A bën ta përdori dhjamin e derrit për shërim? - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 10:35
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A bën ta përdori dhjamin e derrit për shërim?

Pyetje:
Selam alejkum!
Desha ta bëj një pyetje: jam e infektuar shumë në vaginë dhe po përdori 
barëra qe disa ditë por pa sukses. Dikush më ka thënë që nëse e përdor 
dhjamin e derrit kurrë më s’do të kem problem edhe pse nuk mundem 
të veproj kështu edhe nëse shërohem në këtë mënyrë. Desha të më 
tregoni se a është i ndaluar mishi i derrit edhe për shërim? Allahu ju 
shpërbleftë!



Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Motër e nderuar, nëse keni për qëllim shërimin me dhjamë të derrit duke e ngrënë atë, nuk lejohet përdorimi i tij në asnjë mënyrë, e nëse është për qëllim përdorimi i tij si pastë apo krem për të lyer ndonjë organ, atëherë mund të lejohet (sipas disa dijetarëve, jo unanimisht) nëse është e vetmja mundësi për të arritur deri tek shërimi. Nëse shërimi është i mundshëm me metoda të tjera, atëherë nuk lejohet përdorimi i dhjamit të derrit, sepse nga derri gjithçka konsiderohet si e papastër dhe e fëlliqtë. 
Nëse nuk gjeni bar tjetër dhe filloni ta përdorni dhjamin, keni kujdes të largoni atë papastërti nga trupi kur të faleni, sepse prej kushteve përgatitore për namaz është eliminimi i papastërtive në trup, rroba dhe në vendin ku faleni!
Allahu e di më së miri!  



                                                Muhamed Dërmaku
 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (12/07/2011)
Klikime: 1249 | Komentet: 1 | Ranguar: 3.0/1
Gjithsejt komente: 1
1  
kam marr per djal djalin e vllaut se un nuk kam fèmi kam ber mekat apo jo?????

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016