E hënë, 29/04/2024, 16:02
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Gënjeshtra si sëmundje psikike
Gënjeshtra si sëmundje psikike
 
 
 
Sot, jemi dëshmitar të shumë sëmundjeve psikike dhe padyshim pyetemi si vie deri te këto dhe cila është mënyra e mbrojtjes nga këto gjendje psikike.

Fjala apo aftësia e të folurit është mirësi të cilën e shfrytëzojmë për çdo ditë dhe është vështirë të paramendojmë jetën pa mundësinë e shprehjes .

Fjala nuk është vetëm një prodhim i zgavrës së gojës dhe kordhave zanore por pasqyrë e brendisë sonë komplete. Fjala është shprehje e shpirtit dhe mendimeve tona, d.m.th. atë që e flasim, mes tjerash, flet për personalitetin tonë, në atë çfarë anojmë dhe çfarë është vështrimi ynë në botë. Pra, meqë të folurit është shrehje e psikës sonë atëherë me të drejtë mund të themi se m'u fjalët ndikojnë në atë a do të jemi person i qetë (stabil) apo i shqetësuar .

D.m.th. nëse fjalët e vërteta janë të dobishme dhe të shëndetshme, të bazuara në argumente të fuqishme atëherë edhe psika ynë është e tillë, por nëse fjalët janë gënjeshtra dhe të sëmura e tillë do të jetë edhe psika. Por, jo vetëm fjalët që i dëgjojmë nga tjerët por edhe fjalët që ne u drejtohemi tjerëve .

Kur'ani fisnik na udhëzon në çdo gjë që na bën neve të shëndoshë dhe të lumtur, ndërsa na tërheq vërejtjen që të largohemi nga ajo që na dobëson, na bën të sëmurë e njëherit edhe të palumtur .

Një prej vërejtjeve nga ana e Kur'anit fisnik është rreziku i hipokrizisë si gjendje psikike e sëmurë e njeriut, e që mund të vërehet në versetin vijues: "Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit ata thonë: 'A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?' Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit por nuk e dinë" (El Bekare, 13 (

Në Kur'anin fisnik është përdor fjala mendjelehtë (pa mend) për ata që nuk dëshirojnë ta pasojnë rrugën e vërtetë dhe kësaj i kundërvihen me gënjesthra dhe mashtrime. Pra, njeriu pa mend në këtë gjendje është person largë nga kontakti me realitetin .

Në bazë të kësaj mund të konkludojmë që hipokritët dhe gënjeshtarët janë quajtur si të pamend, atëherë për këta pa mëdyshje mund të përdorent termi psikologjik i personit mentalisht të sëmurë .

Njerëzit gënjejnë për ta ruajtur imazhin e tyre narcisoid, sepse mendojnë se janë të përkryer dhe besojnë që ndryshimi më i vigël në personalitetin e tyre udhëheqë kah vetëshkatërrimi total. Scott Peck, psiklologu i njohur, i quan njerëz gënjeshtar sepse jetojnë brenda mureve të lartë të frikës ndaj vetëkritikës sepse vetëkritika është thirrje në ndryshimin e personalitetit për të cilin ata nuk janë të përgatitur. Në rast se i pranojnë vetit që një pjesë e personalitetit të tyre është për kritikë atëherë vetëdija do të kërkonte që ta ndryshonin, por meqë procesi i ndryshimit të personalitetit mjaft i gjatë dhe i dhembshëm, atëherë shërbehen me gënjeshtra si sedativ i pashmangshëm për kontrollimin e vetëdijës personale. Atyre gënjeshtra u shërben si tepih nën të cilën fshehin të gjithë ata që të jashtmën e tyre do ta bënin të ndotur. Mund të thuhet që mashtruesit dhe gënjeshtarët janë të lidhur patologjikisht me 'status quo' të personaliteteve të tyre dhe si të tillë me doemos u nevoitet ndihma e psikologut .

Një dietar ka thënë: 'bile edhe njerëzit më të këqinj para se të fillojnë krimin që më parë mundohen të marrin arsyetim moral për këtë akt'. Me fjalë tjera, duhet të gënjejnë vetëdijen e tyre për ta ruajtur paraqitjen për ata si një popull thuajse normal .

Shohim se gënjeshtra si çregullim patologjik i psikës nuk mbetet vetëm problem për personin i cili është sëmurë, por ajo i sjell dëm shum të madh edhe shoqërisë .

Shembullin e serbëve mund ta krahasojmë me shembullin e Iblisit dhe të vëresh sa janë të përbashkëta cilësit në sjelljet e tyre. Edhe Iblisi sikurse edhe serbët është dashur të gënjejnë për ta ruajtur imazhin e lartë për personalitetin e tyre. Ai mosbindjen e tij ndaj Allahut të Madhërishëm e shpjegoi me të metat e Ademit si krijesë prej dheut . Por, në realitet, ky shpjegim ishte një arsyetim apo paravan pas së cilit fshihej narcisoizmi dhe bindja individuale që është i përsosur dhe me këtë jashtë çdo kritike. Pranimi që Ademi a.s. është më i mirë se ai është parnimi i mospërsosmërisë personale, dhe nga kjo bindje edhe nuk dëshiron të shmanget për këtë betohet që do të tregoj se lloji njerëzor është i keq, për çfarë edhe përdor të gjitha mjetet bile edhe ato që do t'i dëmtoj njerëzit siq janë armiqësia, vrasjet, nxitja në krim, thirrja në gjërat e këqija etj .

Këtu shohim krenarinë dhe narcisoizmin si pranga të mendjes dhe ngritjes shpirtërore .

Këta njerëz (gënjeshtar dhe hipokrit) kalojnë jetën në frikë pa marrë parasysh se sa paraqiten të qetë dhe të përmbajtur. Qendrat e tyre në tru nuk punojnë sipas principit të konsultimit si mundësi reale, por krijojnë një labirint të madh nga i cili nuk mund të dalin, çdo gjë u duket konfuze duke krijuar frikë dhe ndjenjën e ngufatjes në psikën e tyre. E kjo është një gjendje e dhembshme tek e cila kanë arritur vet me mënyrën e të menduarit të tyre të gabuar e që nënkupton gënjeshtrën si sistem të mbijetesës .

All-llahu i Madh ërishëm u tërhjekë vërejtjen se dhembja në tërësinë e sëmundjes emocionale është njëra prej pasojave të gënjeshtrave, siq vërteton Kur'ani fisnik : " Në zemrat e tyre kanë sëmurje e Allahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm " (El Bekare, 10)

Në këtë shqyrtim të shkurtër për gënjeshtrën dhe pasojat e saj shohim sa është me rëndësi ajo që flasim sepse këtë nuk do ta dëgjoj vetëm ai që ia drejtojmë fjalët tona por edhe vetëdija jonë do t'i pranoj impulset dhe krahas me këtë do të formësoj gjendjen shpirtërore dhe psikike. Andaj nëse mendojmë që me gënjeshtra i mashtrojmë të tjerët, atëherë mashtorhemi keq sepse me gënjeshtër mashtrojmë së pari veten e pastaj tjetrin, dhe vjedhim rasitin që të ndryshohemi për të mirë duke ndier begatitë e jetës së vërtetë në vend të iluzioneve të cilat i kemi paramenduar në kokat tona .

Përkujtojmë duke medituar versetin e Kur'anit fisnik : "O ju besimtarë, përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejtë . Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush e respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh " (El Ahzabë, 70-71)

 

 

Përgatiti dr. Ali Iljazi

Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2009)
Klikime: 1089 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024