E premte, 26/04/2024, 22:58
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Jam e kurorëzuar me hoxhë, a mund të shkoj te i fejuari?

Pyetje:

Es-selamu alejkum!

Desha t’ia bëj një pyetje hoxhallarëve të nderuar. Jam 20 vjeç dhe jam e fejuar (fejesa është bërë me shikues) me një djalë nga vendi im mirëpo ai jeton në Zvicër. 
Pyetja ime është: nëse jam e kurorëzuar me hoxhë, a mund të shkoj në Zvicër, pasi familja e tij ka dëshirë që të shkoj atje. Desha ta di opinion e hoxhallarëve se ç’është më e mira të veproj?

Allahu ju shpërbleftë me të mira!  


Përgjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah! 



Motër myslimane, edhe juve Allahu ju shpërbleftë me të mira dhe ju begatoftë në jetën tuaj bashkëshortore e ju bashkoftë në hair!

Nëse ju e bëni nikahun (kontratën martesore me hoxhë), do t’ju lejohej të shkoni tek i fejuari i juaj në Zvicër, të komunikoni me të, të dilni me të etj., por nuk do t’ju lejoheshin marrëdhëniet intime nëse nuk merrni statusin e të martuarës. Kështu mendojnë shumë dijetarë dhe është më e mirë që të praktikohet. Madje, unë mendoj se për vendin tonë kjo është e vetmja mënyrë e lejuar, pasi në të kundërtën vajza dëmtohet nëse vdes i fejuari, apo ndodhin mosmarrëveshje dhe ndahen. Në raste të tilla vajza do të mbetet me statusin e femrës së fejuar, ndërsa në realitet ajo është e vejë respektivisht e shkurorëzuar.

Ndërkaq më e mira do të ishte që mos ta bëni të madhe çështjen e dasmës, por pasi të jeni kurorëzuar dhe kur të vendosni të shkoni, të bëhet një përcjellje qoftë edhe e vogël dasmore dhe të jetë gjithçka në rregull. Por nëse këtë nuk dëshiron ta bëj djali dhe familja e tij, atëherë mund të shkosh, por një gjë të keni kujdes, se ju në atë rast jeni me status të niqahut, por nëse pak nuk ju pëlqen në principe e në jetë të përditshme, të cilën lehtë e kanë ta vërejnë ata dhe shumë ndihmon shejtani për prishje të marrëdhënieve bashkëshortore e ndër-njerëzore, mund 
ta formojnë bindjen që ta prishin kurorën me ju, dhe ju pastaj të mbeteni as e shkurorëzuar e as e shfejuar.  

Allahu e di më së miri!
 



                                                            Muhamed Dërmaku 
 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (30/01/2011)
Klikime: 1675 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 2
2 arta  
0
esselamualejkum
jam vajz 18 vjecare shum kam mendime negative per gjithcka mendoj se nuk do te behen ashtu sic dua dhe duan te tjeret mendja me ri ka e keqja najher menzi mar abdes me u fal sum shkon menja me zor falna hmm???mund te mar nje mendim nga ju???

1 shpresa  
0
eselam alejkum deshta me ju pyt kam deshir lahi te kuranit sherim nga zemra per familje

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024