Mësimi i 6, Dashuria ndaj Muhammedit salallahu alejhi we selem - Mësime ditore - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E hënë, 05/12/2016, 05:20
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi i 6, Dashuria ndaj Muhammedit salallahu alejhi we selem
Mësimi i shtatë: Ëmbëlsia e imanit

 
Allahu i Lartësuar thotë:

"Thuaju (o Muhamed): "Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë." (Aliimran, 31)

"Thuaj: "Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur." (Tevbe, 24)

Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

"(Betohem) për Atë në Dorë të të Cilit është shpirti im! Asnjë prej jush nuk do të ketë Iman (të plotë) derisa të jem unë më i dashur tek ai sesa babai i tij dhe fëmija e tij." (Buhariu)
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

"(Betohem) Për Atë në Duart e të Cilit është shpirti im! Asnjë ri prej jush nuk do të ketë iman (të plotë) derisa të jem unë më i dashur për të se babai i tij, se fëmija e tij dhe se të gjithë njerëzit bashkë." (Buhariu)

Shpjegim:

Dashuria për Muhamedin salallahu alejhi ve selem është ndjekja dhe pasimi i mesazhit islam që ai predikoi. Dashuria për Allahun dhe të Dërguarin e Tij duhet të dominojë mbi çdo dashuri, përndryshe pason dënimi i Allahut.
Askush nuk mund të pretendojë për dashurinë për Të duke mohuar apo mos pranuar mësimin e tij mbi fenë e Allahut, Islamin. Falja e Allahut dhe dashuria e Tij arrihet vetëm duke e pasuar atë. Dy hadithet e lartpërmendura i tregojnë shumë qartë çdo besimtari se Muhamedi salallahu alejhi ve selem duhet të jetë më i dashur se çdokush tjetër.

Dobi:

1. Dashuria për Allahun është të pasosh Pejgamberin e Tij.
2. Dashuria për Allahun sjell faljen e gjynaheve.
3. Duaje Muhamedin salallahu alejhi ve selem më shumë se familjarët e tu.
4. Iman i plotë është dashuria e plotë për Muhamedin salallahu alejhi ve selem.

Allahu im!
Më shto dashurinë ndaj Muhamedit salallahu alejhi ve selem!
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (02/10/2010)
Klikime: 496 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 2
2  
SELAM ALEJKUM . O VLLAZNI DUHET ME BA ZEMREN E MIR EDHE MU FAL A KA MA MIR .:D SKA MA MIR SE MU FAL EDHE ME PAS ZEMREN E MIR SE ALLAHU I KOFSHEM FAL ALLAHUT TMADH NAJ FAL GABIMET TONA GJINAHET QE I KENA BA .. NA JEP TMIRAT GJITHMON VLLAZEN MUSLIMAN DUHET MU FAL .

1  
AllAhu im ! Me shto dashurin ndaj Muhamedit salallahu alejhi ve selam! Aminn
AllAhuu ju shprebleft per keto Hadithee ,,.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016