai është përgjigjur: "I shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe atij që vjen". (Muslimi)

Shpjegim:
Në këtë ditë është plotësuar dhuntia dhe është përsosur feja. Për këtë ditë është betuar Allahu. Kjo është dita e shlyerjes së mëkateve, lirimit nga zjari dhe e mburrjes me ata që qëndrojnë në Arafat. Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet e dy viteve.
 
Dobi:
1. Në këtë ditë janë plotësuar dhuntitë e Allahut.
2. Allahu i Lartësuar krenohet para melaqeve në këtë ditë
3. Allahu në ditën e Arafatit i falë makete te dy viteve.
 
Përgaditur nga: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/11/2010)
Klikime: 604 | Komentet: 2 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 2
2  
teper e mir allahu ju shpebleft

1  
shum e mir kana kjo

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016