E premte, 26/04/2024, 23:43
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Dhurata

Dhurata

Dhuratat kanë ndikim të mrekullueshëm te njerëzit. Ato ndihmojnë në mbjelljen e dashurisë dhe mirësisë në mes tyre.Dhurata i bashkon zemrat, i nxjerr inatet dhe urrejtjet dhe shumë fjalë e arsyetime i bën të panevojshme. Dhurata është argument që tregon dëlirësinë e zemrës dhe dashurinë e saj.
Dhurata është e pëlqyeshme (mustehab), sepse ajo është pjesë e mirësisë, të cilën Allahu i Madhëruar na shtyn ta arrijmë. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:

Kurrë nuk do të arrini mirësinë absolute, derisa të mos e jepni më të dashurën e pasurisë suaj…” (Ali Imran, 92).

”… Bashkëpunoni me njëri-tjetrin në mirësi dhe devotshmëri!” (Maide, 2).

”… por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, Ditës së Gjykimit, engjëjve, Librit, profetëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve…” (Bekare, 177)


Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Këmbeni mes njëri-tjetrit dhurata që të duheni ndërmjet vete.”
”Kush dëshiron t’i shtohet risku dhe t’i zgjatet jeta, le të ndihmojë të afërmit! (Përzgjedhur nga Buhariu)

Po ashtu, Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e pranonte dhuratën dhe ua kthente atyre me të mirë. (Buhariu)

Ibën Abdul Berri, Allahu e mëshiroftë, thotë: "I Dërguari, e pranonte dhuratën dhe e udhëzoi umetin e tij në pranimin e dhuratës, duke qenë vetë shembulli më i lartë”.
Prej mirësisë së dhuratës, së bashku me ndjekjen e Sunnetit, është krijimi i dashurisë ndërmjet muslimanëve dhe zhdukja e armiqësisë ndërmjet tyre.
Një poet arab ka thënë:

”Dhuratat që njerëzit i japin njëri-tjetrit krijojnë në zemrat e tyre lidhje të forta dhe mbjellin në ndërgjegjen e tyre dashuri kurse kur takohen i mbulojnë me bukuri”.
 
Shkruar nga Blerta Shaqiri
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (19/11/2010)
Klikime: 1014 | Ranguar: 3.7/3
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024