E premte, 26/04/2024, 04:19
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A të fejohem me të, por nuk është e virgjër?

Pyetja:

Jam në kontakt me një vajzë që 3-4 muaj në suaza të hallallit vetëm kemi biseduar unë jam bërë shkaktar që ajo ka filluar të falë namaz që 2 muaj e kam këshilluar shumë dhe kam menduar që të lidhem me të dhe të fejohem. Kur kam  filluar të flas rreth kësaj ajo më ka thënë që pajtohet mirëpo më tha që është një problem, se ajo para disa vitesh ka pasur një lidhje me një djalë dhe ka pasur marrëdhënie me atë djalin, d.m.th nuk është e virgjër dhe më ka thanë nëse ty nuk të pengon kjo punë që më ka ndodhur, unë mund te fejohem me ty për të bërë një jete islame ashtu si ti më këshillon pasi tash jam penduar. Tash unë jam shumë në dilemë si të veproj, a ta pranoj ashtu siç është apo të tërhiqem? Nëse e lë frikësohem që ajo mund të devijojë, por po frikësohem mos po më pengon mua në të ardhmen e nuk mundemi të kemi jetë të lumtur. Po shpresoj që jam i qartë në atë që thashë dhe do të keni mirëkuptim dhe të më jepni një këshillë të mire si të vendos përfundimisht. Pres një përgjigje sa më të shpejtë që mundeni. Allahu ju shpërbleftë e ua shtoftë diturinë!

Përgjigjja:

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vëlla i nderuar, dije se Allahu e do që njeriu të jetë i turpshëm dhe e do që njeriu mos ti zbuloj mëkatet e të tjerëve. Nëse kjo femër është penduar për mëkatin e bërë dhe në sjelljet e saja vërehet se është përmirësuar, shenjat e pendimit janë prezent, është pishman për atë që ka ndodh në të kaluarën, atëherë padyshim Allahu u ka premtuar të penduarve falje dhe pastrim.

Prandaj ju mendoni mirë, nëse e gjeni vetën se ju tërheq ajo dhe mendoni se përkundër asaj që i ka ndodhur, është e mirë, e sjellshme për të krijuar familje në frymën Islame, me një fjalë je i kënaqur me pendimin e saj, të pëlqen feja e saj dhe për këtë keni mbledhur një numër të fakteve, atëherë llogarit në shpërblimin e Zotit dhe tejkalo gabimin e saj. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: "Kush ia mbulon besimtarit ndonjë të metë, atij Zoti do t`ia mbulojë të metat Ditën e Kiametit” (shënon Buhariu dhe Muslimi).  

  Gjithashtu ju këshillojmë se para se të vendosni se çfarë do të bëni, falni namaz istihare dhe drejtojuni Zotit të Madhërishëm me lutje të sinqertë që t`ju udhëzoj në atë që është më mirë dhe më e dobishme për ju. Vërtet kush i mbështetet  Atij, ai kurrë nuk do të humbë dhe devijoj në veprimet e tij.

Mirëpo nëse vendosni ta fejoni atë vajzë, atëherë ne do ti përmendim edhe dy vërejtje të rëndësishme të cilat mendojmë se do t`ju ndihmojnë në jetën tuaj:

-         Nga ai moment duhet ta mbyllni atë etapë të jetës së saj dhe më mos ta diskutoni se çfarë ka ndodhur, apo si dhe çështje tjera. Edhe nëse ajo dëshiron të flet rreth tyre, këto duhet të mbyllen dhe mos të përmendën më.

-         Dije se jeta bashkëshortore është e gjatë dhe ballafaqohet me shumë sfida dhe probleme. Prandaj mos të jetë e kaluara e saj vazhdimisht në kujtesën tuaj, për faktin se shejtani mund të tentoj që t`ju bëj vesvese dhe komplekse. Gabimi i saj pas pendimit është fshirë me lejen e Zotit prandaj edhe ju mundohuni ta harroni dhe mos ta kujtoni.

 

Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (25/01/2011)
Klikime: 4914 | Komentet: 10 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 10
10 lola  
-1
un sisha martu hiq kurr ma mir mos mu martu hiq se me tyylifar njeri qe ta nxin jeten

9 rema  
-1
s.a nese t' me kishte ndodh mua kjo ndodhi nuk ja kisha falur sepse edhe un jam isinqert dmth nuk kam bere siq ka bere ajo nje fjal e urte (qka mbjell kor) ky eshte mendimi im secili ka mendimin evet flm s.a

8 anisa  
1
Une mendoj se nese ajo eshte penduar sinqerisht All-llahu e ka falur e kush jemi ne qe te mos falim . Une kam takuar jashte shtetit nje vajze jo muslimane e cila ka bere gjerat me te keqija qe ekzsitojne ka pire alkool se per meshkuj thonte se nuk e dinte numrin se me sa ka shkuar,por Zoti don dhe ajo takohet me nje djal hoxh i cili e fut ne fe,kjo pranon islamin i tregon gjithcka per veten se cfar ka qene realisht e kaluara e saj.Ai vendos ta pranoj martohet me te ... Sot jan te lumtur bashke kane femije dhe ajo grua ligjeron lenden fetare te islamit ne shkolle . "Kend e udhezon All-llahu ska kush qe mund ta humb dhe kush e humb veten e tij ska kush qe mund ta udhezoj perveq Allahut ".
Mendimi im eshte se meriton falje dhe fejes e martes pasi ajo ka qene e sinqerte dhe ju ka tregu te verteten eshte me mire se tju kishte genjyer.All-llahu e di me se miri !

7 A  
-1
une pajtohme me comentin e biancos.

6 Bianco  
-1
Kuurr sekisha feju as sjav kisha preferu Muslimonve nje gje te till, me mir siq thot Islami i Ndershim me te Ndershmen ,edhe e kunderta....Grun qe prek dora e huj kurr rahat burrin tjeter se bon

5 leci  
0
pak veshtire se mire ish kon,,,,,,,,,,Allahu ju udhezofte me se miri.

4 elmedina  
0
inshallah Zoti ju ndihmoft edhe ty edhe vajzen qe eshte penduar dhe nje jete te lumtur.fale namazin e istihare se me te vertet te ndihmon ta them kete sepse e kam falur edhe une kam pasur sukses.

3 mirsa  
0
valla une mendoj nese ke deshir me qenme ta mundesh meja kerku doren e asaj qike te prind e saj ska sen te keq valla veq ma sevap se poe mlon ni gjynah mmos me marr vesh ma shum s e kush oshte veq nese te bren qajo pun qe nuk oshte e virgjer mos hi se te mundon gjith jeten valla me mujt mir ukan nese e perballon nese jo le qka me ba

2 ardit  
1
zoti i fal shum gjera e pse ne si njerez te mos ja falim gabimin dikujt qe eshte penduar per ate qe e ka bere.Kjo vajz qenka shum korerkte se e ka treguar te verteten para kohe se ka pas mundesi qe pasi te martoheshi ta merni vesht por ateher do te ishte von.Martohu dhe jeto i lumtur me kete vajze se virgjiniteti nuk luan rol te madh ne jeten bashkshortore.

1 julka  
1
S.A ALLAHU JUA SHPERBLEFTE PER KETE PERGJIGJE KAQ TE SAKTE DHE ME SHUME KUJDES,JAM PLOTESISHT DAKORT ME JU.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024