Gjinia e Fëmijës - Krijimi i njeriut - Kurani dhe shkenca - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E mërkurë, 23/04/2014, 17:39
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 0
Vizitorë: 0
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i njeriut

Gjinia e Fëmijës

Gjinia e Fëmijës


Në Kur'an thuhet se gjinia krijohet nga një "pikë farë që hidhet". Megjithatë, deri para pak kohësh, besohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga qelizat e nënës. Shkenca, këtë informacion të dhënë në Kur'an, e zbuloi vetëm në shekullin e 20-të.

Deri fare pak kohë më parë, mendohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga qelizat e nënës. Ose të paktën, besohej se gjinia përcaktohej nga qelizat e nënës dhe babait bashkë. Por ne jemi informuar ndryshe në Kur'an ku citohet se mashkulli apo femra krijohet nga "një pikë farë që hidhet".

Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën. Nga pika e farës që hidhet. (Sure En-Nexhm: 45-46)

A nuk ka qenë ai një pikë ujë që derdhet, e pastaj u bë gjak i trashë që Ai e krijoi dhe e përsosi duke bërë prej tyre dy lloje mashkullin dhe femrën? (Sure el-Kijame: 37-39)

Disiplinat e gjenetikës dhe biologjisë molekulare kanë vlerësuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë nga Zoti në Kur'an. Tani është kuptuar se gjinia përcaktohet nga qelizat e mashkullit dhe se femra nuk ka asnjë rol në këtë proces.

Kromozomet janë elementët kryesorë në përcaktimin e gjinisë. Dy nga 46 kromozomet, që përcaktojnë strukturën njerëzore, njihen si kromozomet e gjinisë. Këto dy kromozome quhen "XY" tek meshkujt dhe "XX" tek femrat pasi format e kromozomeve i ngjajnë këtyre shkronjave. Kromozomi "Y" mbart gjenet që kodojnë gjininë mashkullore, ndërsa kromozomi "X" mbart gjenet që kodojnë gjininë femërore.


Janë kromozomet ato që përcaktojnë gjininë.

Formimi i një qënieje të re njerëzore fillon me kombinimin kryq të një prej këtyre kromozomeve, të cilat ekzistojnë në çifte tek femrat dhe meshkujt. Tek femrat të dy përbërësit e qelizës, e cila ndahet në dy gjatë ovulimit, mbartin kromozome X. Qeliza e mashkullit nga ana tjetër, prodhon dy lloj përbërësish, një që përmban kromozome X dhe tjetri kromozome Y. Nëse një kromozom X nga femra bashkohet me një spermë që përmban një kromozom X atëherë fëmija është femër. Nëse bashkohet me një spermë që përmban një kromozom Y, fëmija është mashkull.

Me fjalë të tjera, gjinia e fëmijës përcaktohet nga cili kromozom i mashkullit bashkohet me ovulin e femrës.

Asgjë nga këto njihej deri në zbulimin e gjenetikës në shekullin e 20-të. Në të vërtetë, në shumë kultura besohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga trupi i nënës. Ky është shkaku që gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.

Katërmbëdhjetë shekuj përpara se të zbuloheshin gjenet e njeriut, Kur'ani na dha informacione që e hidhnin poshtë këtë supersticion dhe na tregoi se origjina e gjinisë nuk gjendej tek gratë por tek burrat.

Embrioni i Ngjitur pas Uterusit

Nëse vazhdojmë të shqyrtojmë faktet e përmendura në Kur'an rreth formimit të njeriut, ndeshemi përsëri me disa mrekulli shkencore mjaft të rëndësishme.

Kur qeliza mashkullore bashkohet me vezën e femrës, formohet esenca e fëmijës që pritet të lindë. Kjo qelizë e vetme, e njohur si "zigotë" në biologji, do fillojë menjëherë të riprodhohet duke u ndarë dhe do shndërrohet kështu në "mish" të quajtur embrion. Kjo sigurisht që mund të shikohet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.

Megjithatë, embrioni nuk i kalon fazat e tij zhvilluese dukë qëndruar në boshllëk. Ai ngjitet pas uterusit njësoj si rrënjët që futen në tokë. Nëpërmjet kësaj lidhjeje embrioni përfton nga trupi i nënës substancat esenciale për zhvillimin e tij.69

Në këtë pikë zbulohet një mrekulli e rëndësishme e Kur'anit. Kur i referohet embrionit që zhvillohet në barkun e nënës, Zoti përdor fjalën "alak" në Kur'an:

Lexo: Në emër të Zotit tënd i cili krijoi njeriun prej një gjaku të mpiksur (alak). Lexo: Se Zoti yt është më Bujari. (Sure El-Alak: 2-3)

Kupimi i fjalës alak në Arabisht është "diçka që ngjitet në një vend". Fjala përdoret tamam për të përshkruar shushunjat që ngjiten pas një trupi për të thithur gjak.

Sigurisht, përdorimi i një fjale kaq të goditur për embrionin që zhvillohet në barkun e nënës, provon përsëri që Kur'ani është një zbulesë nga Zoti, Sunduesi i gjithë Botërave.

Kategori: Krijimi i njeriut | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 4461 | Komentet: 5 | Ranguar: 4.3/3
Gjithsejt komente: 5
0
5 erionida qosja   (11/09/2012 14:22)
eltonqosja

0
4 valmir   (30/04/2011 23:25)
Selam alejkum deshta me dit kur te falemi ne shtepi ka cila ane duhet te kthehemi nga perendimi apo kibla

0
3 tina   (23/01/2011 20:22)
kam tri vajza kam frig te lindi prap mos prap do bej vajz ju lutem te me ndihmoni

0
2 kari pidhi   (03/12/2010 00:31)
per te krijuar nje femi duhe mi ja shti karin femnes en pidh e mija derdh dercin pastaj krijohet
KARI PIDHI E KRIJON FEMIUN

0
1 anonim   (31/08/2010 08:24)
pershendetje te nderuar une kom nje problem pikrisht me kromozome tash ua spjegoj ! jam nje nan kom femi por une e kom pikrisht ket problem te kromzomev une sigurisht qe ikom kromozomet X X njeri X nuk esht normal nuk prodhon at qe iduhet ti prodhoj per ket shkak kam lindur femij por femija i madh me ka lindur shum mir sepse ka qelluar ne at X in e shendosh me ka lindur djal pas ti as qe dija se kom problem diqka me lindi femija i dyt prap djal por nuk ditem asgje i smur i smur dikur vdiq ne mosh 5 vjeq me lindi femija i tret prap djal e ky i treti esht i gjall shihet qe esht mir por me zbulimin se qfar ka sepse ishte si i zbehur e gjeten se une kisha lind mir por kishin qelluar kromzomet kromzomi i burrit Y qe e dha burri e un Xin e smuar i cili nuk prodhon asgje tash djali nuk ka X te shendosh per me ja prodhu antitrupat dmth djali im nuk prodhon antitrupa te cilet ja mbajn shendetin e dmth une nese lindi vajz e lindi bartes si une e nese djal te smuar e kte e kom edhe trashegimni prej nenes time por aka mundesi ndonjeher qe djalin tim te ma sheroj Zoti e tja rregulloj kromozomet sepse X e ka plotesisht te zbrazur asgje nuk i prodhon ju lutemi nese keni ndonje keshill me ndihmoni rreth kesaj qeshtje faleminderit.

Name *:
Email:
Code *:
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2014Create a website for free