Cila vajzë është më e mirë? - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E mërkurë, 07/12/2016, 09:37
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Cila vajzë është më e mirë?

Pyetje:

Selam alejkum!
Desha me pyet për një çështje të ndërlikuar, p.sh.: është një vajzë e cila vishet në mënyrë ekstreme e zhveshur, e cila nuk falet, pra është myslimane me emër po në praktike jo, dhe një vajzë e cila falet, kryen obligimet fetare, nuk është e mbuluar, vishet me farmerka, pantallona dhe vishet me maica të shkurtra, i mbulon krahët, jo në ‘kimoni’ si po i thonë tash. Si qëndron puna e këtyre dy vajzave? Cila ka mëkat më të madh: ajo e cila falet, i kryen shumë obligime fetare dhe vishet me pantallona e me maica me mëngë të shkurta apo ajo e cila vishet, më mirë të them më shumë e zhveshur se sa e veshur, me mini funde shkurt, me veshje ekstreme? Ju kisha lutur të më përgjigjeni sa më shpejt në pyetjen time. Ma bëni hallall! Zoti ju shpërbleftë!


 

 Përgjiigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

E mira dhe e keqja nuk janë të një niveli asnjëherë. Krahasimi shpeshherë është zgjidhje e mirë, por kur bëhet në mënyrë pozitive. Përndryshe, nëse krahasimi bëhet mbrapsht, atëherë njeriu mund të shembet dhe të falimentojë në jetë. 

Si është krahasimi pozitiv i situatave? 

Krahasimi për lidhjen me Allahun, të praktikuarit e fesë, fisnikërimin e shpirtit, devotshmërisë etj., duhet të bëhet me njerëzit më të mirë, sepse kështu e sheh veten të pabarabartë me të mirët dhe synon t’i arrish ata dhe në këtë mënyrë barazohesh me të mirët.
Kurse krahasimi për çështje të dynjasë duhet të bëhet me njerëzit më të dobët se ti, më të varfër etj., dhe kështu, gjithherë do të jetë kënaqësia me atë që e ke e dëshiruar, pajtimi me caktimin e Allahut më i kënaqshëm etj.

Në të kundërtën, krahasimi për çështje të fesë me njerëz më pak të devotshëm, çon deri te rënia e devotshmërisë, dobësimi i fetarisë dhe kështu njeriu përfundon me falimentim. Ashtu edhe krahasimi me njerëz më të pasur, më me privilegje në këtë botë, çon deri te mendimi i keq për Allahun, prishja e fetarisë, pakënaqësia me atë që e posedon edhe nëse është e mjaftueshme etj., dhe ky është falimentimi tjetër.

Pra krahasimi pozitiv bëhet me njerëz që mendohet se janë në rrugë të xhenetit e jo me të tjerët.

Motër, duke ta dashur të mirën, të them se përgjigjen e pyetjes suaj ju sigurisht e dini. Nuk krahasohet myslimani që falë namaz dhe ai që nuk falë namaz. Nuk krahasohet femra që ka veshje ekstravagante me femrën që sado pak mbulohet dhe ka turp. Nuk krahasohet femra me mbulesë që rri me meshkuj të huaj dhe bisedon me ta e hyn në biseda të ndryshme me femrën e mbuluar që rri e izoluar nga meset e ndaluara dhe fol vetëm sa për t’u përgjigjur. Nuk krahasohet një femër e zbuluar dhe me veshje të keqe, por që është e ndershme, me një femër tjetër që bart veshjen e njëjtë, por është lavire. 
Sikur që nuk krahasohet edhe rasti i një femre që falë namaz, veshë veshje të gjata, i kryen shumë obligime fetare, por nuk ka shami, me një femër tjetër që ka arritur ta kuptojë se urdhri i Allahut për shami është i fuqishëm, sikur e ka kuptuar urdhrin e Allahut për namaz, ndalimin e imoralitetit etj.

Pra, le të jenë krahasimet me njerëz sa më të devotshëm!

Allahu e di më së miri!



                                                           Muhamed Dërmaku 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (30/01/2011)
Klikime: 605 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016