E martë, 23/04/2024, 21:18
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

14 mënyra për ta bërë Ramazanin të veçantë për fëmijët tuaj
14 mënyra për ta bërë Ramazanin të veçantë për fëmijët tuaj
 
 Bëjeni albumin e Ramazanit të këtij viti.

1. Mbani takim familjar rreth Ramazanit

Mbani takimin familjar për t’ua shpjeguar se ç’është Ramazani, çfarë bëjnë muslimanët dhe si ndryshon orari i tyre në Ramazan. Gjithashtu pyet për propozime se çka dëshiron të bëjë secili gjatë muajit të Ramazanit. Për shembull, a dëshirojnë ata të udhëtojnë diku, të hanë ndonjë ushqim të veçantë, etj.

2. Priteni muajin me balona, flamuj dhe edhe me sende të tjera

Shkruani "Mirë se vjen Ramazan” në balona, në një flamur të madh dhe në shumë zbukurime të tjera për ta bërë një festë të zakonshme. Bindi fëmijët të të ndihmojnë rreth dekorimit të vendit dhe pyeti për idetë dhe propozimet e tyre që të ndihen se janë të përfshirë në këtë.

3. Tregoju çdo natë ngjarje nga Ramazani gjatë kohës kur binë në shtrat

Mos u mbështet vetëm në librin për fëmijë rreth Ramazanit për t’u treguar ngjarje. Ua përshkruaj se si është dukur Ramazani kur ishe ti fëmijë. Ju gjithashtu mund të bëni disa tregime me fëmijën tuaj si personazh kryesor në një aventurë të Ramazanit!

4. Leni ata të agjërojnë qoftë edhe një çerek të ditës dhe të festojnë

Fëmijët shpesh duan të agjërojnë ashtu si i shohin prindërit e tyre dhe motrat e vëllezërit më të mëdhenj. Këtë vit i lejoni ata të agjërojnë për disa orë. Përgatitni një iftar të veçantë për ta kur ata e prishin agjërimin me disa ushqime të tyre të preferuara.

5. E shkruani përgëzimin për Ramazanin në çantat e tyre

Merrni lejen nga mësuesi i tyre për të bërë disa çanta të shkruara në to "Mirë se vjen Ramazan” për klasën e tyre. Shkruajeni me bonbone, lodra të vogla dhe në një letër të vogël ua shpjegoni me pak fjalë se çka është Ramazani. Ua shpërndaj çantat e fëmijëve shokëve të tyre të klasës.

6. Bëje një prezantim rreth Ramazanit në klasën e tyre

7. Bëni vizatime në shtëpi rreth Ramazanit

Arti është mënyrë e mrekullueshme për të mësuar më shumë rreth Ramazanit. Ua vizato fëmijëve format e ndryshme të hënave dhe u trego se cila tregon për fillimin e muajit, cila mesin e muajit dhe cila prej tyre tregon fundin e muajit; bëje një përmbledhje të ushqimeve të tyre më të preferuara për Iftar; ua bëj atyre një vend të veçantë në tavolinën e ngrënies.

8. Bëjeni një udhëtim familjar nën dritën e hënës

Derisa fëmijët janë të veshur me pizhama, merrni ata në veturë dhe i dërgoni atje ku janë mbledhur muslimanët në qytet për ta parë hënën e Ramazanit. Bëjeni të njëjtën gjë në fund të Ramazanit. Sjelleni një teleskop ose dylbi.

9. Thirrni shokët e tyre në një Iftar vetëm për fëmijë

I le fëmijët të vijnë me listën e mysafirëve dhe listën e gjellëve. Gjithashtu, i le ata të bëjnë diçka prej ushqimit. Mund të zgjedhni disa receta të shokëve të fëmijëve ose ata mund të ndihmojnë me përgatitjen e Iftarit që nuk duhet të përfshijë përdorimin e stufës apo prerjen me thikë.

10. Thirrni gjyshërit ose anëtarët e vjetër të xhematit për Iftar

Pasi ka ngrënë secili, mbani një mbledhje për tregimin e ngjarjeve ku mysafirët përshkruajnë se si është dukur Ramazani kur ata po rriteshin. Si lajmërohej koha e Iftarit? Në disa shtete e kanë përdorur daullen. Në vendet e tjera është bërë lajmërimi me gojë përmes altoparlantit. Çfarë lloje të ushqimit kanë ngrënë ata? Çfarë lojërash kanë luajtur ata gjatë Ramazanit?

11. Bëjeni albumin e Ramazanit të këtij viti

Merrni disa fotografi të secilit gjatë kohës së Syfyrit (tani është interesante!) dhe të Iftarit, gjithashtu gjatë kohës sa ishin agjërueshëm dhe pjesët e dekorimeve që janë përdorur, afishet interesante, etj. për ta bërë albumin e këtij Ramazani. Çdo fëmijë duhet t’i sjellë nga tri kujtime që dëshiron t’i përfshijë në të.

12. Krijoni dhe dërgoni kartolina të Ramazanit të bëra vetë

Krijoni kartolina të Ramazanit për vëllezërit, motrat, gjyshërit, tezet dhe dajallarët. I dërgoni kartolinat shpejt se koha kalon!
 
13. I merrni ata në namazin e Teravive që ta ndjenjë se janë pjesë e xhematit

Asgjë nuk e mëson shpirtin e xhematit sikur namazi me xhemat. Merrni fëmijët me vete në xhami për namazin e Teravive gjatë netëve të premte dhe të shtune kur detyrat
e shtëpisë nuk janë problem.


14. Përkujtojini të varfërit

 Gjithashtu, kërkoni prej tyre që t’i japin për bamirësi disa prej ushqimeve të tyre derisa janë atje.

Përktheu: Fexhrie Kaçiu
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/08/2010)
Klikime: 1793 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 2
2 Argjendi  
0
vlla kjo qka po thu ti eshte per piktura, ndersa per fotografi aparati nuk ka diq qe ndalohet
Allahu e di me se miri

1 alban  
0
11 thote boni fotografi ne ramazan kame ndegju se me ba fotografi eshte mekat sepe diten e gjykimit alluhu do te na pyess per to ,jepju jete ketyre njerze qe keni krijuar ne fotografii e nuk mundem ate kursee muaj i ramazanit eshte muaj i madh a bane me ba fotografii flm per keto qe po postoni ne fbb

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024