E premte, 29/03/2024, 13:46
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi - 32, Vlera e agjërimit të Ashurasë në muajin Muharem
Vlera e agjërimit të Ashurasë në muajin Muharem
 


Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është muaji i All-llahut, Muharemi, ndërsa namazi ma i mirë pas farzeve (obligative) është namazi I natës.” (Shënon Muslimi)
 
Ibn Abbasi radijall-llahu anhu tregon: Kur erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në Medinë, pa çifutët duke e agjëruar ashuranë. I pyeti: ç’është kjo që veproni? Thanë: Kjo është një ditë e mirë; në këtë ditë All-llahu ka shpëtuar izraelitët nga armiku i tyre, edhe e ka agjëruar Musai [alejhis-selam]. Tha: Unë jam më meritor për Musain se ju; e agjëroi dhe urdhëroi të agjërohet kjo ditë”. (Shënon Buhariu)

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
"Agjërimi i ditës së ashurasë, shpresoj se i shlyen mëkatet që janë bërë në vitin që ka kaluar”. (Muslimi).

Abdull-llah ibn Abbasi radijall-llahu anhu tregon: "Kur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] agjëroi ditën e ashurasë dhe i urdhëroi të tjerët që ta agjërojnë, disa i thanë: o i Dërguar i All-llahut! Kjo është një ditë që e madhërojnë çifutët dhe të krishterët!? Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: në vitin e ardhshëm, me lejen e All-llahut, do të agjërojmë ditën e nëntë. Mirëpo nuk erdhi viti i ardhshëm derisa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk vdiq”. (Muslimi).

Shpjegim:
Agjërimi i ditës së Ashurasë është dita e dhjetë e muajit Muharem, kjo është dita në të cilën Allahu e shpëtoi Musanë alejhis-selam nga Faraoni. Agjërimi i kësaj ditë është sunet që Allahu i Lartësuar i falë gjynahet e vitit të kaluar.

Dobi:
1. Vlera e agjërimit në muajin Muharem.
2. Është e pëlqyer agjërimi I ditës së dhjetë të muajit Muharem, Ashuranë.
3. Agjërimi I Ashurasë shlyen gabimet e vitit të kaluar.
4. Është e pëlqyer që të agjërohet edhe dita e nëntë, për ti mos përngjarë jahudive.
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/12/2010)
Klikime: 1239 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024