Jusufi (alejhis selam) shembull i ndershmërisë - Hutbe - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E hënë, 05/12/2016, 05:22
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Hutbe

Jusufi (alejhis selam) shembull i ndershmërisë
Jusufi (alejhis selam) shembull i ndershmërisë
 

Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.

Të nderuar besimtarë!

Jusufi (alejhis selam) djali më i dashuri i Jakubit (alejhis selam). Ai pa në ëndërr njëmbëdhjetë yje, dielli dhe hëna iu përulën. Nga kjo ëndërr Jakubit (alejhis selam) iu bë e qartë se biri i tij do të jetë njëri ndër të zgjedhurit e Allahut të Lartësuar me shumë virtyte dhe mirësi. Allahu i Madhëruar thotë:

’(përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: ‘O babai im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin e hënën, i pashë duke më bërë mua sexhde.’ Ai (Jakubi) tha: ‘O biri im, mos ua trego ëndërrën tënde vëllezërve tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi. S’ka dyshim, djalli për njeriun është armik i hapët.’ Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, ta mëson interpretimin e ëndrrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikurse e pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më i urti." (Jusuf, 4-6)

Ngjarja historike e Jusufit (alejhis-selam) përshkruhet në suren Jusuf, kapitull i cili është i dymbëdhjeti me radhë në Kuran. Nga ky përshkrim historik ka mësime, urtësi dhe dobi të shumta për besimtarët.

              ‘’Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kurani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson.’’ (Jusuf, 111)

Të nderur vëllezër!

Në këtë hytbe do të flasim për ndershmërinë e Jusufit (alejhis selam) dhe mësimet e nevojshme që duhet të marrë muslimani në jetën e tij.

Vëllezërit e Jusufit ranë dakord që ta hedhin atë në pus për ta humbur dhe kështu vepruan. Më pas kalon një karvan me njerëz dhe e marrin Jusufin dhe e bartin në Egjipt, ku e bleu një njeri me autoritet, dinjitar që ishte udhëheqës i depove të mallrave.

Jusufi filloi të rritet dhe të zhvillohet në shtëpinë e dinjitarit dhe pas pjekurisë u bë një djalosh i sjellshëm dhe dinjitoz. Allahu i Lartësur i dha urtësi  dhe dijeni.

Jusufi ishte një i ri me bukuri të rrallë që Allahu i Lartësuar ia kishte dhuruar dhe kjo ishte shkaktare e sprovës me gruan e dinjitarit. Gruaja e tij u bë viktimë e ndjenjave dhe epsheve dhe zemra e saj u lidh për bukurinë e Jusufit. Ishte e hamendur dhe e hutuar dhe vazhdimisht mendonte për t’ia paraqitur këtë dashuri Jusufit, kështu tentoi ta nëpërkëmbë duke kërkuar nga ai diçka që nuk i kishte hije gjendjes dhe pozitës së saj.

Një ditë duke qëndruar vetëm në shtëpi nga dëshira e saj e papërballueshme dhe e papërmbajtur, duke u zbukuruar me veshje me të bukur, pasi që i mbylli dyert e thërriti Jusufin për t’i afruar asaj dhe ajo iu afrua atij duke i thënë për ty jam përgatitur.

Jusufi në këtë moment tha: "Allahu më ruajt nga ky mëkat! Zotëriu im kujdeset për mua dhe këtë mirëbërësi nuk mund t’ia kthejë me tradhti." Ai me një shpejtësi vrapoi nga dera po edhe gruaja e vezirit vrapoi pas tij duke e kapur nga mbrapa që ta pengoj daljen, kështu që të dy u përballën me burrin e saj.

Ajo me dinakëri dhe me mjeshtëri e akuzon Jusufin për tradhti duke i thënë: "Çfarë dënimi meriton ai i cili i bën keq gruas tënde, nuk meriton asgjë përveç burgosjes apo dënimit."

Por, Jusufi e hedh të pa bazë akuzën duke i thënë: "Ajo ishte që që donte ta tradhtonte burrin." Duke i këmbyer këto akuza në moment vjen një i afërt i gruas së vezirit dhe ai ofron këshillën duke thënë: "Shikoni këmisha e Jusufit në cilën pjesë është e grisur nëse është nga e përparme ai është fajtor, nëse është e grisur nga ana e prapme ajo është fajtore." Por Jusufi këmishën e kishte nga ana e prapme. Dhe në fund dinjitari kërkoi nga Jusufi që ta hesht çështjen.

Të nderuar besimtarë!

Së bashku t’i lexojmë fjalët e Allahut, ajetet në suren Jusuf mbi këtë ngjarje:

              "Dhe ajo, në shtëpinë e së cilës ishte ai (Jusufi), nisi ta nxisë atë në mëkat dhe ia mbylli dyert e i tha: ‘Eja!’ Ai (Jusufi) tha: ‘Allahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mund t’i bëj hile në familje)?’. S’ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses."

              "Ajo e mësyu atë qëllimisht, e atij do t’i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robtë tanë të zgjedhur."

              "Dhe, që të dy ata u ngutën nga dera, e ajo ia grisi këmishën e tij nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy e takuan burrin e saj, e ajo tha: ‘Çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?’"

              "Ai (Jusufi) tha: ‘Ajo m’u vërsul mua!’ Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: ‘Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen. E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë.’"

              "E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: ‘Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe.’"

              "Jusuf! Largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore." (Jusuf, 23-29)

Të nderuar vëllezër!

Lajmi u shpërnda, gratë dhe vajzat e elitarëve filluan të bisedojnë dhe ta fajësojnë gruan e dinjitarit për mashtrimin e saj me shërbëtorin. Ajo vendosi që një ditë t’i thërrasë në gosti të një niveli të lartë dhe të arsyetohet para grave dhe të dëshmoj se ky i ri nuk ishte ashtu siç mendonin. Allahu i Lartësuar na tregon:

              "Një grup nga gratë e qytetit thanë: ‘Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët.’"

              "E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t’i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: ‘Dilu para atyre!’ Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: ‘Allahut i qofshim falë!’ Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll fisnik!’"

              "Ajo tha: "Ja, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyva atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çfarë e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet.’"

              "Ai (Jusufi) tha: ‘O Zoti im! Burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant.’"

              "E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen). (Jusuf, 30-34)

Jusufi refuzoi kategorikisht ofertën e zonjës dhe nuk pranoi të bënte çfarë dëshironte ajo dhe burgu ishte më i dashur për të. Jusufi u lut te Allahu i Lartësuar që ta ruaj nga intrigat dhe mashtrimet e grave dhe Ai iu përgjigj lutjes së tij.

Të nderuar besimtarë!

Në librin e Allahut të Lartësuar ka mësime dhe përvoja për edukimin e gjeneratave në maturi, përmbajtje, ndershmëri etj. Besimtarët janë më se të nevojshëm të njihen me jetëshkrimin e të dërguarve të Allahut të Lartësuar, se si ata u përballën me sprova dhe telashe të mëdha, por me mbështetjen që e patën në Allahun e Lartësuar ngadhënjyen mbi epshet, dëshirat dhe veprimet e ulta antimorale dhe shtazarake. Fjalët më tingëlluese për veshin e besimtarit ishin "Allahu më ruajtë!’’sa shprehje e madhe për ata që mendojnë dhe janë miq të vlerave të larta morale.

Jusufi, një djalosh i ri me bukuri të rallë, nuk pranoi ta shes fenë dhe nderin për hir të epshit, nuk pranoi robërinë e dëshirave. Sot, sa të rinj përdhosën nderin e familjeve të tyre për pak minuta dhe u turpëruan para të tjerëve dhe mbi të gjitha para Allahut të Lartësuar. Ata u bënë viktimë e një mëkati të madh.

Jusufi, me energji rinore, u përball me zonjën  e dinjitarit, ajo pasi që mbylli dyert e ftoi Jusufin në një vepër të shëmtuar. Ai me besim të paluhatur në Allahun e Lartësuar refuzoi, sepse edhe pse dyert e shtëpisë ishin të mbyllura dera e qiellit për te Krijuesi i Madhëruar ishte e hapur. O ju të rinj! Mos harroni se Allahu është me ju kudo që jeni, në rast sproveje kujtojeni Krijuesi Fuqiplotë.

Jusufi është shembull për të gjithë të rinjtë të ndershëm, ai po ashtu do të jetë njëri nga shtatë personat me të dalluar me të cilët i përmend hadithi i Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ku thotë:

            ‘’Shtatë persona Allahu do t’i vendosë nën hijen e tij, atë Ditë kur nuk do të ekzistojë hije tjetër, përveç hijes së Tij.’’Njëra prej tyre është: ‘’.. dhe njeriun të cilin e thërret ndonjë grua e hijshme dhe e pashme, ndërsa ai thotë: ‘Jo, unë i frikësohem Allahut’.’’ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Ai i cili dëshiron të jetë nën hijen e Allahut të Lartësuar le të mendojë mirë në Ditën e Llogarisë, sepse meditimi në të rregullon dhe sistemon qëndrimet dhe veprimet e besimtarin në këtë botë.

Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar.

Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Hutbe | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/01/2011)
Klikime: 835 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016