E premte, 29/03/2024, 08:35
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Si duhet të veprohet kur aborton në javën e tetë ose dhjetë..

Pyetje:

Me intereson t
ë di cfarë bëhet me fëmijët që vdesin gjatështatëzenisë, saktësisht  në javën e tetë ose dhjetë
..

Cfare thotë islami për këtë, dhe si duhet të veprohet kur kë
to abortohen.


Përgjigje:


Muhamedi alejhi selam ka thënë:

"Vërtet çdonjëri nga ju formohet në përbrendësen e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë (nutfetun), pastaj bëhet e varur (alekatun) ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe e frymëzon në të shpirtin (ruh).” (Buhariu dhe Muslimi)

Duhet pasur parasysh se shpirti i vjen pas 120 ditëve. Ndërsa zakonisht në muajin e tretë fillon të qartësohet forma e njeriut apo prej ditës 81.


Keni parasysh këto udhëzime:

   Sheriati ndalon abortin pas 120 ditëve, kjo mund të lejohet vetëm në raste ekstreme kur nënës i rrezikohet shëndeti.

   
Kurse para se ti vijë shpirti kemi një polemik në mesin e dijetarëve, ku me këtë rast nuk kemi kohë për detaje.

Në rastin e pyetjes suaj shumica e dijetarëve kanë thënë: në qoftë se para katër muajve ndodhë aborti atëherë nuk kemi të bëjmë me larjen dhe faljen e xhenazes dhe ajo pjesë e abortuar varroset kudo që jepet mundësia. (sepse në përbrendësen e nënës mundë të jetë nutfe apo aleka ose cop mishi.)

Kur ndodh aborti në fazën e katërdhjet ditëve të para si nutfe  ose aleka, gruaja e fal namazin por vetëm e pengon gjakderdhjen. Gjithashtu edhe agjërimin e vazhdon, po ashtu edhe lejohen mardhëniet intime. Gjithashtu dijetarët kanë thënë (një pjesë e tyre) gruaja për shkak vetëm të gjakderdhjes nuk ka nevojë të marr abdes për çdo namaz.

Nëse aborton pasi që janë mbushur 80 ditë, gruaja duhet të shikoj në "mudga” në copën e mishit, dhe të pyes mjekun kjo pjesë e mishit a ka filluar të formësohet (të dallohet këmba, dora)! 

Nëse nuk dallohet krijesa njeri as dora, këmba, koka, atëherë për gruan vlejnë këto dispozita:

Fal namaz, agjëron, kryen mardhënie intime, nuk është e detyruar të marr abdes për çdo namaz
 (vetëm nëse kryen nevoj, urinon, gazra etj..)

Por nëse "mudga” copa e mishit ka filluar të formësohet po edhe nëse vetëm pak vërehet dora, këmba, koka, atëherë në këtë rast gruaja i përmbahet rregullave të nifasit:

Nuk fal namaz, nuk agjëron, nuk lejohen mardhëniet intime derisa të ndërpritet gjakderdhja (në ditën e 40).

Gjithashtu janë edhe disa rregulla tjera për ato nuk kanë të bëjnë njëherit me pyetjen tuaj.

Allahu e di më së miri!




                                            Ulvi Fejzullahu
 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (05/04/2011)
Klikime: 2106 | Komentet: 5 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 5
5 emine  
0
selam pyetja se a je i semur pi sihrit apo poi depresionit un mendoj se vet pi vetes tane se te mendojsh vdekjen e te kesh frik pi asaj esht mir se te largon pi te vepruarit keq,Muhamedi a.s thot punoni per ket dunja sikur do te jetosh gjat dhe punoni per ahiret sikur dot vdesesh neser.
mirpo un te pyetja nuk pash se shkrujke se ke ba ndonje ibadet dhe dhiker kemi nje fjal te urte arabe ku thot semunndja largohet me dhiker kurse mos perseritja e saj perseri ta bje semundjen .
me falje te namazit me lexim te kuranit me permendjen e all-llahut pa dushim se je larg ketyre merzive apo depresioneve me namazz fol me all-llahun me lexim te kuranit ben adhurimin e all-llahut qetson zemren edhe me dhiker ben falemderimin all-llahut qe ti ka dhan njeriu eshte i dalluar nga gjith krijesave tjera ke mendje qe mund te mendosh /ka shum njerz qe nuk e kan ate ke veshe qe shum njerz qe se kan, ke gjuh qe shum njerz nuk e kan,ke gjumtur te trupit qe shum njerz jan invalid, paske familje qe shum njerz jan te vetmuar qe nuk kan mbeshtetje pervec all-llahut pas gjith ketyre a nk duheshka te jesh falemnderues ndaj all-llahu dhe te jesh i lumtur pas gjith atyre qe ti ka dhan perseri all-llahu alem all-ahu te ndihmoft alm

4 memet  
0
dua ta di ne qoft se e dini? a eshte e vertet se pasi te lind gruaja 40 dit nuk i lejohet te dal diku tjeter as edhe te familja e vet?

3 nisi  
0
nashta skom dit me ba pyetjen ne vendin e duhur po sipas mundsie nese nuk esht mir e nreqni ju lutem

2 nisi  
0
selam alejkum
kam ni pyetje per hoxhen
deshta ta di depresioni a esht i njejt me smundjen e sihrit edhe pse medicina thot depresion ki e hoxhallaret thojn sihr
une jam e semur qe nje koh, jam kan te mjekt edhe te gjitha analizat me kan dal mir derisa mjeku me tha ki vetem depresion, kurse niher te ni hoxh kom ba rukje mka than se ki sihr
simptmoet e mia qe sme lan rehat cdo dit jan, mendime te kqija,mendoj vetem vdekjen,me vjen frika per vdekje shum shpesh,thom gati gjithmon nuk jam mir,kam dhimbje te kres,te shpines,kam marrje mendesh,sjam e lumtur as ni dit,sla uvllnet per asgje,ri vetem me ni vend sit qohna me doket krejt monoton,bash sjam mir hiq,nuk ha mir,kajher hiq,kom hup kilogram,me vjen me kajt shpesh,me burr skom mardhanje qe 6 muj,me del gjumi heret teper,smunem me fjet mir
aka ndonje hoxh qe din mem tregu a jam met vertet per hoxh qysh me ka than aj rukjexhia apo duhna me shku te mjeku per depresion
edhe sipas mundsie nje numer te hoxhes me dergoni ne msn sipas mundsie ne gjermani po edhe nese nuk esht ne gjermani me dergoni naj numer ama qe met vertet ka dituri ne kir drejtim, sepse met vertet me emer te Allahu po du mu sheru se sjom kah muj ma kshtu
Allahu ju shperleft e selam alejkum

1 R Dehari  
0
Esselamu Ajekkum :Personalish po jap mendim femijet jan njeres qe u erdhi shpirti pas 40 diteve dhe automatikisht po shkojn ne xhenet (Allahu A'lam) por te gjallet qe e bejn ket vrasje te pa drejt mjer per ata Allahu e di me mire se cka do te bej me keto kriminela. ketu nuk duhet te behet pyetja si duhet vepruar por me mire te themi se si me i edukuar njerezit qe mos bejn mardhenije intime para marteses dhe si te denohem per krimet jo njerezore.Ne islam punet jan shum qart por kur jetojm jasht Islamit problemet po fillojn duke mos e hetuar pastaj po qenka vone e tash te vrasim jo fajtoret te logjikojm pak wassalam R.dehari.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024