Më thonë të abortoj, çka të bëj? - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E diel, 04/12/2016, 02:53
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Më thonë të abortoj, çka të bëj?

Pyetje:

Selam alejkum!

       Jam  një motër myslimane, 19 vjeçare, e desha ta bëj një pyetje.
Kam një problem  shumë të madh  dhe nuk mund të vendosi.
Jam martuar qe 1 vit dhe para 2 muajsh më ka ardhur burri në Gjermani. Unë, bashkë me burrin, banoj ende te baba im, për shkak të kushteve financiare.
Tash kam mbetur shtatzëne dhe  po kam problem me prindër sepse e punoj një zanat ku nuk bën të punosh shtatzëne, e më duhet ta lë punën. Ata po më thonë ta abortojë fëmijën për shkak të zanatit e burri ende nuk është në punë.
Tash jam në javën e pestë të shtatzënisë (35 ditë të shtatzënisë) dhe ende nuk e di çka të bëj. Ju lutem, më jepni përgjigje sa më shpejt se nuk di çka të bëj.
Allahu ju shpërbleftë!


P
ëgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah! 

      Motër muslimane, derisa jeni e martuar dhe sigurisht se me lejen dhe vullnetin e prindit dhe familjes, është gjithçka normale që të mbeteni shtatzëne derisa jetoni me burrin, pavarësisht se në çfarë shtëpie, të babës apo të burrit.
Sa i përket abortimit të farës së fekonduar, nëse është fjala për fazën e parë të 40 ditëve, disa dijetarë e lejojnë tërësisht, por mendimi më i saktë të cilin e mbështesin edhe Komisioni i Përhershëm për Studime shkencore dhe Fetva si dhe është përzgjedhur në Enciklopedinë Kuvajtiane të së Drejtës Islame ku citojnë se aborti në atë rast do të lejohej me kushte, pra atëherë kur bëhet fjalë për ndonjë interes fetar, apo largim të ndonjë dëmi eventual. Kurse frika nga furnizimi i fëmijës, citojnë dijetarët, apo frika nga pamundësia për t’u marrë me edukimin e tyre, nuk janë masa të justifikueshme për ta lejuar abortin edhe në këtë fazë. 
Kurse për fazat e tjera, nuk diskutohet se aborti është i ndaluar.

     Në rastin tuaj, mendoj se nuk keni të drejtë të mendoni për abort, sepse gjithçka është në rregull dhe legjitime, kurse sa i përket punësimit tuaj, ai në esencë është i diskutueshëm se lejohet apo jo, e mos të flasim për rastin kur ju jeni ende në zanat dhe kërkohet edhe gjatë kohë deri sa ju të arrini gjendjen të punoni, dhe atëherë mund të lind dilema se lejohet të punoni apo jo. Çfarë nëse atëherë do t’ju thuhet se nuk ju lejohet të punoni dhe mbeteni edhe pa dhuratën e Allahut dhe po ashtu pa punë, ose do të punoni por me haram. 

     Le të punojë burri, le të aftësohet ai për kryerjen e punëve të veta, që ta sigurojë anën materiale për vete dhe për ju, kurse ju kryeni punët e tuaja të ndërtimit të familjes dhe edukimit të gjeneratave dhe mos i ngatërroni rolet e të kërkoni lejimin e gjërave të dyshimta!
 

     Prindërit e tu le të binden se tash më të kanë martuar dhe çdo obligim bashkëshortor tashmë është mbi supet tua, ashtu siç është për nënën tuaj!
 

     Mendoni realitetin tjetër se Allahu qysh në fillim të martesës po ju gëzon me dhuratë të madhe, për të cilët njerëz të tjerë vuajnë dhe shpenzojnë mjete të mëdha për ta arritur. Ndoshta vet ardhja e një fëmije në jetë në mesin tuaj, mund të jetë shkak që Allahu t’ua hapë dyert e furnizimit dhe të mirëqenies, andaj mos u mundoni që planet e juaja t’i konsideroni më të matura se caktimin e Allahut!
 

Allahu e di më së miri!   
                                                       
 
                                                                                           Muhamed Dërmaku

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (30/01/2011)
Klikime: 2340 | Komentet: 11 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 111 2 »
11  
Allahu te forcofte. Une do thoja qe ne Itali jane emigrantet ato qe bejne me shume se nje femij.
Mos e hiq femijen se kur te lindi InshaAllah, do te te vije deshira per nje tjeter.
Allahu te ndihmofte, dhe te dhente nje femije qe ta doje Islamin

10  
SELAM ALEKUM. Moter qenke ne pozite te veshtire mirepo po te shiikosh videon ("Aboritmi" ja vlen me shikue) jom e sigurt qe 100% ki me luftu kunder qdo veshtirsije e femijen nuk ke me e abortu.
ALLAHU te ndimofte.

9  
selam alejkum deri ne ditet e sotit All-llahu nuk e ka lan kerkon pa rriskun e vet ti si moter muslimane as nuk duhesh me mendu at krim

8  
Selamun aleikum motra e nderuar me falni qe prape ju shkruaj.Ju shkruaj sepse kam njoftur nje cifte para ca kohesh qe kan abortuar nje fmije.qe asaj dite puna mbrapshe ju ka shkuar prandaj moter mendohuni mire e folni me burin tuaj.NUK VEHET NE VEND TE FMIJS AS PUNA ASGJE NE KET BOTE.NESE BABA JUAJ JU DON SI FMIJE MENDOJ QE DUHET TJU JAP PERKRAHJE QE MOS ABORTONI.MOTER MENDO SE SI DO SHIKOSH NJERZIT NE SY APO CFAR JETE DO TE KESHE?SI DO JETOSH NESE E BEN NJE GJE TE TILLE ME E VRA NJE KRIJES TE PAFAJSHME,PASTAJ FEJA ISLAME E NDALON ABORTIN PER PROBLEMIN TATE.THUAJ JOO MOTER DO SHIKOSH VETE SE CARE LUMTURIE DO TE KESHE.NESE DIKUSH TE NXIT TE ABORTOSH DIJE AI NJERI STE DON MIRE .NESE KENI NEVOJ MOTER UN SI MUSLIMANE MUN DJU NDIHMOJ AQE SA KAM MUNDESI,PRANDAJ MOTER MENDOHU E THUAJ JOOOOOOO NUK ABORTOJ DO RIS ME QEJF KET KRIJESE QE ALLAHU SWT TE KA SHPERBLYER,,,ALAHU E DI ME SE MIRI

7  
Selamun alekum,motra ime duhet te jesh me e lumtura ne bote qe ALLAHU swt ta ka dhurare ket dhurate,mrekulli.Aborti eshte haram ne islam.duhet te dina se vrasim nje njeri nje krijes te pa fajshem.SI DO JETOSH,ME CAR NDERGJEGJE DO E VAZHDOSH JETEN KUR KE MBYTE FMIN TATE SI DO JETOSHE.PASTAJ KUSH NA GARANTON NEVE SE MUNDE TE NGELESH PRAPE SHTATZANE.KUSH NA GARANTONE QE DO JETOJME AKOMA MENDO PAK.ALLAHU swt cdo krijese e nxjere me riskun e vete.DO TE JETE LUMTURIA E JUAJ BASHKESHORTORE KY FMIJE,,,MOS IMITO TE PAFETE,PERENDIMORET,,MENDO MIRE,,,ALLAHU swt e di me se miri,,,

6  
alejkum selam ve rahmetulla
ne emrin e allahut ju flisshit per abortimin e femijes tua qe per nje zanat ta abertobni ate femij pa mekate
nese ai lind ne jet ne emrin e allahut ndoshta ai femij do tju sjell shum lumturi andaj pergjigjja ime osht qe femijen mos ta abortroni

5  
Shikoni me mire keto video rreth abortimit pergjigjet Enis Rama
A lejohet aborti ne Islam? - Enis Rama 1/2
http://www.youtube.com/watch?v=31jw7N6YL9c
A lejohet aborti ne Islam? - Enis Rama 2/2
http://www.youtube.com/watch?v=PFxO1TIptfw&feature=related

4  
absolutisht nuk lejohet abortimi edhe nese foshnja ka ndonje te mete thjesht abortimi eshte veper e ndaluar me cdo kusht te abortosh eshte te besh vrasje e te vrasesh dihet cfar vepre e rende eshte dhe te vrasesh femijen tend eshte e tmerrshme

3  
alejkum-selam-erahmetullah ALLAHU ESHT I MADH nuk osht mendimi weq te puna po osht puna te nje e ardhme e femijes ALLAHU-dhul-gjelal ta dergoi 1 dhurat 1 femij e dhurata duhet te pranohet e jo te abortohet per 1 pun per kafshat goje ALLAHU TE DREJTOFT NE RRUG TE DREJT

2  
subhane all-llah all-llahu ju drejtoft ne rrug te drejt vetem une kisha menduar se nuk esht mire as pak me abertu nje femi per pun te dynjas se di a ka mekat me te madh.. zoti ju udhezoft

1-10 11-11
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016