JETA E SHTAZEVE NË SHKRETËTİRË - Krijesa të mrekullueshme - Kurani dhe shkenca - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E diel, 23/11/2014, 05:13
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 0
Vizitorë: 0
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijesa të mrekullueshme

JETA E SHTAZEVE NË SHKRETËTİRË

JETA NË SHKRETËTİRË

Nxehtësi ekstreme që arrin deri në 50-60oC ditën, i ftohtë i madh gjatë natës, thatësirë që mund të zgjasë me javë, madje me muaj të tërë, si dhe shumë pak ushqim. Ju mund të mendoni se është e pamundur të jetosh në këtë vend. Këto mjedise kaq të vështira janë shkretëtirat dhe, në kundërshtim me çfarë mund të mendoni, atje jetojnë shumë gjallesa. Më poshtë do të përmendim vetëm disa prej tyre.

Një prej kafshëve të shkretëtirës është dhelpra ngjyrë kremi, e cila është nga llojet më të vogla të dhelprave (në faqen tjetër). Veshët e kësaj dhelpre janë më të mëdha se ato të dhelprave të tjera. Këta veshë të mëdhenj janë shumë të dobishëm për dhelprën që jeton në shkretëtirat e Afrikës dhe Arabisë. P.sh., dhelpra mund ta gjejë shumë lehtë vendin e gjahut në saje të veshëve të saj të ndjeshëm. Gjithashtu veshët e ndihmojnë kafshën që të mbrohet nga temperaturat e larta.

Një tjetër gjallesë që jeton në shkretëtirë është hardhuca turilopatë (më poshtë). Për të ftohur bishtin dhe këmbët, kjo krijesë lëviz nëpër rërën e nxehtë sikur të jetë duke kërcyer. Duke u mbështetur te bishti, ajo ngre njërën nga këmbët e përparme dhe një nga të prapmet. Disa sekonda më vonë është radha e dy këmbëve të tjera. Me formën e saj të rrallë të hundës dhe trupit, hardhuca lëviz në pirgje rëre sikur të jetë duke notuar. Këmbët e saj të mëdha bëjnë të mundur që të vrapojë shpejt nëpër rërë, pa u dëmtuar nga nxehtësia.

Bretkosat e shkretëtirës, që jetojnë në Australi, janë si rezervuarë uji. Kur bie shi, një bretkosë shkretëtire mbush qeset e trupit të saj me ujë. Pastaj ajo vetëgroposet në rërë dhe pret deri sa të bien shirat e tjera. Në saje të ujit që ajo ruan në qeset e saj, kjo lloj bretkose mund të mbijetojë në shkretëtirë.

Trupi i gjallesave të shkretëtirës është krijuar posaçërisht për të jetuar në shkretëtirë dhe ato kanë karakteristika tërësisht të ndryshme nga krijesat e tjera. Gjithashtu, këto gjallesa, në pamje të parë, e dinë shumë mirë si të veprojnë për të mbrojtur veten e tyre nga nxehtësia e shkretëtirës dhe si të përballojnë etjen. Si mundet që një bretkosë ose hardhucë të ketë njohuri të tilla? Si mundet që ato të kenë strukturën e duhur të trupit që e ndihmon të mbijetojë në vende të tilla?

Kafshë të tilla nuk mund t’i dinë këto gjëra nga vetja. Ato as nuk mund të krijonë rezervuare uji në trupat e tyre, as nuk mund të zmadhojnë veshët për t’u mbrojtur nga nxehtësia. Me qëllim që të mbijetojnë në shkretëtirë, këto krijesa duhet t’i kenë pasur këto karakteristika që kur kanë ardhur në ekzistencë. Përndryshe, ato do të zhdukeshin shpejt nga nxehtësia e madhe, etja ose uria. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur. Për më tepër, të gjitha gjallesat e shkretëtirës kanë aftësinë të durojnë kushtet e saj. Secili lloj ka karakteristikat e tij të veçanta që i bëjnë të mundur të mbijetojë në shkretëtirë.

Të gjitha këto na çojnë në një të vërtetë. Ai që i krijoi gjallesat e shkretëtirës së bashku me tiparet që ato kanë sot është Allahu. Ai ka fuqinë të bëjë çfarë të dëshirojë. Në një ajet të Kuranit, Allahu na bën të ditur se gjithçka për Të është shumë e lehtë:

Ai është krijuesi i qiejve dhe i tokës.

Kur Ai vendos për diçka, vetëm thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.

(El-Bekare: 117)

SİSTEMİ İ VEÇANTË FTOHËS İ GAZELËS

Ajri i kondicionuar na mbron nga i nxehti në verë. Sidoqoftë, njerëzit nuk janë të parët që zbuluan sistemin ftohës. Shumë krijesa kanë në trupat e tyre sistemin ftohës që vepron si një kondicioner.

Ne mund të sjellim si shembull gazelën, një lloj antilope afrikane. Si shumë kafshë të tjera, kjo kafshë duhet të vrapojë për të mbijetuar, sepse nuk ka mekanizëm tjetër mbrojtës. Ky vrapim i shpejtë e rrit temperaturën e trupit të saj. Kjo është shumë e rrezikshme për gazelën, sepse me rritjen e temperaturës së trupit, rritet edhe temperatura e trurit. Me qëllim që një gazelë të mbijetojë, truri i saj duhet të jetë më i freskët se trupi. Kështu që ju mund të pyesni veten se si vepron ajo?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje na çon në faktin e krijimit.

Truri i një gazele ftohet nga një sistem ftohës i vendosur në anën e djathtë të kokës. Gazelat dhe kafshë të tjera të shpejta zotërojnë disa kanale frymëmarrjeje. Qindra vena të vogla gjaku shpërndajnë gjakun e grumbulluar në këto kanale. Ajri që thith gazela, e ftoh këtë zonë dhe kështu, gjaku kalon nëpërmjet këtyre venave të vogla, të cilat pastaj bashkohen në një enë gjaku të vetme që çon gjakun në tru. Në sajë të këtij sistemi, gazela nuk ndikohet nga rritja e nxehtësisë ndërsa vrapon.

Ju duhet të keni arritur në përfundimin se një sistem i tillë i përkryer nuk mund të ketë ardhur në ekzistencë rastësisht, sepse mungesa e këtij sistemi, që kërkohet për ftohjen e trurit, do të thoshte ngordhje për gazelën që në vrapimin e saj të parë.

Sistemi ftohës i gazelës provon përsosmërinë e krijimit të kësaj gjallese. Me fjalë të tjera, struktura e trupit dhe organet e tij nuk mund të vinin në jetë me kalimin e kohës, siç pretendojnë evolucionistët.

Të gjitha krijesat kanë një strukturë organizmi që përbëhet nga disa sisteme, të cilat nuk mund të funksionojnë nëse mungon qoftë edhe një përbërës i vetëm. Kjo provon se gjallesat nuk kanë ardhur në jetë si rezultat i rastësisë, por janë krijuar nga Allahu. Kjo është më se e qartë për ata që i kushtojnë vëmendje kësaj çështjeje dhe pëdorin mençurinë e tyre. Allahu thotë në një ajet kuranor:

“... Zoti i lindjes dhe përëndimit dhe i gjithçkaje tjetër ndërmjet tyre, nëse jeni prej atyre që përdorin arsyen.” (Esh-Shu‘ara’: 28)

FUQİA E QUKAPİKËVE

Qukapikët i ndërtojnë foletë e tyre dhe sigurojnë ushqimin duke çukitur nëpër pemë. Shpejtësia, me të cilën një qukapik hap vrima nëpër pemë është afërsisht 40 km/orë. Kjo, në fakt, është një shpejtësi e jashtëzakonshme që, në kushte normale, mund ta dëmtonte qukapikun. Megjithatë, ai ka një sistem të veçantë mbyllës në sqepin e vet, që e ndihmon të mos dëmtohet. Nëse ky sistem nuk do të ekzistonte, sqepi i qukapikut do të ndahej më dysh për shkak të shpejtësisë së madhe. Përveç kësaj, nëse ndikimi i goditjes do të shkonte drejt e në tru, zogu do të humbiste ndjenjat. Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodh kurrë, pasi Allahu e ka krijuar zogun së bashku me gjithçka që i nevojitet. Truri i qukapikut është i vendosur në të njëjtin nivel me sqepin e tij. Muskujt në pjesën e ulët të sqepit veprojnë si “amortizatorë” dhe amortizojnë tronditjet që shkaktohen gjatë çukitjes nëpër pemë.

Deri tani kemi përmendur disa karakteristika të qukapikut. Përveç tyre, çdo qukapik ka edhe karakteristika të tjera të jashtëzakonshme. Një lloj qukapiku fsheh lëndë nëpër pemë. Gjatë verës, qukapikët shpojnë “vrima” në një kërcu peme të tharë dhe në fund të verës i mbushin këto vrima me fara, me të cilat do të ushqehen gjatë dimrit. Duke vepruar si një çekan, ai vendos një kokërr drithi në secilën vrimë. Kjo i merr goxha kohë qukapikut, sepse ai përpiqet të gjejë kokrrën që përshtatet me vrimën e hapur. Nëse vrima është e madhe dhe kokrra është e vogëI, atëherë ajo mund të merret shumë lehtë nga zogjtë e tjerë. Nëse vrima është më e vogël se kokrra e drithit, atëherë ajo do të dëmtohet ndërsa futet me forcë brenda. Për këtë arsye, duhet shumë kohë për qukapikun që të vendosë kokrrën e drithit.

Por jo gjithçka mbaron me kaq. Qukapiku ka ende shumë për të bërë. Meqë me kalimin e kohës kokrrat e drithit thahen, ato bëhen edhe me të vogla. Kjo do të thotë që qukapikët duhet të vendosin kokrra drithi të thata nëpër vrima.


Një qukapik që depoziton kokrra drithi në vrimat e një trungu lisi (majtas, lart) dhe një lloj tjetër qukapiku (djathtas).

Gjithashtu, duhet pasur parasysh se qukapikët nuk mbledhin vetëm 5 apo 10 kokrra drithi. Një qukapik drithërash mund të vendosë deri në 50,000 kokrra drithi në një pemë të madhe.

Duke medituar mbi këto karakteristika interesante, ne kuptojmë se ekziston një fuqi e mbinatyrshme që u mëson këtyre qukapikëve të veprojnë kështu. Kjo fuqi është Allahu. Ai ua krijoi sqepin qukapikëve aq të fortë, sa të shpojnë lëvoren e pemëve. Është Allahu Ai që u mësoi atyre çdo gjë që bëjnë. Nuk ka asnjë zot apo krijues tjetër përveç Allahut. Ai na bën të ditur në Kuran se është Krijuesi i gjithçkaje:

Ky është Allahu, Zoti juaj. Askush nuk e meriton adhurimin përveç Tij, Krijuesi i çdo gjëje, ndaj adhuroni vetëm Atë. Ai është vëzhgues për çdo gjë. (El-En‘am: 102)

KETRAT ME FAQE TË MËDHA

Ketri që ju shihni në foton më poshtë është ketri i tokës, gjithashtu i quajtur ketri faqetrastë. Ajo që e dallon këtë lloj ketri nga të tjerët është se ai ruan në trastat e faqeve të tij ushqimin që nuk e konsumon. Ketri grumbullon ushqimin për ta përdorur më vonë.

Këto trasta janë, në të vërtetë, pjesë të lira të lëkurës. Shtresa e brendshme e këtyre mbajtëseve është e thatë, prandaj edhe ushqimi mund të ruhet në këto trasta për një kohë të gjatë pa u prishur. Për të mbushur këto trasta, ketri merr një arrë ndërmjet putrave të tij dhe pret pjesët me të mprehta në të dyja anët me dhëmbët e tij. Pastaj vendos gjysmën e arrës në një nga trastat dhe gjysmën tjetër në një tjetër. Trastat mbushen, në këtë mënyrë, njëra pas tjetrës. Kafsha mund të vendosë katër arra në secilën trastë. Kështu, faqet e ketrit ndryshojnë dhe i japin atij një pamje interesante dhe tërheqëse.

Kategori: Krijesa të mrekullueshme | Shtuar nga: Argjendi (26/08/2009)
Klikime: 1267 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
2 ALMIRA HASHANI   (18/12/2013 10:27)
une dua te di bimet dhe shtazet si jetojne ne shkretetire

1 dijona   (24/11/2011 13:29)
un dua te di se kush jeton ne afrik prej kafshevw

Name *:
Email:
Code *:
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2014Create a website for free