Përgatitjet për Fekondim - Krijimi i njeriut - Kurani dhe shkenca - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 18/04/2014, 07:41
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 0
Vizitorë: 0
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i njeriut

Përgatitjet për Fekondim

 


spermatozoidet duke lëvizur në mukus

Qeliza vezë është 20-25 cm larg nga vendi ku hyn sperma në trupin e femrës.  Kjo distancë është rreth 3000 herë e madhësisë së spermatozoidit.   Duke e marr në konsideratë proporcionin e madhësisë së tij, kjo distancë është mjaft e madhe dhe për të kaluar atë spermatozoidi ka nevojë për mbështetje të madhe.

Para se veza të takohet me spermatozoidin, përgatitjet fillojnë në të dy trupat të mashkullit dhe të femrës. Pjesa më e madhe e këtyre përgatitjeve janë për mbrojtje të spermatozoidit  gjatë udhëtimit në trupin e nënës.  P.sh.  në mitër ndodhin tkurrje dhe dallgëzime të ndryshme.  Ky aktivitet i veçantë në mitër dhe tubin fallopian lehtëson avancimin e spermës në drejtim të vezës.  Gjëja interesante rreth këtyre tkurrjeve është substanca që i shkakton ato.  Kjo substancë quhet prostaglandin dhe gjendet në lëgun e  fshikzës seminale që vjen me spermën nga trupi i mashkullit.  Përkundër faktit se vjen nga një trup tjetër, kjo substancë njeh strukturën e mitrës së nënës dhe ndikon në atë mënyrë që rrugën për spermën t'a lehtësoj.14 

Që të ndodh fekondimi, ndryshimet që ndodhin në mitër nuk janë të kufizuara në këto.  Gjatë kësaj periudhe tubat zgjerohen;  nën ndikimin e hormonit të estrogjenit, mukoza membranës që shtreson mitrën rritet në madhësi dhe peshë.  Qelizat epiteliale të indeve të membranës të përbëra nga një apo më shumë shtresa të qelizave e ndarë nga një substancë ndërqelizore shumë e vogël shumohet.  Ky ndërtim në mukozë merr një formë që do t'i lejojë spermatozoidet që me lëvizjen e bishtit të tyre të kalojnë këto hapësira. Përveç se i mundëson spermatozoidit të lëvizë lehtësisht,  ky transformacion ka edhe një funksion tjetër shumë të rëndësishëm: indet shërbëjnë si depo dhe hapësirë filtruese duke lejuar që vetëm spermatozoidet normale të kalojnë.  Nganjëherë spermatozoidet nuk kanë formën e duhur që të sigurojnë fekondimin.  Në këtë rast, ato mënjanohen në këto inde.


Spermatozoidet kanë një ndërtim elastik që ju mundëson atyre t'i rezistojnë rrugës së gjatë dhe të vështirë në trupin e nënës. Siç shofim në foto në të majtë, disa spermatozoide janë të dëmtuara. Spermatozoidet e dëmtuara eliminohen derisa udhëtojnë në trupin e nënës, ndërsa spermatozoidet e shëndosha vërehen dhe udhëhiqen për te veza. Kështu, veza gjithmonë bashkohet me një spermatozoid të shëndosh.

Siç po shikojmë, është e qartë se çdo lëvizje në mitër dhe vezore është projektuar në mënyrë të veçantë për arritjen e spermatozoidit tek veza.  P.sh. mbasi të është kryer ovulacioni dhe mundësia e takimit të vezës me spermatozoidin të jetë siguruar, mukoza fillon të bëj veprim të kundërt: ajo bëhet e trashë dhe e dendur, duke e ndaluar hyrjen e spermatozoideve të tjerë.

Arsyeja e ndryshimeve që ndodhin në sistemin riprodhues të femrës është që t'ia mundësoj spermatozoidit që të arrijë vezën (ovum).  Por, siç pamë më lart dhe në pjesët e tjera,  kjo është një çështje tejet interesante: elementet në sistemin riprodhues të femrës ndihmojnë qelizat që vijnë nga një trup plotëisht i ndryshëm.

Si ndodh që një qelizë të ketë aq shumë informata të detajuara për qelizën tjetër me të cilën kurrë nuk ka pasur një ambient të njejtë? (edhe sikur t'a kishin të njejtin ambient rezultati nuk do të ishte ndryshe.)   si e di, p.sh. se lëvizja e këtyre qelizave duhet të lehtësohet?  Në të vërtet, nuk është  e mundur që qelizat që prodhojnë lëngun në mitër të dijnë cilësitë e spermatozoideve në mënyrë që të përgatisin një ambient të përshtatshëm për ata.

Të gjitha funksionet që i kemi përshkruar deri në këtë pikë ndodhin në trupat e të gjitha femrave me renditje perfekte të njejtë. Kur shqyrtojmë veprimin harmonik dhe plotësues të këtyre sistemeve, ballafaqohemi me një plan dhe ndërtim të qartë: sperma është e ndërtuar për trupin e nënës, organet riprodhuese të nënës janë të rregulluara posaçërisht për strehim të spermës.  Sikur të ishte edhe defekti më i vogël në këtë harmoni, p.sh. sikur spermatozoidi të mos kishte bishtin që i mundëson lëvizjen, apo sikur të mungonte lëngu për balancimin e ambientit acidik në trupin e nënës, riprodhimi nuk do të ndodhte.

Kjo qartë tregon se harmonia e madhe që ekziston në mes të qelizave riprodhuese të trupit të mashkullit dhe të femrës është punë krijimi e qëllimshme dhe e planifikuar.  është Zoti I Plotfuqishëm, Zoti i universit I Cili krijoj llojin njeri nga një pikë lëngu, femrën dhe mashkullin, në harmoni me njëri tjetrin.  Njerëzit duhet të mendojnë për mënyrën e përsosur të krijimit nga Zoti dhe t'a nënshtrojnë veten në mënyrë të pakushtëzuar ndaj Tij, duke u përkulur para fuqisë së përhershme të Zotit.

Dhe në krijimin e juaj dhe të të gjitha krijesave që Ai shpërndau, ka Shenja për besimtarët e vërtet. (Kur'an, 45: 4)

Lëvizjet e Vetëdijshme të Tubës Fallopiane

Mbasi veza e pjekur lirohet, ajo kapet nga tubi fallopian.  Sikur qeliza vezë mbasi lirohet të mos kapej nga tubi fallopian, do të kalonte nëpër pjesët e tjera të trupit të nënës dhe nuk do të mund t'a takonte spermatozoidin.
Tubi fallopian është aty ku veza dhe spermatozoidi takohen.  Në mënyrë që të sigurohet takimi, tubi fallopian kryen aktivitet të dyfishtë; së pari, e merr qelizën vezë të pjekur nga vezojra dhe e udhëheq në tub në vendin ku do të takojë spermatozoidin.  Së dyti, i merr spermatozoidet nga kaviteti i mitrës dhe  i dërgon te vendi ku do të takojnë vezën.

Së pari, tubat fallopiane, të cilat janë të lokalizuara pranë vezoreve, mbledhin të gjitha vezët e liruara nga vezorja.  Skajet e tubave fallopiane janë sikur krahë të cilët i rrethojnë vezoret dhe janë të ndërtuar të mbedhin vezët e pjekura.  Kur vezët të kenë arritur pjekurinë, krahët e tubave fallopian hapen, dhe sikur krahët e një oktapodi, ato kapin sipërfaqën e vezës dhe lëvizin mbi të me një lëvizje fshirëse.  E ndihmuar nga këto aktivitete, në kohën e ovalucionit veza bie në tubën fallopiane.  Veza e liruar në zgavrën e komblikut, hyn në tubën fallopiane e cila ka 10-20 cm gjatësi.  Brendësia e tubës fallopiane është e mbuluar me miliona qime të imëta të cilat lëvizin në të njejtin drejtim,  duke tërhequr vezën në vendin ku do të takohet me spermatozoidet. 1

Në këtë kohë, qelizat e folikulit që rrethojnë vezën në kohën e ovulacionit ende qëndrojnë si një zarf i jashtëm.  Mukoza e membranës që mbështjell vezën sekreton (tajit) enzime të cilat gradualisht bëjnë që ky zarf qelizor të lirohet.  Kështu, qelizat e folikulit "shpërlahen", dhe në këtë mënyrë membrana mbrojtëse e vezës i ekspozohet spermatozoideve.

Kohë zgjatja e këtyre veprimeve që bëhen nga tuba fallopiane është shume e rëndësishme, sepse të dyja edhe veza edhe spermatozoidet kanë jetëgjatësi të kufizuar.  është e domosdoshme që spermatozoidet të arrijnë qelizën e vezës para se të kalojë kjo jetëgjatësi.  Si bën rregullimet tubi fallopian për këtë?  Si e di sa gjatë jetojnë qelizat e huaja?

Sigurisht që një masë mishi, disa centimetra në gjatësi, nuk e ka informatën apo shkathtësinë që të kryej këto veprime.  Siç ndodh me çdo qelizë dhe ind, edhe tubi fallopian kryen aktivitetin e tij vetëm me inspirim nga Zoti, Krijuesi i të gjitha botërave.  Për këtë arsye, ai mund të kryej lehtë dhe pa pengesa këtë aktiviet të vështirë.  Në këtë mënyrë bëhet e mundur që fekondimi i vezës të bëhet para se ajo të vdes, që është më së shumti 24 orë.

1- Lennart Nilsson, A Child is Born, Delacorte Press, NY, 1977, p. 22

Spermatozoidi Takon Vezën

Pas kalimit të shumë proceseve në rrugën për pjekuri, veza lirohet nga tubat fallopian.  Në këtë kohë, ajo bart me vete shumë qeliza që e rrethojnë atë.  Para se veza të fekondohet, spermatozoidi i cili arrin në tubin fallopian duhet të kaloj nëpërmes këtyre qelizave, të cilat quhen qeliza "granulosa", dhe pastaj depërton mantelin (mbulesën) e trashë rreth vezës. 

Si kalon spermatozodi këto pengesa?

Udhëtimi i Vezës në Tubën Fallopiane
Pak para lirimit të vezës së pjekur nga vezorja, tuba fallopiane futet në veprim për kapjen e vezës. Me prekje delikate në sipërfaqen e vezorës, mundohet të gjej qelizën vezë (1-2). Në mënyrë që veza e pjekur të fekondohet, ajo duhet të hyj në tubën fallopiane. Më në fund tuba fallopiane e gjen vezën e pjekur dhe e tërheq atë brenda. Tash, qeliza vezë fillon udhëtimin e saj. (3) Në mënyrë që veza të fekondohet dhe të arrijë në mitrën e nënës, duhet të kalojë një rrugë të gjatë në tubën fallopiane. Funksioni i miliona qelizave në tubën fallopiane udhëheq vezën për në mitër. Qimet e imëta në sipërfaqen e këtyre qelizave (cilia) lëvizin vetëm në një drejtim. Në këtë mënyrë, sikur të ishin duke bartur një objekt të çmueshëm nga dora në dorë, ato shtyejnë qelizën vezë për në vendin ku ajo duhet të shkoj. Më në fund, veza takon spermatozoidet të cilat janë duke e kërkuar. (4) Vetëm një spermatozoid ka sukses të depërtoj në vezë. (5) Veza e fekonduar drejtohet për në mitrën e nënës me ndihmën e qimeve të imëta të tubës fallopiane (6). Secila qelizë kryen detyrën e saj pa të meta, sepse krijimi i Zotit është perfekt.

 

Këtu shikojmë prapë perfeksionin e qartë të ndërtimit intelegjent të spermatozoidit.  Në pjesën e spermatozoidit të quajtur "akrozom", për të cilin kemi folur më herët, janë të vendosura enzimet hialuronidaz dhe proteolitik. Enzimi hialuronidaz zbërthen një substancë  (acidin hyaluronik) i cili i lidh shtresat e shumëfishta të qelizave granulose që janë të ngjitura me pjesën e jashtme të ovules (vezës). Në këtë mënyrë, i hap rrugë spermatozoidit të përshkoj zarfin (membranën) e vezës.  Enzimi proteolitik bën tretjen e proteinave në indet e ngjitura të vezës. Me ndihmën e këtyre dy enzimeve, spermatozoidi arrin vezën.15 

Zoti i juaj është një, nuk ka zot tjetër përpos Tij. Ai i përfshinë të gjitha gjërat në diturinë e Tij.
(Kur'an, 20: 98)
një qelizë vezë e rrethuar nga spermatozoidet

Si mundet që këto enzime të cilat i përkasin spermatozoidit, të prodhuara në trupin e mashkullit larg nga veza, janë të  përbëra nga lënda që në mënyrë perfekte është në gjendje të ndikoj në ndërtimin e vezës?  Kush zbuloi formulën për këtë veprim?  Kush i vendosi enzimet saktësisht në vendin e duhur, në kokën mikroskopike të spermatozoidit, që të mundësohet fekondimi i vezës?

Nuk është vet spermatozoidi ai i cili i bën të gjitha këto gjëra.  Nuk është e mundur që spermatozoidi të ketë dituri për ekzistimin e acidit hialuronik apo të efektit të këtij acidi që ka në qeliza, apo të di se enzimi hialuronidaza do të neutralizoj efektin e këtij acidi.  Megjithatë, nuk është e mjaftueshme të dihet vetëm formula e këtij acidi; por duhet të sigurohet po ashtu edhe prodhimi i tij në trupin e njeriut.  Dhe është e pamundur që spermatozoidi vet të formojë sistemin në trupin e njeriut që do të prodhojë këtë enzim.  P.sh. nëse e pyet dikend, i cili nuk ka kualifikim në mjeksi apo kimi, për emrin e enzimit i cili shkatërron strukturën e acidit hialuronik, apo nëse i kërkoni që t'a shkruaj formulën e strukturës së këtij acidi, sigurisht se nuk do të jetë në gjendje t'ju japi  ndonjë përgjigje.  Por spermatozoidi bën gjëra që njeriu me vetëdije (mendje) nuk është në gjendje t'i bëj;  me një vetëdije të formulave kimike, të cilat formula megjithëse nuk i di, ai përmban brenda trupit të tij substancën që garanton arritjen e qëllimit.  Sigurisht që,  të thuhet se spermatozoidi bën këtë është plotësisht kundër intelegjencës dhe arsyes.  Duke lënë anash supozimet jo intelegjente dhe të paarsyeshme, kuptojmë se vet prezenca e enzimeve në spermatozoid që të ndikojë në strukturën e vezës është dëshmi e krijimit.  Kjo harmoni pa të meta nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë si rastësi.  Fakti që spermatozoidi është në dijeni të strukturës kimike të një qelize tjetër megjithëse jeton plotësisht në një ambient tjetër; që analizon efektet që kanë këto kemikale;  që pastaj prodhon kemikalet e nevojshme si rezultat i analizave; mund të shpjegohet vetëm në adresim të një Krijuesi me intelegjencë superiore, I Cili ka krijuar spermatozoidin me këto cilësi të veçanta.

Ndërtimi perfekt i spermatozoidit është një nga shumë dëshmitë se Zoti krijoj njerëzit dhe çdo gjë tjetër.

Spermatozoidi Vazhdon Udhëtimin e Tij

Kur spermatozoidi arrin shtresën e jashtme të vezës, membrana e tij e jashtme lidhet fort me receptorët sipërfaqësor të vezës.  Mbasi lidhja të arrihet, spermatozoidi lëshon mbulesen e tij të jashtme (akrozomin).  Në të njejtën kohë, membrana e vezës sekreton (tajit) një substancë që quhet "fertilizin", e cila nevojitet për të tërhequr spermatozoidin.  Kjo molekulë ia mundëson spermatozoidit që të lëvizë më shpejt dhe të reagojë më lehtë me membranën e vezës. Përveç kësaj, fertilizini ndihmon reaksionin e akrozomit që gjendet në kokën e spermatozoidit.

Kur  spermatozoidi prek membranën e vezës, substanca të reja hyjnë në lojë dhe një reakcion i ri ndodh.  Kur spermatozoidi prek vezën, sekretohet (tajitet) një substancë që quhet "anti-fertilizin" e cila neutralizon efektin e fertilizinit të sekretuar (tajitur) nga veza.   Në këtë mënyrë, spermatozoidi i parë që arrin vezën ndalon spermatozoidet e tjera t'i afrohen vezës. 16 

Membrana që rrethon qelizën vezë fillon të ripërtrijë vetvehten menjëherë mbas dy sekondash nga hyrja e spermatozoidit dhe ju  ndalon rreptësisht  hyrjen  e spermatozoideve të tjerë.  Janë bërë eksperimente ku është vërejtur se hyrja e disa spermatozoideve në vezë shkatërron membranën. Për këtë arsye është e nevojshme që membrana fekonduese të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.  Pas formimit të membranës fekonduese, asnjë spermatozoid nuk mund më të hyjë në vezë.  Në këtë gjendje, qelizën e vezës  mundemi t'a krahasojmë me një ndërtesë të mbrojtur nga sigurimi. Membrana e jashtme e qelizës së vezës me të vërtet vepron ashtu si një sistem kontrollues sigurimi i një ndërtese e cila përmban informata shumë të rëndësishme: hyrja është e ndaluar në brendinë e qelizës.

Në foton e madhe shofim një qelizë vezë të rrethuar nga spermatozoidet; në foton e vogël, një numër të qelizave spermatozoide. Spermatozoidet kanë karakteristika të veçanta që u lejojnë atyre të bashkëveprojnë me ndërtimin e vezës. Vetëm një nga këto karakteristika, p.sh. ekzistimi i enzimit i cili ia bën të mundur spermatozoidit të shpoj sistemin mbrojtës të vezës dhe të futet në të, është dëshmi e krijimit. Zoti krijoj spermatozoidet me të gjitha karakteristikat e tyre të veçanta përnjëherë (jo gradualisht).

 

Pasiqë spermatozoidi të hyjë në ovum, koka e tij enjtet (fryhet) dhe lëviz shumë ngadal në drejtim të qendrës së vezës.  Me vonë, brenda 30 minutave, veza bashkohet plotësisht me spermatozoidin. Si rezulatat  i të gjitha këtyre proceseve, informacioni gjenetik i mbajtur në spermatozoid transferohet te veza. 17 

Por edhe këtu është një pikë e rëndësishme: nëse receptorët e spermatozoidit dhe të vezës pranojnë njëri tjetrin, ata lidhen me njëri tjetrin, nëse jo lidhja është e pamundur.  Arsyeja për këtë është siç vijon:  veza e çdo qenie të gjallë sekreton (tajit) një substancë të quajtur fertilizin, e cila ka përbërje kimike të veçantë.  Kjo është masë paraprake që parandalon qelizat spermë të llojeve të tjera (llojeve jo njeri) t'i afrohen vezës dhe të shkaktojnë degjenerim të llojit njeri.  Kështu që, një macë nuk mund të shumohet me nje kalë dhe qenia njerëzore nuk mund të shumohet me ndonjë gjallesë tjetër. 18 

Ngarkesa elektrike që bartet nga spermatozoidi dhe veza po ashtu kanë një efekt fekondimi.  Veza çdoherë bart ngarkesë negative dhe spermatozidi bart atë pozitive.  Pasiqë ngarkesat e kundërta tërheqin njëra tjetrën, veza tërheq spematozoidin kah vetja.  Por me hyrjen e spermatozoidit të parë në vezë, ngarkesa ndryshon menjëhere. Tash veza merr një ngarkesë pozitive sikurse të spermatozoidit.  Sikurse ngarkesat që zbrapsin njëra tjetrën, në momentin e bashkimit edhe veza fillon të zbraps të gjithë spermatozoidet e tjera. 19 

Faza e Fundit e Fekondimit


Kur spermatozoidet takojnë vezën, vetëm një nga ato ka sukses që të përshkoj membranën mbrojtëse të saj. (1) Mbasi spermatozoidi futet në vezë, ndryshime të caktuara ndodhin dhe veza mbyll veten për spermatozoidet e tjera. (2-3) Në kohën e futjes në vezë, bishti spermatozoidit shkëputet dhe mbetet jashtë. (4) Fekondimi bëhet.

Kur spermatozidi futet në vezë, ai e lëshon bishtin e tij dhe e le jashtë.  Këtë mundemi t'a krahasojmë me një anije kozmike e cila duke u kthyer në tokë shkëput tankun e lëndës djegëse.   Sikur që e dijmë, kur tanket me lëndë djegëse të cilat bartin anijen kozmike jashtë atmosferës së tokës, plotësojnë qëllimet, ato lirohen në hapësirë; kur lënda djegëse brenda tyre shfrytëzohet, tanket janë një peshë e panevojshme.   Që të lehtësohet largimi nga atmosfera e tokës, është e nevojshme që këto tanke të lirohen saktësisht në kohën e duhur.  Në të njejtën mënyrë, bishti i  spermatozoidit, që ofron energjinë e nevojshme dhe aftësinë e lëvizjes, lihet prapa derisa spermatozoidi përpiqet të hyj në vezë.

është e qartë te lexuesi i vëmendshëm se fekondimi është një proces sistematik dhe i llogaritur mirë. Shumë ngadalë lëngjet që rrethojnë vezën zbërthejnë blindimin e spermatozoidit pasi ai të ketë arritur membranënë e jashtme që rrethon vezën. Enzimet të cilat lirohen në momentin që blindimi i spermatozoidit shpohet lejon spermatozoidin të përshkoj membranënë e jashtme të vezës dhe të futet.  Ndryshimi i ngarkesës elektrike në këtë moment zbraps spermatozoidet e tjera dhe mbron organizmin e ri në zhvillim nga mysafirët e paftuar.

Sikur të mos ishte krijuar një sistem i tillë kaq mbrojtës dhe bashkëpunues, bashkimi i spermatozoidit dhe vezës kurrë nuk do të arrihej.

Sikur veza të mos sekretonte (tajiste) lëngun udhëheqës, nuk do të ishte e mundur për spermatozoidin të arrinte vezën, e cila duke marr parasysh madhësinë është shumë larg nga ai.

Sikur spermatozoidet të mos kishin blindimin e tyre, ato do të treteshin nga lëngu që rrethon vezën sikurse mikroorganizmat e tjerë.

Sikur enzimet speciale të mos ishin vendosur nën këtë blindim, spermatozoidi kurrë nuk do të mund të futej në vezë, edhe pas atij udhëtimi të gjatë për t'a arritur atë.

Sikur ngarkesa elektrike e spermatozoidit dhe e vezës, të ishte e njejtë dhe jo e kundërt, veza do të zbrapste spermatozoidin dhe asnjë spermatozoid nuk do të futej në vezë.

Siç po shofim, në bashkimin e një spermatozoidi të vetëm me vezën ekziston një balancim dhe një llogaritje e jashtëzakonshme. Gjithashtu, ky balancim dhe kjo llogaritje nuk ka ndodhur vetëm njëherë; por ato përsëriten qysh nga fillimi i racës njerëzore në secilin miliona njerëz që janë të shpërndarë nëpër botë.

Edhe në një fazë të vetme nuk ka hapësirë për rastësi në këtë proces të mrekullueshëm, i cili paraqet qartë se Zoti krijoj qenien njerëzore.

Gjithçka në qiej e në tokë i takon Atij.  Të gjithë janë të nënshtruar tek Ai.  Ai është I Cili nisi krijimin dhe pastaj e regjeneron atë.  Ajo është shumë e lehtë për Atë.  Shëmbëlltyra më e lartë në qiej e në tokë është vetëm e Tij.  Ai është I Plotëfuqishmi, I Urti. (Kur'an, 30: 26-27)

Në momentin që spermatozoidi futet në vezë, ai e lëshon bishtin e tij. Në foto lart shikojmë, shkëputjen e bishtit të spermatozoidit fazë pas faze i cili ia ka dalur të futet në vezë. Shkëputja ndodh sepse lëvizja e vazhdueshme e bishtit brenda vezës do të dëmtonte vezën shpejt. Kjo shkëputje e bishtit të spermatozoidit mund të krahasohet me hedhjen e tankeve të lëndëve djegëse dhe motorëve të cilët më nuk nevojiten nga raketat dhe anijet kozmike derisa ato largohen nga atmosfera e tokës në rrugë për në kozmos. Fakti që spermatozoidi llogarit në diçka si kjo dhe heq bishtin me kohë, që të mos dëmtojë vezën, është shenjë e një aktiviteti me vetëdije të lartë. Ai I Cili bën këtë spermatozoid të veprojë në këtë mënyrë të vetëdijshme është Zoti, Krijuesi i spermatozoidit dhe vezës.

 

Mbrojtësja Parzmore (e blinduar) e Spermatozoidit
Pjesa e kokës së spermatozoidit është e mbuluar me parzmore (blindim 1-2). Nën këtë blindim gjendet edhe një blindim tjetër, dhe nën këtë gjendet materiali që bart spermatozoidi. (3-4) Ky blindim e ruan nga materialet e dëmshme që gjenden për rreth, materialin e vlefshëm që është brenda, e ky është, informacioni gjenetik. Mbrojtësja blinduese është shumë e fortë, megjithatë është e projektuar që të hapet lehtë në momentin e duhur. (5). P.sh. gjatë fekondimit kjo mbrojtëse e blinduar në kokën e spermatozoidit hapet dhe liron enzimet tretëse që i ka brenda. (6) Fakti se ky ndërtim i mrekullueshëm është vendosur në një qelizë mikroskopike është një shembull i krijimit pa të meta të Zotit.

 

Përcaktimi i Gjinisë së Foshnjës

Deri vonë njerëzit kanë menduar se gjinia e foshnjës përcaktohet nga qelizat e nënës, ose mendohej se gjinia përcaktohej nga qelizat e nënës dhe të babait. Mirëpo Kur'ani thotë ndryshe për këtë çështje; thotë se gjinia mashkullore dhe femërore krijohet nga sperma që hyn në mitër:

Ai (Zoti) ka krijuar të dy gjinitë, mashkull dhe femër, nga një pikë e semenit të derdhur (Kur'an, 53: 45-46)

E vërteta e kësaj shpallje në Kur'an është konfirmuar shkenctarisht me zhvillimet në gjenetik dhe mikrobiologji.  Tash është e ditur se gjinia përcaktohet nga spermatozoidi mashkullit dhe se veza e femrës nuk luan asnjë rol në këtë përcaktim.  çka përcakton gjinin janë kromozomet.  Nga 46 kromozomet që përcaktojnë ndërtimin e njeriut, dy prej tyre quhen kromozomet e gjinisë.  Këto kromozome te mashkulli janë të emërtuara XY dhe te femra XX,  sepse këto kromozome ju gjasojnë këtyre shkronjave.   Kromozomi Y bart gjenet mashkullore dhe X bart gjenet femërore.  Formimi i një njeriu  fillon me bashkimin e njërit nga këto kromozome të cilat janë prezente në çifte te mashkulli dhe te femra. Gjatë ovulacionit te femra, qeliza e gjinisë ndahet në dy, secila bart kromozomin X.  Te meshkujt, qeliza e gjinisë ndahet në dy spermatozoide,  njëri bart kromozomin X dhe tjetri kromozomin Y.  Nëse kromozomi X i femrës bashkohet me spermatozoidin që bart kromozomin X, foshnja do të jetë vajzë;  nëse bashkohet me spermatozoidin që bart kromozomin Y, foshnja do të jetë djalë.

Kjo d.m.th. se gjinia e foshnjës varet nga ajo se cili kromozom i mashkullit bashkohet me vezën e femrës.

Natyrisht që, këto fakte ishin të panjohura deri në shekullin e njëzetë derisa nuk u paraqit shkenca e gjenetikës.  Në shumë kultura gjerësisht besohej se gjinia e foshnjës përcaktohej nga femra.  Saktësisht për këtë arsye, gruaja e cila lindte vajzë ndëshkohej.  Mirëpo, në Kur'an, 13 shekuj para zbulimit të gjeneve, ky paragjykim ishte refuzuar me shpalljen se origjina e gjinisë nuk vie nga femra por nga semeni i mashkullit.

Kur'ani është fjala e Zotit, Sunduesit të të gjitha botërave.  Mrekulli të tilla shkencore janë ndër dëshmitë e këtij fakti. 

Është Libër që Ne e zbritëm për ju, plotë begati, kështu që njerëzit intelegjent të mendojnë për Shenjat e tij dhe të kushtojnë vëmenjde. (Kur'an, 38: 29)

 

 

 

 

 

 

Gjinia e një foshnje varet nga ajo se cili kromozom i mashkullit bashkohet me vezën e femrës. Nga 23 çiftet e kromozomeve (d.m.th.. 46 kromozome individuale), 2 quhen kromozomet e gjinisë. Këto dy kromozome janë emërtuar si XY te mashkulli dhe XX te femra). Kromozomi Y bart gjenet mashkullore, kromozomi X bart gjenet femërore. Formimi i njeriut fillon me bashkimin e njërit nga këto kromozome, të cilat janë prezente në çifte të mashkujt dhe femrat (majtas). Nëse kromozomi X i femrës bashkohet spermatozoidin e mashkullit që përmban kromozomin X, foshnja do të jetë vajzë; nëse bashkohet me spermatozoidin e mashkullit që përmban kromozomin Y, foshnja do të jetë djalë. (Gerard J. Tortora, Introduction to the Human Body: Essentials of Anatomy & Physiology, pp. 569-570)

 

Kategori: Krijimi i njeriut | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 1433 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
0
1 Ganci   (24/06/2011 13:30)
A ka mundesi me dit , a egziston naj metod per percaktimin e gjinis ...?
Metod ose menyr efikase qe arrin deri te bashkimi i kromozoneve x me y ose anasjelltas ??

Name *:
Email:
Code *:
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2014Create a website for free