A është haram të studioj në “Banka dhe financa”? - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E hënë, 05/12/2016, 05:23
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A është haram të studioj në “Banka dhe financa”?

Pyetje:

Edhe pse ende kam kohë të mendoj për studime në fakultet sepse jam në klasën e 10-të,  kam dëshirë që të studioj në drejtimin "BANKA DHE FINANCA”. Mirëpo një motër muslimane më tha se është haram krediti në banka. Dëshiroj të marr një përgjigje nga ju më gjerësisht për këtë çështje. Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje:

Fillimisht duhet të dini se bankat sot janë të ngritura dhe veprojnë me kamatë. Është e qartë se kamata është njëra ndër gjynahet e mëdha dhe puna me të është haram, e ndaluar. Allahu i Lartësuar thotë: "Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatën e ka ndaluar.” (Bekare, 275)

Ndërsa Muhamedi alejhi selam ka thënë: "Kamata i ka 73 porta, më e lehta është sikur ai njeri të bëj marrëdhënie me nënën e tij.” (transmeton Ahmedi)

Gjithashtu ai ka thënë: "Largohuni prej shtatë mëkateve shkatërruese (rrënuese)”. Shokët e tij i thanë: ‘O i Dërguar i Allahut, cilat janë këto mëkate?’ (Ai) Tha: ”Të bërit rival Allahut (shirku), magjia (sihri), mbytja e njeriut që e ka ndaluar Allahu me përjashtim nëse këtë e kërkon drejtësia (e fesë), keqpërdorimi (ngrënia) i pasurisë së jetimit, ngrënia e kamatës, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja ndaj grave të ndershme besimtare.” (Shënon Buhariu)

Dëshiroj t’ua kujtoj edhe një gjë, pasi që jeni ende në klasën e dhjetë mundohuni që sa më shumë të fitoni informacion dhe njohuri mbi Islamin në përgjithësi! Kjo do t’ju ndihmoj që më pas të orientoheni për studime. Gjithashtu ju kisha këshilluar që ta keni në bibliotekën tuaj librin "Hyrja në EKONOMI dhe FINANCAT ISLAME”.

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (05/04/2011)
Klikime: 1199 | Komentet: 6 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 6
6  
adrenalina eshte fuqi..

5  
haram ehste kamata haram eshte avokatura.....

4  
a eshte haram te studiohet kriminalistika

3  
ylejda dhe eldion

2  
ju lutem me tregoni ajan emra fetar kto dy emra sepse me eshte ber merak ju lutem te me pergjigjeni sa me shpejt

1  
Allahu jua shperblefte. Ku mund ta gjej kete liber. Esselamualejkumuerahmetullah

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016