A e kemi gjynah nëse gabojmë gjatë leximit të Kuranit? - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 04:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A e kemi gjynah nëse gabojmë gjatë leximit të Kuranit?

Pyetje:

Nëse dimë të lexojmë Kur'an mirëpo jo me rregulla dhe gabojmë, a e kemi gjynah? Sepse ndoshta mund t’i ndërrohet kuptimi një fjale.
All-llahu ju shpërbleftë! 
 Esselamu alejkum


Përgjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!

Motër myslimane, nëse e keni fjalën se dini të lexoni, por jo me rregulla të texhvidit, atëherë mund të thuhet se ju mungon arti i leximit, por nuk rrezikohet kuptimi i fjalëve, andaj leximi do të ishte i pranuar fetarisht, por jo i këndshëm në mënyrën e kërkuar artistike.
Kurse nëse e keni fjalën për rregullat e përgjithshme të leximit, si zgjatimet, dyfishimet si dhe shqiptimin e drejtë të shkronjave, ato duhet të mësohen drejt te ndonjë motër që di të lexojë drejt dhe të përforcohet leximi sipas rregullave e të mos bëhet ndonjë bastardim i fjalëve sa të humbet kuptimi.
Megjithatë, nëse leximi nuk bëhet me zë të lartë, pra nuk të dëgjon askush dhe nuk synohet të gabohet qëllimisht në kuptimin e fjalës së Allahut – Kur’anit, atëherë nuk llogaritet si mëkat ndonjë gabim eventual edhe nëse ai gabim çon deri te ndryshimi i fjalës dhe më pastaj edhe i kuptimit. Gabim dhe mëkat i madh llogaritet mosleximi i drejtë nëse bëhet në mënyrë të qëllimshme.

Allahu e di më së miri!


                                                         Muhamed Dërmaku

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (28/02/2011)
Klikime: 871 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1  
allahu u a shperblefte inshalla me xhenetin ferdeus...

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016