E premte, 26/04/2024, 08:45
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A realizohet zotimi pa e shqiptuar me gojë?

Pyetja:

Para se të lindte fëmija im, bëra nijet që nëse lind vajzë të pres një kurban e për djalë dy. Por, kisha një frikë ndoshta pak të arsyetuar nga diagnoza e shtatzënisë së rrezikshme, se gjatë lindjes do vdisja dhe më kishte vajtur në mend që po të shpëtoja do preja kurban, por nuk e kisha prere si në rastin për kurbanin për fëmijën. D.m.th. pyetja ime është, a më obligon ai mendim që të pres kurban përkushtimi (mendoj se kështu quhet)? D.m.th. nuk jam e sigurt në e kam bërë nijet tamam apo jo, çfarë më sugjeroni të bëj?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Zotimi (në gjuhën arabe nedhri)  i besimtarit se nëse i realizohet një punë ose ndodh një gjë e caktuar, do bëj këtë vepër apo atë vepër, është adhurim i vërtetuar me Kuran dhe Hadith.

Mirëpo shumica e dijetarëve sikurse hanefitë e shafitë, janë mendimit se për të qenë zotimi i detyruar nuk mjafton vetëm bërja nijet me zemër, por patjetër duhet ta themi atë me gojë. Kjo çështje është e njëjtë me shkurorëzimin, nuk mjafton që burri vetëm të bëj nijet me zemër shkurorëzimin që ajo të ndodh, por patjetër duhet ta shqiptoj, nëse e shqipton, pavarësisht a e dëgjoi gruaja apo jo shkurorëzimi ndodhë.

Kështu që nëse juve vetëm u ka shkuar mendja dhe nuk keni qenë të vendosur të therni kurban, me një fjalë nuk e keni thënë me gjuhë se do ta bëni atë veprim, atëherë nuk numërohet se keni bërë zotim.

Megjithatë, pasi që prerja e kurbanit nëse kemi fëmijë është një praktikë e njohur në jurisprudencën islame që quhet "Akika”, ju këshillojmë nëse i keni mundësit materiale mos nguroni në kryerjen e këtij adhurimi. Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/01/2011)
Klikime: 537 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024